Kulturë

Cilën frazë i ndaloi Disney aktores Selena Gomez?

Gomez foli gjatë një interviste me Vanity Fair për edicionin e Hollivudit 2023.

Published

on

Aktorja dhe këngëtarja, Selena Gomez, së fundi kritikoi Disney-n që e kishte ndaluar të thoshte frazën, “Çfarë dreqin?”.

Gomez zbuloi sekretet e tregtisë ndërsa punonte si yll i Disney-t në shfaqjen e famshme, “Wizards of Waverly Place”. Aktorja është gjithashtu e njohur më parë për tregimin e përvojës së saj me Disney.

Gomez foli gjatë një interviste me Vanity Fair për edicionin e Hollivudit 2023. “Unë nuk isha një fëmijë i egër në asnjë mënyrë, por isha në Disney, kështu që duhej të sigurohesha që të mos thoja “Çfarë dreqin” para askujt”, shtoi ajo.

Çfarë ndodhi me të?

Aktorja e “Ramona and Beezus” filloi karrierën e saj të aktrimit si një aktore fëmijë në shfaqjen Barney & Friends. Më pas, ajo fitoi famë si aktorja kryesore për serinë hit “Wizards of the Waverly Place”. Ajo madje u shfaq në shfaqje të tjera të Disney si Hannah Montana, The Suite Life, etj.

Gomez ka folur mbi rregullat dhe ligjet strikte që Disney i kishte vendosur aktorëve në të kaluarën. “Unë i’a firmosa jetën time Disney-t”, tha aktorja e kthyer në këngëtare në gusht 2021.

Së fundmi, ajo shtoi se po i “bënte” presion vetes për të qenë “shembulli më i mirë”. Roli i saj si Alex Russo në shfaqjen e famshme të Disney supozohej të portretizonte anën e saj më të mirë. Megjithatë, sot ajo e kupton se të jesh shembulli më i mirë është të jesh “i sinqertë”, edhe me “pjesët e shëmtuara dhe të ndërlikuara” të vetes.

Gomez përshkroi gjithashtu se si u ndikua shëndeti i saj mendor pas punës me Disney-n. Ajo foli sinqerisht në dokumentarin e saj ‘My Mind and Me’. “Nuk është se kam turp për të kaluarën time, thjesht kam punuar kaq shumë për të gjetur rrugën time”. Më vonë, ajo shton gjithashtu se nuk është më “e përhumbur” nga ideja se njerëzit do ta lidhnin atë gjithmonë me Disney-n. Ajo përfundon se ishte “përtej krenare” për punën që ka bërë për kanalin televiziv të fëmijëve./UBTNews/

Kulturë

Galeria Kombëtare e Kosovës – Restaurimi dhe modernizimi për një hapësirë bashkëkohore artistike

Published

on

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi punimet që po zhvillohen në Galerinë Kombëtare të Kosovës, e cila po kalon një proces të thellë restaurimi dhe modernizimi.

Sipas ministrit Çeku, projekti ka për qëllim ta transformojë këtë institucion në një hapësirë bashkëkohore, funksionale dhe inspiruese, si për artistët, ashtu edhe për publikun.

Përveç rinovimit të plotë të ndërtesës ekzistuese, po krijohen gjithashtu 400 metra katrorë hapësira të reja nëntokësore.

Ato do të shërbejnë për ruajtjen dhe inventarizimin e koleksionit shtetëror të veprave të artit, duke i përmbushur standardet moderne muzeale.

Ky investim, që kap vlerën prej 1.5 milionë euro, pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, dhe do të hapë rrugën për një etapë të re për artin pamor në Kosovë.

“Galeria Kombëtare po kthehet në një hapësirë moderne, funksionale dhe frymëzuese për artistët dhe publikun,” tha Çeku, duke theksuar angazhimin e ministrisë për përmirësimin e infrastrukturës kulturore në vend. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Gazeta Rilindja, nga printi në digjital

Published

on

Falë bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Arkivit Shtetëror të Kosovës, gazeta historike Rilindja po plotësohet në formë digjitale.

