Lajmet

Cilat janë pesë ushqimet që nuk duhen larë para gatimit?

Kuptoni se cilat janë ato ushqime.

Published

on

Një nga rregullat e para në fushën e higjienës ushqimore që na mësohet që në moshë të vogël është larja e ushqimit përpara konsumit.

Kjo për të eliminuar çdo mbetje dhe substanca jo të shëndetshme që shpesh disa ushqime përmbajnë.

Por, edhe pse është e vërtetë për shumicën dërrmuese të ushqimeve, duke filluar nga frutat dhe perimet, në disa raste kjo këshillë nuk vlen.

Në fakt, ka disa ushqime që nuk duhen shpëlarë kurrë me ujë të rrjedhshëm, secila për arsyen e vet. Ajo mund të ketë të bëjë me shijen ose sigurinë ushqimore.

Nëse jeni kuriozë të zbuloni se cilat ushqime nuk duhen larë, ju ftojmë t’i mësoni ato më poshtë.

Pula

Pula është nga natyra, e mbuluar me baktere të caktuara. Megjithatë, nuk është uji që i eliminon, por gatimi. Vetëm temperaturat e larta janë në gjendje të vrasin bakteret.

Nga ana tjetër, një numër i madh i helmimeve nga ushqimi, ndodh për shkak të enëve ose në sipërfaqeve të tjera të kuzhinës ku ky mish mund të vendoset dhe bakteret të kenë mundësi të përhapen.

Vezët

Për të parandaluar depërtimin e bakterit përgjegjës për salmonelën, që gjendet në lëvozhgën e vezëve, në vezë gjendet edhe një substancë që është në gjendje ta parandalojë këtë. Dhe larja e tyre me ujë të rrjedhshëm rrezikon të humbasë efektivitetin e kësaj substance.

Makaronat

Ndryshe nga ç’ndodh me disa drithëra të tjeta, të cilat para gatimit kalohen vazhdimisht nën rrjedhën e ujit të ftohtë, me makaronat kjo nuk është e nevojshme.

Arsyeja? Shtresa e tyre jashtme do të largohet, e bashkë me të edhe aftësia për të thithur më shumë lëng dhe një pjesë e niseshtes do të shpërbëhet.

Kërpudhat

Kërpudhat janë të ngjashme me sfungjerët. Larja e tyre me ujë rrezikon që kërpudhat të thithin ujë dhe shija e tyre të ndryshohet.

Në rast se nuk mund t’i rezistoni pastrimit, kalojini shpejt nën ujë, thajini menjëherë me letër thithëse dhe ziejini menjëherë.

Mishi i kuq

Larja e mishit të kuq para gatimit nuk rkomandihet. Përveç rrezikut të lartpërmendur të kontaminimit me bakteret që përmban, larja krijon probleme me gatimin.

Mishi thith edhe më tepër lagështi, që sigurisht nuk ju jep më një shije të shkëlqyer. Por nëse e lani, të paktën përpiquni ta thani mirë me letër thithëse kuzhine. /AgroWeb.org

Bota

​Rreziqe të mëdha nga zjarret në 10 rajone të Greqisë

Published

on

Një rrezik shumë i madh zjarri, i kategorisë IV, parashikohet në 10 rajone greke, sipas një njoftimi publik që kanë bërë autoritetet lokale greke.

Rrezik shumë i madh zjarri parashikohet për rajoni e Atikës, të Greqisë Perëndimore, Peloponezit, Thesalisë, Greqisë Qendrore, Maqedonisë Lindore dhe Thrakisë, Egjeut të Veriut, Prevezës dhe Ishujve Jonianë, shkruan ANA.

Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile ka informuar shërbimet shtetërore të përfshira, si dhe autoritetet rajonale dhe lokale në zonat e mësipërme, që të jenë në gatishmëri të shtuar për t’u përballur menjëherë me çdo shpërthim zjarri.

Gjithashtu ka paralajmëruar publikun të shmangë çdo aktivitet në natyrë që mund të shkaktojë aksidentalisht një zjarr, siç janë zjarret e mëdha, përdorimin e makinerive që krijojnë shkëndija, barbekjutë, trajtimin e koshereve të bletëve ose hedhjen e cigareve të ndezura.

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident në Komoran, humb jetën një person dhe dy të lënduar rëndë

Published

on

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Komoran të Drenasit, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar. Aty kanë qenë të përfshira gjashtë automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar se rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë-Prishtinë.

Hoxha tha se pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës.

Ndërkaq, Naser Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK, ka thënë se një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Continue Reading

Aktualitet

Suspendohen katër zyrtarë policorë pas vrasjes së trefishtë në Gjilan

Published

on

Katër zyrtarë policorë janë suspenduar nga puna pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.

Bazuar në rekomandimin e IPK-së janë suspenduar një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale në Gjilan, një rreshter policor – shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar policor i angazhuar në Njësinë e Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan.

Ky institucion tha se ka filluar një hetim paraprak në kuadër të të cilit do të hetohet nëse ka pasur ndonjë “lëshim apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan”.

 “Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore Gjilan është duke zhvilluar hetime penale paraprake ndaj të lartcekurve lidhur me dyshime për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me elemente të veprës penale. Hetimet janë në fazën fillestare dhe përfshijnë mbledhjen e provave materiale, marrjen e deklaratave dhe veprime të tjera procedurale”, tha IPK-ja në një njoftim për media.

Në një kafene afër Komunës së Gjilanit, si pasojë e të shtënave me armë u vranë babë e bir, të dielën, e më vonë vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, i cili po trajtohej në spital.

I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan është  Mefail Shkodra, person me të kaluar penale, përfshirë edhe në fajde.

Continue Reading

Aktualitet

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Published

on

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet më të gjata raportohen në pikat kufitare në Han të Elezit dhe Merdarë ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10 minuta, kurse në pikat tjera kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta.

Përditësimi i të dhënavë të fundit është në ora 7:29 të mëngjesit.

Continue Reading

Të kërkuara