Lajmet

Këto janë vendet që kanë më së shumti ishuj

Suedia dhe Norvegjia kryesojnë listën.

Published

on

Sipas një raporti të fundit nga World Atlas në krye të listës është Suedia, e ndjekur nga Norvegjia, të cilat kanë mbi 200,000 ishuj të gjithë brenda kufijve të tyre, përcjell UBT News.

1244 ishujt e Kroacisë e vendosin shtetin në vendin e 22 në listën e 50 vendeve në botë me më shumë ishuj.

“Suedia ka 267,570 ishuj, rreth 24,000 prej të cilëve janë të hapur për publikun. Megjithëse Suedia është vendi me më shumë ishuj në botë, më pak se 1000 prej tyre janë të banuara”, sipas World Atlas.

Norvegjia është afër në vendin e dytë me 239,057 ishuj të numëruar. Finlanda është e treta me 178,947, e ndjekur nga Kanadaja me 52,455 dhe Shtetet e Bashkuara 18,617 ishuj.

Sipas raportit, Grenlanda është ishulli më i madh në botë, ndërsa Kanadaja ka vijën bregdetare më të gjatë në botë, që kufizohet me tre oqeane./UBTNews/

Këto janë vendet me më së shumti ishuj në botë:

Suedia – 267.570
Norvegjia – 239.057
Finlanda – 178.947
Kanada – 52,455
Shtetet e Bashkuara – 18,617
Indonezia – 17.504
Australia – 8222
Filipinet – 7641
Japonia – 6,852
Kili – 5000
Kinë – 5000
Koreja e Jugut – 4400
Kuba – 4195
Vietnami – 4000
Koreja e Veriut – 3,579
Greqia – 3054
Estonia – 1520
Tajlanda – 1430
Danimarka – 1419
Papua Guinea e Re – 1400
Arabia Saudite – 1285
Kroacia – 1244
India – 1200
Maldive – 1196
Ishujt Marshall – 1156
Mbretëria e Bashkuar – 1000
Birmania – 1000
Ishujt Solomon – 900

Lajmet

Ahmeti reagon pas bllokadës në Trafikun Urban

Published

on

By

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas bllokadës financiare që e la të bllokuar transportin publik në kryeqytet.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se transporti publik falas për shumë kategori është barrë financiare për Komunën e Prishtinës duke thënë se “nuk mundesh me liru nga pagesa në fushatë e mas tre ditëve me met pa pare”.

Kur dikush nga komuna thotë lirimi nga pagesa nuk ka ndikim – rren. Ti mundesh me liru kategori nga pagesa por dikush duhet të paguajë. Ne kemi liru nga pagesa penzionerë, por si komunë kemi paguar për secilin penzionist që kemi liruar, sepse modeli e kërkon. Nuk mundesh me liru nga pagesa në fushatë e mas tre ditëve me met pa pare“, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë përkatësisht Ministria e Financave i kanë vënë fajin njëra-tjetrës për alokimin e buxhetit të kryeqytetit./KP

Continue Reading

Lajmet

Rahovec: Vajza e mitur largohet nga shtëpia, raportohet e zhdukur në polici

Published

on

By

Një qytetar nga Rahoveci ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe aktualisht nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është paraqitur më 20 nëntor 2025, rreth orës 13:30, në stacionin policor në rrugën “Xhelal Hajda”. Sipas ankuesit, vajza është larguar nga shtëpia dhe deri tani nuk ka informacione se ku mund të ndodhet.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Leposaviq: Arrestohet një person pasi sulmoi babanë e tij nën ndikim të alkoolit

Published

on

By

Një rasti i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmjen e 23 nëntorit në Leposaviq, ku një mashkull kosovar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00, në momentin kur i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit. Pavarësisht incidentit, viktima – babai i tij – ka refuzuar që të marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje në stacionin policor deri në këndellje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të ndalet në stacionin policor deri në këndellje dhe pastaj të intervistohet“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

Dhjetë raste të dhunës në familje raportohen brenda një dite, viktimë gratë

Published

on

By

Gratë vazhdojnë të përjetojnë dhunën nga bashkëshortët e tyre. Një rast i rëndë u raportua të hënën ku në fshatin Gadime të Lipjanit një grua u sulmua me sëpatë nga ish-bashkëshorti, për çka policia ka njoftuar si rasti “vrasje në tentativë”.

Mirëpo në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar edhe për dhjetë (10) raste të dhunës në familje e ku në shumë prej nëntë prej tyre viktimë janë gratë, në një rast tjetër që raportohet në Leposaviq viktimë ishte babai.

Në tri prej rasteve, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt

Rastet e dhunës në familje të raportuara vetëm brenda një dite

·         Prishtinë 24.11.2025-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar  tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Prishtinë  24.11.2025-05:00. Raportohet se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Fushë Kosovë 24.11.2025-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

·         Prishtinë 23.09.2025-NN. Me 24.11.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka dhunë psikike të vazhdueshme nga ish bashkëshortja e tij edhe pse ka urdhër mbrojtës.  E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

·         Podujevë 24.11.2025-20:00 . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar  tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

·         Gjilan 24.11.2025-09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Gjilan 24.11.2025-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

·         Pejë  24.11.2025 – 07:30. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Pejë 24.11.2025-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur bashkëshorten e tij, duke shkelur edhe urdhrin mbrojtës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Leposaviq 23.11.2025-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të ndalet në stacionin policor deri në këndellje dhe pastaj të intervistohet.

Continue Reading

Të kërkuara