Numrat që mungonin në fondin e Bibliotekës për periudhën 1945–1963 gjenden në Arkivin Shtetëror.

Sipas marrëveshjes dypalëshe, Arkivi po i digjitalizon këto numra, duke mundësuar që koleksioni digjital i Rilindjes të jetë i plotë.

Ky projekt synon ruajtjen dhe aksesimin e trashëgimisë mediatike shqiptare, duke ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për studiues, historianë dhe lexues të interesuar.

Gazetën Rilindja mund ta shfletoni në platformën digjitale të Bibliotekës Kombëtare: https://bibliotekadigjitale-ks.org/documents?query=Rilindja.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Robert De Niro vjen në ekran si babai i Fitim Krasniqit në film historik për Kosovën

Published

on

Një film ndërkombëtar mbi luftën e Kosovës pritet të sjellë në një ekran të madh disa nga emrat më të njohur të Hollywood-it, përfshirë legjendën e kinemasë, Robert De Niro.

Lajmin e ka bërë të ditur producenti kosovar Fitim Krasniqi, i cili konfirmoi se De Niro do të luajë rolin e babait të tij në një histori të bazuar në ngjarje reale, duke përfshirë masakrën e Reçakut dhe zhvillimet kryesore të luftës nga fillimi deri në fund.

“Ky është tregimi i babait tim dhe i luftës që ndodhi në Kosovë. Babai im u plagos dhe më pas u dogj për së gjalli.

Ky film është një homazh për të dhe për të gjithë ata që u flijuan”, rrëfeu Krasniqi në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu.

Producenti bëri të ditur se në projekt do të përfshihen 71 aktorë nga Hollywood-i, të cilët kanë nënshkruar kontratat.

Xhirimet pritet të nisin vitin e ardhshëm, pasi janë shtyrë për arsye organizative.

Filmi do të jetë një dramë me mesazh të fuqishëm human, që synon të pasqyrojë tragjedinë dhe qëndresën e popullit të Kosovës përmes një rrëfimi personal, por me rezonancë universale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

David Szalay fiton Çmimin Booker 2025 për romanin “Flesh”

Published

on

Autori hungarezo-britanik David Szalay është shpallur fitues i Çmimit Booker 2025 për romanin e tij të gjashtë, “Flesh”.

Vepra ndjek jetën e një burri të quajtur István, nga fëmijëria deri në mesomoshë, duke trajtuar tema të ndjeshme si maskiliteti, klasa shoqërore, migrimi, trauma, seksualiteti dhe pushteti.

Juria e çmimit, e kryesuar nga shkrimtari Roddy Doyle, e cilësoi romanin si “të errët në shumë aspekte, por një kënaqësi për t’u lexuar”.

Doyle theksoi se Szalay ka zgjedhur të vendosë në qendër të rrëfimit një burrë të klasës punëtore, një figurë që rrallë herë portretizohet në mënyrë kaq të ndërlikuar në letërsinë bashkëkohore.

“Flesh” nis me një ngjarje në fëmijërinë e Istvánit e ndjek jetën gjatë shërbimit ushtarak e më vonë në Londër, ku punon për familje të pasura. Me një stil të përmbajtur dhe të kthjellët, romani depërton në shtresat më të thella fizike e emocionale të personazhit kryesor.

Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në Old Billingsgate në Londër, ku Szalay mori shpërblimin prej 50,000 paundësh. Ai kishte qenë më parë në listën e ngushtë të Booker-it në vitin 2016 me romanin All That Man Is.

Paneli gjykues i këtij viti përfshinte edhe aktorën Sarah Jessica Parker dhe shkrimtarët Chris Power, Ayọ̀bámi Adébáyọ̀ dhe Kiley Reid.

“Flesh” triumfoi përballë finalistëve tjerë, përfshirë Andrew Miller me The Land in Winter dhe Kiran Desai me The Loneliness of Sonia and Sunny, ndërsa në listën e shkurtër ishin Flashlight e Susan Choi, Audition e Katie Kitamura, dhe The Rest of Our Lives e Ben Markovits. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara