

Shëndet
Cilat janë shkaqet e konfuzionit mendor?
Konfuzioni mendor është një gjendje në të cilën subjekti nuk është në gjendje të arsyetojë qartë.
Published
4 years agoon
By
UBT newsKonfuzioni mendor karakterizohet nga një ndjenjë çorientimi, paaftësi për t’u përqendruar, humbje e kujtesës dhe vështirësi në marrjen e vendimeve.
Në varësi të shkakut themelor, problemi mund të zhvillohet papritur ose gradualisht. Në disa, konfuzioni është jetëshkurtër, në të tjerët është i përhershëm, siç është rasti me disa forma të demencës.
Shkaqet e konfuzionit mendor përfshijnë:
Pleqërinë, intoksikimin nga alkooli, traumat e kokës, mosbalancimi i ujit ose elektrolitit, demenca, infeksionet, mungesa e gjumit, nivele të ulëta të sheqerit ose oksigjenit në gjak si dhe mangësitë ushqyese.
Ndër kushtet që lidhen me gjendjen konfuze mund të gjejmë: anemone, angina pectoris, aterosklerozën, cirrozën e mëlçisë, diabetin, dislipidemitë, embolitë pulmonare, goditjet në tru, infarktin e miokardit, helmimin me monoksid karboni, meningjitin si dhe sëmundjen e Alzheimerit.
Trajtimi duhet t’i përshtatet shkakut të gjendjes konfuze.
Nëse shkaku i konfuzionit të papritur është rënia e sheqerit në gjak, është e dobishme të pini një pije me sheqer ose të hani një ëmbëlsirë.
Nëse shkaku është presioni i lartë ose i ulët i gjakut, trajtimi duhet të synojë zbulimin e shkaqeve të ndryshimeve të presionit, pra, normalizimin e niveleve të presionit të gjakut.
Nëse shkaku është një sëmundje kronike, qëllimi i terapisë duhet të jetë zvogëlimi i gjasave të ngjarjeve konfuze./Burimi:ATA
You may like
Shëndet
Tharja e syrit, shkaqet, simptomat dhe kurat natyrale
Published
26 minutes agoon
October 8, 2025By
UBT News
Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në mbarë botën. Ky problem ndodh kur sytë nuk prodhojnë sasinë e mjaftueshme të lotëve për t’i mbajtur të lubrifikuar.
Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syrit është përdorimi i tepruar i telefonave celularë dhe kompjuterëve. Tharja mund të jetë e parehatshme, pasi shoqërohet me ndjesi djegieje.
Sytë kanë tendencë të thahet në situata të ndryshme, si p.sh.:
Udhëtimi me avion
Qëndrimi në ambiente me ajër të kondicionuar
Ngarja e biçikletës
Qëndrimi për periudha të gjata para kompjuterit
Simptomat e tharjes së syrit mund të përfshijnë:
Kruarje dhe djegie në sy
Sklepa dhe skuqje
Ndjeshmëri ndaj dritës
Ndjesia e pranisë së një lënde të huaj në sy
Lëngëzim i syve
Lodhje e syve dhe mjegullim i shikimit
Kurat natyrale kundër tharjes së syrit
Ekspertët rekomandojnë të pasurohet dieta me ushqime të pasura me acide yndyrore, sidomos omega-3, të cilat ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të lotëve. Përveç ushqimit, disa produkte mund të përdoren edhe jashtë për të lehtësuar simptomat:
Vaji i arrës së kokosit
Vaji ka efekt anti-inflamator dhe zbutës. Merrni 2-3 pika e masazhoni zonën përreth syve për 2-3 minuta. Prisni derisa lëkura ta përthithë plotësisht dhe përsëriteni sipas nevojës.
Kastraveci
Vendosja e fetave mbi sy për rreth 15 minuta ndihmon në reduktimin e kruarjeve dhe skuqjes. Kastraveci është një burim i shkëlqyer i vitaminës A, e cila është e rëndësishme për shëndetin e syve.
Kosi
Përmban vitamina D, B dhe A. Konsumimi i rregullt ndihmon në parandalimin e kruarjeve dhe siguron ushqyesit e nevojshëm për sy të shëndetshëm.
Kompresa me ujë të ngrohtë
Mbajtja e kompresave të ngrohta mbi sy për 7-8 minuta ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe nxit lubrifikimin natyral të syve.
Shëndet
Shenjat e plakjes nuk lidhen gjithmonë me moshën, ja faktorët që shkaktojnë rrudha
Published
2 hours agoon
October 8, 2025By
UBT News
Qeskat e syve dhe rrudhat shpesh perceptohen si shenja të plakjes natyrale. Me kalimin e kohës, lëkura humbet elasticitetin dhe shfaqen rrudha të mimikës dhe më pas ato më të thella.
Megjithatë, jo gjithmonë shenjat e plakjes lidhen me moshën. Faktorë tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës mund të ndikojnë dukshëm në shfaqjen e rrudhave. Midis tyre përfshihen: ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit, stresi kronik, dielli, ndotja dhe zakonet e përditshme.
Dielli
Ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve UVA dhe UVB shkakton plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha. Përdorimi i kremit me faktor mbrojtës më të lartë se 30 është i domosdoshëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës, por edhe për një pamje më të re.
Ndotja mjedisore
Shkakton dëme të mëdha për lëkurën përmes radikaleve të lira. Studimet tregojnë se gratë që jetojnë në zona urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla se ato në zona rurale.
Mungesa e gjumit
I rëndësishëm për rigjenerimin e lëkurës. Pa gjumë të mjaftueshëm, pehashi i lëkurës prishet dhe aftësia e qelizave për të mbajtur lagështinë zvogëlohet. Ekspertët rekomandojnë 6-8 orë gjumë çdo natë.
Stresi
Rrit nivelet e kortizolit, hormonit që zvogëlon aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë. Nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës, duke nxitur formimin e rrudhave.
Sheqeri
Konsumimi i tepërt ul nivelin e kolagjenit dhe elasticitetin e lëkurës, duke favorizuar shfaqjen e rrudhave.
Mimika
Lëkura e fytyrës kontraktohet gjatë leximit në kompjuter ose përdorimit të mimikës të shpeshtë. Shprehjet e përsëritura, përdorimi i pipës për pijet e gazuara dhe lëvizjet e përsëritura të gojës mund të nxisin rrudha në zonën e syve dhe përreth gojës.
Duhani
Një nga shkaqet më të fuqishme të plakjes së lëkurës. Nikotina ngushton enët e gjakut, duke bërë lëkurën më të brishtë e penguar furnizimin me ushqyes të rëndësishëm. Për të ruajtur një lëkurë më të shëndetshme dhe të lëmuar, ekspertët rekomandojnë mbrojtje nga dielli, një gjumë të rregullt, një dietë të balancuar dhe shmangien e duhanit dhe stresit kronik. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Arsyet e fshehura të shtimit në peshë edhe kur ushqeheni shëndetshëm
Published
3 hours agoon
October 8, 2025By
UBT News
Një nga problemet më të përhapura të shëndetit sot është padyshim pesha e tepërt dhe kequshqyerja.
Ky është një fakt që e pranojnë mjekët dhe pacientët, shkaktohet nga ushqimi jo i shëndetshëm. Zgjidhja nis nga një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme, por ekzistojnë disa përjashtime.
Edhe nëse keni një stil jetese të shëndetshëm dhe konsumoni pak ushqim, mund të vini re frymim ose shtim kilogramësh. Kjo mund të ketë shkaqe të fshehura shëndetësore.
Hormonet dhe shtimi në peshë:
Një nga shkaqet më të zakonshme të shtimit të papritur në peshë janë çrregullimet hormonale. Një hormon kryesor që ndikon është estrogjeni. Tek gratë, nivelet e ulëta të estrogjenit shkaktojnë shtim në peshë, që mund të shfaqet që nga adoleshenca deri në menopauzë.
Estrogjeni ndihmon në rregullimin e metabolizmit dhe peshës trupore, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë akumulim të dhjamit rreth barkut dhe kofshëve. Ky dhjam rreth organeve mund të rrisë rrezikun për sëmundje si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe ishemia.
Pse bie estrogjeni?
Ulja e estrogjenit nuk ndodh vetëm me moshën apo menopauzën. Mund të shkaktohet edhe nga:
Pas lindjes:
Probleme me vezoret
Çrregullime të të ushqyerit, si anoreksia
Si ta mbani estrogjenin në nivele të shëndetshme
Konsumoni fruta të pasura me vitamina, si bananet, luleshtrydhet dhe pjeshkët.
Arrorët janë një alternativë natyrale për rritjen e nivelit të estrogjenit.
Ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.
Konsultohuni me një mjek specialist, për të monitoruar gjendjen hormonale dhe peshën trupore. Duke ndjekur këto këshilla të thjeshta, mund të ndihmoni trupin të funksionojë në mënyrë optimale dhe të shmangni shtimin e pashëndetshëm në peshë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Kungulli, perimi i vjeshtës që sjell shëndet dhe energji
Published
4 hours agoon
October 8, 2025By
UBT News
Kungulli është një nga perimet më të dashura të vjeshtës. Ai është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë, ndërsa përmban pak kalori, duke e bërë një ushqim ideal për çdo regjimi ushqimor.
Përveç frutës, edhe farat, gjethet dhe lëngjet ofrojnë përfitime të shumta për shëndetin. Kungulli mund të konsumohet në mënyra të ndryshme: si supë, sallatë, komposto, ëmbëlsirë apo madje si zëvendësues për gjalpin në gatimet e pjekjes në formë pureje.
Kungulli përmban kalium, që ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut, antioksidantët e tij parandalojnë dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe të përmirësojnë shikimin. Kungujt e papërpunuar mund të ruhen në një vend të freskët dhe të errët për deri në dy muaj.
Pse kungulli është i dobishëm për shëndetin?
Shëndeti i syve dhe sistemi imunitar:
Falë vitaminës A, kungulli ndihmon në mbrojtjen e syve dhe forcimin e sistemit imunitar. Një racion i vetëm ofron deri në 200% të dozës ditore të rekomanduar të kësaj vitamine.
Shëndeti i zemrës: Kaliumi dhe antioksidantët e kungullit ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit.
Kolesteroli: Sterolët bimorë të farave të kungullit ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq, ndërsa acidet yndyrore omega-3 reduktojnë trigliceridet dhe ndihmojnë në kontrollin e tensionit të gjakut.
Kontrolli i peshës trupore: Kungulli është ushqim i lehtë dhe i pakalorisë: një racion përmban vetëm 50 kalori dhe 3 gramë fibër, duke ndihmuar që të ndiheni të ngopur më gjatë.
Si ta konsumoni kungullin?
Piqeni në furrë dhe përdoreni në antipasta.
Shtoni pure kungulli në supa për të trashur strukturën e tyre ose për të zëvendësuar yndyrat e karbohidratet.
Përdoreni si zëvendësues të yndyrës në gatimet e brumit dhe ëmbëlsirat.
Shtoni kungull të gatuar në kos me mjalt për një shije të ëmbël dhe të pasur.
Përdoreni në lëngje frutash ose perimesh.
Farat e kungullit mund të piqen dhe të shtohen në sallata ose si garniturë për perimet e pjekura.
Kungulli është perim i shëndetshëm që mund të përfshihet lehtë në çdo dietë, duke sjellë përfitime të shumta për trupin dhe shëndetin tuaj. /A.Z/UBT News/

Tharja e syrit, shkaqet, simptomat dhe kurat natyrale

Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë

Në pritje të aktgjykimit të plotë, Ambasada gjermane bën thirrje për zbatimin e vendimeve Kushtetueses

Gërvalla merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit

DB12 S i ri nga Aston Martin, performancë maksimale dhe dizajn unik

Tetë vjet më parë i’a dhuroi veshkën, Selena Gomez nuk e ftoi shoqen në dasmë

Shenjat e plakjes nuk lidhen gjithmonë me moshën, ja faktorët që shkaktojnë rrudha

Broja para përballjes me Serbinë: Më e rëndësishme se goli im, është fitorja e ekipit!

Meta përditëson algoritmin e Facebook për të treguar më shumë Reels
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni3 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Vendi1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën