Kuriozitete

Cilat femra kanë më shumë shanse për të lindur binjakë?

Published

on

Lindja e binjakeve mund të jetë përvojë më e komplikuar për nënën, pasi kërkon një kujdes shtesë gjatë shtatzënisë për të siguruar shëndetin e nënës dhe të fëmijëve. Për këtë arsye, mjekët i monitorojnë me kujdes binjakët përmes ultrazërit dhe testeve të tjera. Rreziku i komplikacioneve është më i lartë gjatë lindjes së binjakëve, duke përfshirë mundësinë e lindjes së parakohshme, peshën e ulët të lindjes, dhe ndonjëherë nevojën për një lindje cezariane.

Kur një femër shtatzënë pret dy fëmijë, gjëja e parë që e pyet mjeku është nëse ka historik binjakësh në familje dhe sipas ekspertëve, edhe trashëgimia është masë përgjegjëse nëse nja mami shtatzënë do të lindë binjakë.

Shanset për të lindur një femër binjakë

Nëse vezoret e një gruaje në të njëjtën kohë lirojnë dy vezë gjatë periudhës së ovulacionit, atëherë binjakët janë vëllazërore. Ata nuk do të jenë “si dy pika uji”, por si çdo vëlla e motër, në të kundërt monozigotë/binjakët identikë vijnë nga një vezë që është e ndarë në dy dhe ngjashmëria e tyre është e pabesueshme!

Në raste shumë të rralla, formohen binjakët gjysmë-identikë, trinjakët apo pesënjakët, të cilët krijohen nga e njëjta vezë, por nga sperma të ndryshme, është vërejtur se gratë në moshë të madhe dhe gratë që i nënshtrohen një lloj trajtimi të fertilitetit kanë më shumë gjasa për të lindur binjakë.

Cilat gjene janë përgjegjëse për sjelljen në jetë të binjakëve?

Në një studim u përfshinë 1.980 gra që kishin binjakë dhe 12.953 gra që kishin një fëmijë. Shkencëtarët vendosën të krahasonin gjenet e tyre dhe rezultatet nga hulumtimi treguan se ka dy variante të veçanta gjenesh që gjenden në nivele më të larta tek gratë që kanë lindur binjakë. E para është hormoni stimulues (FSH), që ndihmon vezoret të piqen (gjatë ovulimit një vezë shkarkohet, pasi është pjekur plotësisht).

Shkencëtarët spekulojnë se nëse nivelet e hormonit stimulues të një gruaje janë më të larta, shanset për të liruar dy vezë gjatë ovulimit, janë po ashtu të larta.

Varianti i dytë është gjeni i quajtur (SMAD3) dhe sipas rezultateve, ai tregon se sa të ndjeshme janë vezoret. Kështu, gratë mund të prodhojnë nivelet e zakonshme të FSH, por vezoret e tyre preken më lehtë nga hormoni, me rezultat që lirojnë dy vezë në muaj. /UBT News/

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara