Kulturë

Cilat shtete e kanë sistemin më të mirë të arsimit në botë?

Published

on

Sistemi cilësor i arsimit është një nga parakushtet dhe treguesit kryesorë të zhvillimit të një shoqërie dhe të një shteti. Ndaj, edhe shtetet dhe shoqëritë investojnë pandalshëm në rritjen e cilësisë së arsimit.

Dhe, matjet e shpeshta të nivelit të arsimit bëjnë që këto përpjekje të jetë edhe më të mëdha. Ndërkohë, ka vite që në krye të listës së shteteve me sistem cilësor të arsimit prijnë shtetet skandinave. Ja lista e 40 shteteve me sistem më të mira arsimor:

1. Finlanda

2. Suedia

3. Norvegjia

4. Danimarka

5. Kanadaja

6. Zelanda e Re

7. Japonia

8. Koreja e Jugut

9. Holanda

10. Zvicra

11. Gjermania

12. Austria

13. Australia

14. Anglia

15. Singapori

16. Franca

17. Belgjika

18. Irlanda

19. Izraeli

20. SHBA

21. Spanja

22. Italia

23. Polonia

24. Çekia

25. Estonia

26. Letonia

27. Lituania

28. Hungaria

29. Sllovakia

30. Kina

31. Tajvani

32. India

33. Brazili

34. Argjentina

35. Meksiko

36. Turqia

37. Afrika e Jugut

38. Malajzia

39. Filipinet

40. Tajlanda

Continue Reading

Lajmet

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit prezantohet sonte në festival ndërkombëtar

Published

on

Filmi artistik me metrazh të gjatë “Dua”, me skenar dhe regji të regjisores kosovare Blerta Basholli, do të prezantohet sonte në orën 20:30 në kuadër të një festivali ndërkombëtar të filmit, ku marrin pjesë produksione nga e gjithë bota.

Filmi ka tërhequr vëmendjen e skenës ndërkombëtare pasi është vlerësuar me Çmimin SACD Semaine de la Critique – Cannes 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, pas prezantimit në festival, “Dua” pritet të nisë së shpejti edhe shfaqjet në kinema.

I vendosur në Kosovën e viteve ’90, filmi trajton sfidat me të cilat u përball populli shqiptar gjatë asaj periudhe, përmes rrëfimit të protagonistes kryesore, Dua, e interpretuar nga aktorja Pinea Matoshi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës performon për herë të parë në Romë me “Carmina Burana”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “Carmina Burana” në Romë, Itali, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali dhe Accademia Nazionale di Danza di Roma.

Shfaqja, me koreografi nga Toni Candeloro, do të mbahet më 18 korrik në Teatro GrandeAccademia Nazionale di Danza.

Kjo shënon performancën e parë të Baletit Kombëtar të Kosovës në kryeqytetin italian, ku publikut do t’i prezantohet një nga veprat më të njohura të repertorit ndërkombëtar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kori “Okarina” përmbyll me sukses “Javën e Kulturës së Kosovës” në Berlin

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka vlerësuar koncertin e Korit të Fëmijëve “Okarina” në Filarmoninë e Berlinit si një nga momentet më të veçanta të “Javës së Kulturës sëKosovës në Berlin 2026”.

Sipas tij, interpretimi i veprës “Baresha”, i shoqëruar me tingujt e çiftelisë, emocionoi publikun dhe dëshmoi vlerat artistike të muzikës shqiptare në një nga skenat më prestigjioze në botë.

Ajeti theksoi se koncerti përmbylli me sukses aktivitetet e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin 2026”, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në promovimin e kulturës kosovare dhe forcimin e prezencës së saj në Gjermani dhe në arenën ndërkombëtare. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arapi Krasniqi ndau certifikatat për gjeneratën e re të udhërrëfyesve turistikë

Published

on

Në ambientet e Muzeut të Hidroelektranës, zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi, ndau certifikatat për gjeneratën e re të udhërrëfyesve turistikë të trajnuar në kuadër të programit GUIDEKS.

Programi, i realizuar në bashkëpunim ndërmjet GUIDEKS, Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, synon krijimin e një rrjeti profesionistësh që do të promovojnë kulturën, trashëgiminë dhe potencialin turistik të Kosovës.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, udhërrëfyesit e certifikuar do të kenë rol të rëndësishëm në prezantimin e vlerave kulturore dhe historike të vendit, duke u ofruar vizitorëve përvoja më cilësore dhe më profesionale.

Me këtë rast, ministria ka njoftuar edhe hapjen e thirrjes për regjistrimin e udhërrëfyesve turistikë, si hap drejt krijimit të regjistrit zyrtar të udhërrëfyesve në Republikën e Kosovës.

Regjistrimi është i obligueshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë veprimtarinë e udhërrëfyesit turistik në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara