Shëndeti

Cilat janë simptomat e autizmit?

Publikuar

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse.

Psikologia Rrezarta Musliu nga Shoqata e Autizmit të Kosovës në një intervistë për “UBT Media”, tregoi se autizmi shfaqet që nga mosha e hershme, teksa dha detaje se cilat janë simptomat e fëmijëve autik.

“Prej moshës 18-mujore veç del në pah që zhvillimi i fëmiut nuk po përkon me një zhvillim tipik, e disa nga simptomat janë: kur i thërrasin në emër nuk reagojnë, shmangin kontaktin me sy, kanë sjellje të përsëritura, s’kanë ndërveprim shoqëror, iu mungon gjuha verbale (gjuha e të shprehurit), kur kërkojnë diçka e kërkojnë në mënyrë të çrregullt, munden me qajt, e forma të tjera”, deklaroi ajo.

Sipas saj, fëmijët me autizëm mund të identifikohen prej moshës 1-3 vjeç.

Psikologia Musliu njoftoi se nuk ka statistika të mirëfillta rreth numrit të personave me autizëm në Kosovë, ndërkohë që adresoi kritika ndaj institucioneve që nuk po punojnë në këtë drejtim./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Truku korean për problemet tuaja të lëkurës dhe flokëve

Publikuar

nga

Ndërsa interneti dukej si një bollëk i recetave që mund të përgatiten vetë me rezultate të mrekullueshme për flokët dhe lëkurën time, jo shumë premtuan të ishin të dobishme për të dyja. Kjo ishte derisa unë ndesha këtë recetë koreane bukurie që premtoi zgjidhjen për të gjitha problemet e mia të lëkurës dhe flokëve. Kujdesi për lëkurën me recetën koreane është bërë shumë popullor në të gjithë botën, me njerëz që përpiqen ta përfshijnë atë në rutinat e tyre., transmeton Panorama.

Për mua, kjo ishte tërheqëse për shkak të parimit të tij themelor, i cili përqendrohej në kujdesin parandalues dhe nevojës së plotësimit të lëkurës dhe flokëve me ushqimin e nevojshëm. Gjithashtu, ishte një sulm i lehtë që më ndihmoi të ruaj disa të ardhura në komoditetin e shtëpisë time.

Ishte ujë orizi, po, i njëjti ujë që hidhni pasi keni larë orizin. Tani, nëse po mendoni se si arriti të ishte zgjidhja ime perfekte për lëkurën dhe flokët, ja se si…

  1. Është një pastrues i shkëlqyeshëm

Në vend që të përdorni pastruesit e formuluar kimikisht të disponueshëm në treg, dikush mund të përdorë ujë orizi pasi thuhet se është një pastrues i shkëlqyeshëm natyral. Jo vetëm që është plotësisht organik, por gjithashtu premton të pastrojë lëkurën tuaj pa qenë e ashpër me të. Ai e mban lëkurën tuaj të hidratuar dhe të ushqyer ndërsa heq qafe papastërtitë e saj. Arrin t’i bëjë të gjitha këto pa e bërë të yndyrshme ose të thatë.

  1. Siguron lehtësim të menjëhershëm të lëkurës së ndezur

Uji i orizit gjithashtu ndihmon në sigurimin e lehtësimit të lëkurës time të thatë dhe kruarjeve. Gjatë cikleve të mia, kam tendencë të kem këto shpërthime, ku lëkura në fytyrën time bëhet shumë e ndezur dhe e thatë. Gjithashtu me kruhet vazhdimisht. Përdorimi i ujit të orizit ndihmon në qetësimin e saj. Ndihmon edhe me skuqjen. Mund ta përdorni edhe për trajtimin e djegieve nga dielli.

  1. Mund të ndihmojë në luftimin e akneve

Sikur të mos mjaftonte një mrekulli, uji i orizit mund të përdoret gjithashtu si një mjet për të luftuar puçrrat. Përveçse qetëson lëkurën, ai gjithashtu e mban atë të mos jetë e yndyrshme duke punuar si astrigjente. Kjo parandalon lëkurën të prodhojë sasi të tepërt të vajit të cilat ndihmojnë në parandalimin e shpërthimeve. Për më tepër, ai njihet gjithashtu për lehtësim të sëmundjeve të lëkurës të tilla si ekzema dhe skuqjet. Në fakt, në vitin 2002, ishte një studim i cili zbuloi se njerëzit që vuanin nga ekzema gjetën përmirësim në gjendjen e tyre, pasi filluan të laheshin në ujë orizi dy herë në ditë.

  1. Përbën një ushqim perfekt për flokët

Nëse nuk jeni akoma të bindur për mirësinë e këtij zbulimi korean, atëherë le t’ju japim një përdorim tjetër të ujit të orizit. Ai sjell gjithashtu përfitime të mahnitshme për flokët! Thuhet se gratë në Japoninë e lashtë (periudha Heian, 794–1185 e.s.) i ruajtën flokët e tyre të gjatë duke i larë në ujë orizi. Duke përdorur këtë fakt historik, studiuesit kryen një studim i cili zbuloi se uji i orizit ndihmon në zvogëlimin e fërkimit sipërfaqësor të flokëve dhe rrit elasticitetin e tyre (i bën flokët të kenë më shumë volum). Thuhet gjithashtu se i bën flokët më të fortë, më të shkëlqyeshëm dhe më të butë.

Si ta përdorim atë?

Tani që jeni në dijeni të fuqisë çudibërëse të këtij produkti të thjeshtë për lëkurën dhe flokët, le të shohim se si mund ta përdorni. Vendosni një filxhan ose dy oriz në një tas dhe hidhni ujë mbi të derisa uji të jetë mbi orizin. Lëreni orizin të qëndrojë në ujë për pak kohë. Më pas do të shihni se uji është bërë me ngjyrë të bardhë, në këtë kohë ushqyesit, mineralet dhe madje edhe niseshtja janë derdhur në ujë. Ky është uji juaj i orizit. Kulloni orizin dhe ruajeni ujin në një kavanoz dhe mbajeni në frigorifer. Mund ta përdorni për rreth një javë nëse e mbani në frigorifer.

Mund ta përdorni dy herë në ditë në fytyrën tuaj. Thjesht hidhni pak mbi një copë pambuku dhe vendoseni në fytyrën tuaj. Lëreni të thahet. Kjo do t’ju japë lëkurë të butë dhe do t’i mbajë larg ato puçrra bezdisëse. Për flokët tuaj, ju duhet të lani flokët me shampo siç bëni zakonisht, pastaj masazhoni me ujë orizi mbi flokët e lagur dhe lëreni të qëndrojë për rreth 20 minuta. Pas kësaj mund ta shpëlani.

Përveç këtyre vetive, uji i orizit thuhet gjithashtu se është një burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve. Një arsye më shumë që ju ta përfshini atë në regjimin tuaj të kujdesit për lëkurën dhe kujdesin e flokëve. Në rast se jeni akoma në dyshim për, ne do t’ju japim arsyen më të madhe për ta zgjedhur atë – uji i orizit është plotësisht organik dhe miqësor ndaj mjedisit! Përfiton si ju, ashtu edhe toka. Prandaj shkoni përpara dhe bëjeni ujin e orizit produktin tuaj të përsosur për kujdesin e lëkurës dhe flokëve.

Burimi / https://www.stylecraze.com/

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Çfarë mund të hani para ushtrimeve fizike?

Publikuar

nga

Kur bëhet fjalë për t’i arritur qëllimet tuaja të shëndetit dhe fitnesit, ajo që hani para ushtrimeve mund të jetë po aq e rëndësishme sa vetë stërvitja.

Ju keni nevojë për ushqime që ju sjellin energji, por nuk doni të ndiheni aq të ngopur sa t’ju ngadalësojë aktivitetin fizik. Mund të jetë e vështirë për ta arritur atë ekuilibër thelbësor, prandaj disa trajnerë të fitnesit i kanë ndarë disa prej ushqimeve të tyre të preferuara të cilat i konsumojnë para çdo seance të stërvitjeve.

Tërshërë me gjalpë kikiriku dhe një banane

Nëse stërvitjet tuaja janë me intensitet të lartë, keni nevojë për ushqime të caktuara që t’i përballoni ato. Një kombinim i përkryer mund të jetë bollguri me gjalpë kikiriku dhe i shoqëruar me një banane. Kësaj mase të pasur me karbohidrate të shëndetshme dhe mjaft të shijshme, mund t’i shtohet edhe një lugë pudër proteinash të cilat i ushqejnë muskujt, ju japin fuqi dhe ju mbajnë të ngopur.

Tost me avokado dhe fara kërpi

Nëse jeni gati për ta filluar vrapimin ose ecjen në natyrë, do t’ju duhet diçka që ju jep energji për distancën e gjatë. I përshtatshëm për këtë qëllim është tosti me bukë të thekur me avokado dhe fara kërpi, pasi ju siguron më shumë energji, është i mbushur me karbohidrate dhe yndyra të mira, një dozë të vogël të proteinave të cilat janë më se të nevojshme për muskujt, si dhe është një ushqim mjaft i shijshëm.

Vezë me drithëra dhe boronica

Po kërkoni të krijoni muskuj? Atëherë ngrënia e një pjate të madhe me drithëra të përziera me boronica dhe qumësht të bajameve dhe disa vezë të fërguara, është ushqimi më i përshtatshëm për ju. Ky kombinim duhet konsumuar tri orë para se t’i filloni ushtrimet fizike. Sipas ekspertëve drithërat ju sigurojnë energjinë e nevojshme pa e penguar zhvillimin e muskujve.

Frutat

Varësisht kohës sa zgjatë stërvitja juaj, ju mund të ndiheni të ngopur dhe plotë energji edhe vetëm me një mollë. Për të gjithë ata persona që duan të bëjnë ushtrime të shpejta dhe më të shkurtra, mund ta zgjedhin një opsion më të lehtë të ushqyerjes që arrihet përmes frutave.

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Ushtrimet që preferohen çdo mëngjes

Publikuar

nga

Duhet të kuptoni se jetesa e shëndetshme nuk ka të bëjë vetëm me të ushqyerit e mirë, duhet bërë një baraspeshim edhe me aktivitete fizike, transmeton albinfo.ch.

Ndoshta keni ditën e ngarkuar, apo punoni me orar të çrregullt dhe thjesht nuk ju premton koha për palestër.

Kjo nuk do të thotë që t’i leni anash ushtrimet.

Duhet bërë stil jetese një rutinë me disa ushtrime të thjeshta, që nuk ju marrin shumë kohë, e të cilat mund t’i bëni në shtëpi.

Koha ideale është ajo e mëngjesit.

Se cilat janë këto ushtrime ,ju tregon video më poshtë.

https://youtube.com/watch?v=hf4lYSg1XpI%3Ffeature%3Doembed

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

A mund ta marrin vaksinën antiCovid personat me alergji?

Publikuar

nga

Grupet e pacienteve të cilët kanë alergji të ndryshme si ndaj pluhurit, polenit, ushqimeve të ndryshme, nga astma bronkiale apo edhe prej insekteve, mund të marrin vaksinen antiCovid. Kështu tha doktoresha Luljeta Neziri-Ahmetaj në një intervistë për programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21. Ajo tregoi se të gjithë ata pacientë që kanë alergji të ndryshme, qoftë edhe ndaj penicilines, nëse nuk kanë shfaqur anafilaks, ata mund të vaksinohen. Sipas doktoreshës është e preferueshme që para vaksinimit të informohet mjeku në rast të alergjive, me ç’rast personat e tillë duhet të qëndrojnë 30 minuta nën observim. “Grupet e tjera të cilët kanë shfaqur anafilaks duhet marrë vaksinen nën observimin e mjekut alergolog, në kushte hospitalore”, tha Neziri-Ahmetaj. Deri më tani janë vaksinuar 16.132 qytetarë. Ekipi menaxhues dhe vullnetarët si dhe Njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komuna, po vazhdojnë dhënien e vaksinave te grup-mosha 75-79 vjeçe me sëmundje kronike.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara