Lajmet

Cilat Janë llojet më të mira të Aloe Verës, bimës së mrekullueshme?

Published

on

Aloe njihet si bima e përjetësisë dhe simbol i parajsës. Vlerat e saj janë të mrekullueshme, këtë bimë mund ta kultivoni edhe në shtëpinë tuaj dhe ta keni gati për urgjenca si gërvishtje, çarje apo djegie.

A e dini se nga kjo bimë mund të përfitoni shumë edhe nëse e pini?

Aloe Vera përmban mbi 200 përbërës biologjikisht aktivë si polisakaride, vitamina, enzima, amino acide dhe minerale që promovojnë përthithjen sa më të mirë të ushqyesve për të cilat trupi ka aq shumë nevojë.

Llojet më të mira të bimës së Aloe Verës

Në botë, gjenden mbi 400 varietete të bimës së saj, por jo të gjitha janë të mira dhe të vlefshme për konsum nga njerëzit.

Shumica e këtyre varieteteve shërbejnë për dekorim, dhe vetëm pak prej tyre kanë efektet çudibërëse për mirëqenien e njeriut. Sipas një publikimi të Medical Plants of the World, varietetet më të mira të Aloe Verës janë:

Aloe Barbadensis, të cilën mund ta gjeni edhe me emrin Aloe Sabila

Aloe Arborescens

Aloe Saponaria, që mund të gjendet edhe me emërtimin Aloe Maculata

Aloe Ferox

Të dhënat e publikuara nga “The Journal of Environmental Science and Health”, tregojnë se Aloe Vera ka vlera të fuqishme në betejën kundër baktereve, virozave dhe mykut. Këto veti e bëjnë të dobishme në pastrimin e organizmit nga toksinat, në fuqizimin e sistemit imunitar. Nëse konsumoni ose përdorni Aloe Vera, do të përmirësoni disponibilitetin e vitaminës B12 në organizëm.

Kjo do të thotë se trupi do ta përthithë dhe përdorë më mirë këtë vitaminë të nevojshme.

Ajo përmban vitaminat A, C, E, acid folik, si edhe vitaminat B1, B2, B3 dhe B6. Kjo bimë e mrekullueshme përmban 20 nga 22 amino acidet esencialë për të cilat ka nevojë organizmi i njeriut, por edhe acid salicilik që lufton inflamacionin dhe bakteret.

Përveç rolit të pastrimit të organizmit, Aloe Vera përqendrohet tek largimi i toksinave nga stomaku, veshkat, shpretka, tëmthi dhe mëlçia.

Ndihmon me tretjen, ulçerën dhe inflamacionin në stomak, forcon sistemin tretës dhe ofron alternativë të shëndetshme për ata që vuajnë nga artriti. Mënyra më e rekomandueshme është të pini lëngun e bimës, të cilën mund ta rrisni vetë në shtëpi.

Kombinoni xhelin në lëngjet e preferuara të frutave dhe perimeve ose pijeni veçmas. Përdorni xhel të pastër që nxirret nga pjesa e brendshme e gjetheve të bimës. Shija mund të jetë pak e athët dhe e hidhur, përzieni me pak mjaltë dhe të përfitoni vlera të shumëfishta.

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për lëndim të rëndë trupor

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tesla” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, me ç’rast i dyshuari e ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim të nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Tre të mitur arrestohen në Pejë pas përleshjes, një person dyshohet se u ther me thikë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre të mitur meshkuj janë arrestuar në Pejë pas një përleshjeje, gjatë së cilës një person dyshohet se është therur me thikë.

Rasti ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës 09:40, në rrugën “Agim Qela”. Sipas Policisë, gjatë përleshjes, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime nga therja me thikë, ndërsa një person tjetër ka marrë lëndime të lehta trupore.

Të dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë intervenimit, nga të dyshuarit janë konfiskuar një thikë dhe një pistoletë me gaz.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentoi të grabiste një market në Prishtinë, nxori mjetin e mprehtë ndaj punëtores

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një shtetas i Algjerisë është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për vjedhje grabitqare në një market.

Rasti ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës 19:15. Sipas Policisë, i dyshuari gjatë incidentit ka nxjerrë një mjet të mprehtë para punëtores së marketit, por është ndaluar dhe arrestuar nga një zyrtar policor.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë metalik dhe dy telefona celularë, ndërsa njëri prej telefonave dyshohet se rezulton të jetë i vjedhur.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje në Gllogoc, Fushë Kosovë, Leposaviq e Mitrovicë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, katër raste të dhunës në familje janë raportuar më 18 gusht në Gllogoc, Fushë Kosovë, Leposaviq dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Gllogoc, sipas Policisë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas inicimit të rastit, ajo së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Fushë Kosovë, Policia ka raportuar se një grua dyshohet se në vazhdimësi ka përjetuar dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në fshatin Belucë të Leposaviqit, sipas raportit policor, një person dyshohet se ka shfaqur sjellje agresive dhe ka demoluar disa gjësende në shtëpi. Policia ka bërë të ditur se dyshohet se ai ka probleme të shëndetit mendor dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Mitrovicës. Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin.

Ndërsa në Mitrovicë të Jugut, Policia ka raportuar se një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara