Shëndeti

Cilat janë pasojat nga gjumi i çrregullt?

Shumica e të rriturve kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë në ditë në mënyrë që të jenë të çlodhur.

Published

on

Studime të shumta në lidhje me cilësinë e gjumit janë përqendruar tek ndikimet e kohëzgjatjes tek shëndeti i trupit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shumica e të rriturve kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë në ditë në mënyrë që të jenë të çlodhur.

Fjetja për 7-8 orë ndihmon trupin të eliminojë rrezikun e shfaqjes së shumë sëmundjeve. Edhe pse duket si një proces thjesht qetësues, gjumi ndihmon organizmin të mbrohet nga diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut dhe depresioni.

Për herë të parë hidhet dritë mbi rëndësinë e orarit që përcaktojmë për të rënë për të fjetur dhe kur çohemi.

Tanimë ka të dhëna konkrete të cilat sugjerojnë se një orar i rregullt gjumi ndihmon në eliminimin e rrezikut të atakut në zemër.

Orari i rregullt lidhet me orën kur flini dhe kur zgjoheni, orar i cili qëndron i njëjtë për periudha të gjata.

Gjumi dhe inflamacioni

AgroWeb.org ka publikuar artikujt të shumtë në lidhje me ndikimet që ka cilësia e gjumit tek shëndeti. Ndikimin më të fortë e ka tek ndryshimet drastike në nivelin e sheqerit në gjak dhe tek inflamacioni.

Gjithçka lidhet me ciklin e gjumit, nëse diçka ndikon në prishjen e këtij cikli organizmi reagon përmes inflamacionit. Inflamacioni krijon shumë probleme në organizëm duke nisur nga dëmtimi i arterieve. Ky dëmtim vjen nga formimi i pllakave të kolesterolit të cilat bllokojnë qarkullimin e gjakut duke dëmtuar zemrën.

Nga ana tjetër një cikël i çrregullt gjumi nuk lejon trupin që të prodhojë leptinën.

Ky hormon rregullon ndjesinë e urisë, por duke qenë në mungesë, trupi fillon të mos tresë siç duhet ushqimin.

Diçka që çon në shtimin në peshë dhe në rezistencë nga insulinës, gjë që nxit inflamacionin .

Këshilla për t’u ndjekur

Mjekët sugjerojnë që minimalisht pesë ditë të javës të mundoheni të keni një orar të rregullt të gjumit. Pra mjafton të flini në të njëjtën orë çdo natë dhe të zgjoheni në një orë të caktuar.

Një rregull i tillë do të rregullojë orën biologjike dhe do të ndihmojë në shumë procese që trupi i kryen gjatë gjumit./AgroWeb.org

Shëndeti

Këshilla ideale për një mëngjes perfekt

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Boronica, fruta që ul rrezikun nga harresa

Published

on

Një studim i ri sugjeron se boronica, një frutë e zakonshme, por e fuqishme, mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga harresa, ka raportuar Getsurrey.

Shkencëtarët kanë zbuluar se boronicat, falë përbërësve të pasur me antocianinë, një lloj antioksidanti që u jep ngjyrën karakteristike të kaltër, ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjes së demencës për personat në moshë të mesme.

Këto përbërje, që ndihmojnë frutën të mbrohet nga infeksionet, ka efekte të ngjashme mbrojtëse edhe për trurin e njeriut.

“Ne kemi vërejtur përmirësim të funksioneve të aftësive njohëse te të moshuarit që konsumojnë boronica dhe menduam se mund të jenë efektive edhe te personat më të rinj”, ka thënë profesori Krikorian.

Sipas tij, edhe sëmundja tjetër neurodegjenrative, Alzheimeri, ashtu si shumica e sëmundjeve kronike të pleqërisë, fillon të zhvillohet vite përpara se të shfaqen simptomat, që në moshë të mesme.

Profesori ka shpjeguar se vetitë që e ndihmojnë boronicën të mbijetojë, mund të reduktojnë inflamacionin, të përmirësojnë metabolizmin dhe të rrisin prodhimin e energjisë brenda qelizave të trupit të njeriut, përfshirë të trurit.

Studimi, i publikuar në revistën Nutrients, përfshiu 33 persona të moshës 50 deri në 65 vjeç, me mbipeshë dhe me nivele të larta të sheqerit në gjak, një grup i rrezikuar nga problemet e kujtesës dhe zhvillimi i demencës.

Të gjithë pjesëmarrësit kishin filluar të ndienin vështirësi me kujtesën për shkak të moshës.

Continue Reading

Shëndeti

Çdo ditë bëni këtë gabim derisa i lani dhëmbët, prandaj ju bëhen të verdhë!

Published

on

Higjiena orale dhe dentare është shumë me rëndësi për shëndetin e përgjithshëm.

Ka gabime te larja e dhëmbëve të cilat me siguri i bëni çdo ditë dhe nuk keni haber që po e rrezikoni shëndetin e dhëmbëve tuaj.

Të gjithë e dimë që dhëmbët është e nevojshme t’i lani së paku dy minuta dhe së paku dy herë në ditë. Atë që e bëjmë gabimisht është kur i lajmë dhëmbët në shpejtësi, prandaj në ta ende ekzistojnë mbetje të ushqimit, gjë që mundësojnë zhvillimin e baktereve në gavrën e gojës.

Gurëzit e dhëmbëve, kariesi, inflamacioni janë disa nga problemet me të cilat përballen dhe luftojnë ata që nuk kujdesen në mënyrë të drejtë për higjienën e gavrës së gojës. Shumica gabojnë edhe me sasinë e pastës së dhëmbëve të cilën e vënë në brushë.

Nuk është e nevojshme të vihet pasta në gjithë sipërfaqen e brushës, sepse mund t’i dëmtoni dhëmbët dhe ata me kalimin e kohës marrin ngjyrë të verdhë.

Zmalti në dhëmbë dëmtohet, njerëzit i lajnë dhëmbët me brushë me qëllim t’ua kthejnë bardhësinë dhe shkëlqimin, mirëpo ata bëhen gjithnjë e më të errët.

Prodhuesit e pastave të dhëmbëve rekomandojnë larjen me brushë me sasinë e pastës së madhësisë së kokrrës së bizeles, mirëpo njerëzit shpesh e injorojnë këtë informacion dhe e mbushin brushën me pastë.

Kini parasysh këtë këshillë herën tjetër kur i lani dhëmbët!

Continue Reading

Shëndeti

Sheqeri po dëmton seriozisht shëndetin tuaj, ja çfarë duhet të dini!

Published

on

Konsumimi i tepërt i sheqerit është kthyer në një ndër rreziqet më të mëdha për shëndetin publik, sipas studimeve më të fundit të publikuara nga organizatat ndërkombëtare të shëndetit.

Ndonëse sheqeri është pjesë e pandashme e dietës moderne, efektet anësore mund të jenë më të rënda sesa mendohej më parë.

Sipas ekspertëve të shëndetit, konsumimi i rregullt i produkteve të pasura me sheqer lidhet ngushtë me një sërë sëmundjesh kronike si diabeti i tipit 2, obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare dhe madje edhe probleme me kujtesën dhe përqendrimin.

Mjekët paralajmërojnë se sheqeri “i fshehur” në produktet e përpunuara është burim rreziku, përdoruesit nuk janë të vetëdijshëm për sasinë që konsumojnë.

“Është koha të fillojmë të shohim etiketat e produkteve me më shumë kujdes,” thotë dietologe Dr. Elira Gashi. “Një jogurt i zakonshëm apo një pije energjike mund të përmbajë më shumë sheqer sesa një kanaçe me pije të gazuar.”

Autoritetet shëndetësore po kërkojnë ndërhyrje më të forta nga qeveritë për të kufizuar përmbajtjen e sheqerit në ushqime dhe për të informuar më mirë publikun rreth pasojave të konsumit të tij të tepërt.

Continue Reading

Të kërkuara