Lajmet

Cila na motivon më shumë, paraja apo pasioni?

Paraja të jep siguri dhe shprehet në vlerë numerike për atë cfarë jep.

Published

on

Të punosh për para. Përgjigja më e saktë e pyetjes së mësipërme do të ishte – punoni që të paguheni. Kjo është e vërtetë për personat të cilët nuk kanë një profesion.

Në termat e hierarkisë së Maslow-t kjo është pothuajse drejt majës së piramidës. Kjo përfaqëson nevojat bazë që jeni në gjendje të paguani në jetë- të sigurosh ushqimin, akomodimin etj. Interesante është se shumë prej nesh mund të jetojnë lehtësisht me një pjesëz të pagës që fitojnë. Ekzistojnë njerëz në çdo kohe që e lënë punën dhe shpenzojnë një ose dy vjet duke fituar shumë pak në një punë të re derisa arrijnë përsëri të fitojnë krahasimisht atë c’ka fitonin më parë.

Paraja të jep siguri dhe shprehet në vlerë numerike për atë çfarë jep. Ajo ndërthuret me vetëbesimin tuaj dhe mund të jetë një motivues potencial. Këto janë forma të ndryshme të të punuarit për para. Shumë njerëz mund të punojnë nga ora 9- 5 në punë jo sfiduese/ nxitëse kështuqë ata mund të mbulojnë kostot bazë dhe të shpenzojnë mbrëmjet dhe fundjavat për të bërë çfarë ata duan.

Të punosh për status

Kur ju filloni të shkoni përtej nevojave bazë për para dhe të flisni për përfitimet nga puna , të mirat sociale fillojnë të shfaqen. Kur dikush punon për një kompani të madhe me reputacion të lartë, përshtatet  në një mënyrë të tillë që të ruajë përfitimet. Sepse puna plotëson së tepërmi jetën tuaj, identiteti juaj lidhet me kompaninë ku punoni dhe punën që ju bëni. Nëse i thua dikujt se jeni ekonomist ju do të keni një reagim të caktuar. Nëse i thoni se jeni ekonomist për një nga kompanitë më të mëdha ju me shumë mundësi do të shihni një reagim ndryshe në sajë të supozimit se paga juaj është më e lartë. Të punosh për një status vjen në shumë forma- nuk është thjesht i lidhur me prestigjin. Shumë njerëz punojnë me krenari për organizata jo-fitimprurëse.

Të punosh për arritje

Kur kontrolloni me një mënyrë matëse punën e dikujt dhe i shikon rezultatet, fiksimi ndaj numrave dhe arritjet e vazhdueshme do të jenë befasuese. Kjo mund të bëhet një lojë për disa njerëz kur ata vazhdimisht përpiqen të kalojnë ‘pikët’ e shënuara në nivelin e mëparshëm. Aq gjatë sa niveli i ardhshëm do të jetë i arritshëm kjo bëhet pjesë e rëndësishme e asaj që njerëzit duan të bëjnë çdo ditë. Përtej nivelit të detyrës dhe perspektivës së karrierës, arritjet janë shpesh të lidhura në avancimin e karrierës. Përpjekjet për të arritur një nivel më të lartë në organizatë është një pjesë shumë e rendësishme e faktit se pse njerëzit përpiqen për më të mirën e tyre. Kjo duket si ato historitë e ditëve të sotme rreth njeriut që filloi pune në një zyrë poste dhe përfundoi si shef ekzekutiv, por mendësitë ende ekzistojne si : nëse punoni shumë dhe bëni çfarë është e nevojshme do të arrini shumë ne jetë.

Të punosh për të krijuar

Flitet shumë për kënaqësitë që të sjell puna. Do te jeni të kenaqur nëse do te keni një shef që nuk është pasiv. Do të jeni  të kënaqur nëse mjedisi juaj i punës nuk është stresues. Në vend që të shikoni çfarë nuk është puna juaj, motivuesi i arritjeve shikon se çfarë është puna juaj. Kur puna të jep mundësi që të keni lidhje/kontakt me njerëz të tjerë dhe me botën në përgjithësi pagesa dhe statusi social tenton të venitet. Edhe shanci për t’u promovuar bëhet I parëndësishëm kur ju e gjeni veten duke bërë gjëra që me të vërtetë nuk ju interesojnë. Thënia është e vërtetë- nëse bëni atë çfarë doni, ju  nuk do të punoni asnjë ditë në jetën tuaj. Disa pensionistë vazhdojnë të konsultojnë, udhëhëqin dhe të mbajnë lidhje me kolegët e vjetër të punës për stimulimin intelektual dhe kënaqësinë që të jep puna.

Të punosh për të qenë pjesë e një skuadre argëtuese

Disa njerez inspirohen së tepërmi nga njerëzit me të cilët punojnë- karakteristikat e tyre, mundësitë për të bashkëpunuar dhe miqësitë në punë. Njerëzit më të cilët punoni mund t’ju bëhen si të familjes dhe t’ju japin kënaqësi të pafund. Kjo ndodh sepse  deshironi të ndihmoni dhe trajnoni të tjerët për arritje. Ose kënaqësia e të parit se skuadra juaj ndihmon të tjerët përmes punës mund të jetë vërtetë inspiruese.

Të punosh për të dalë në pension

Kur filloni të mendoni eksperiencën e gjithë jetës, shumë njerëz do te shpreheshin se çfarë pozicioni do donin të kishin kur të dalin në pension. Kjo kthehet në ideal i  krijuar përmes një investimi që ka ardhur gjatë viteve. Një pension i parakoshëm është ëndërr për shumë njerëz. Befasisht, kur e shikon kjo nënkupton se shumë prej nesh punojnë në mënyrë që të mos punojnë. Kjo është një kënaqësi e vonuar, me qëllim për të ruajtur vlerat. Të marrësh parasysh gjithë variacioin e motivuesve në punë vërtet ju ndihmon të jeni elastik. Kur jeni duke ecur përmes një toke të ashpër dhe pyesni se nga do të vijë motivimi pikërisht aty është mirë të merrni parasysh të gjitha të mirat që sjell puna.Puna kërkon përpjekje, ajo është si nje taksë dhe gjithashtu duhet vazhdimisht të kujtoni veten tuaj se gjithçka bëni e bëni për arsye që të pasuroni jetën tuaj.

Marrë nga bota.al

Vendi

Ethet e Champions League: Real Madrid pret Bayernin, Arsenali udhëton drejt Lisbonës

Published

on

By

Sonte nisin përballjet e para të fazës çerekfinale të UEFA Champions League, ku vëmendja kryesore do të jetë në “Santiago Bernabeu” dhe “Jose Alvalade”.

Sipas orarit zyrtar, të dyja ndeshjet pritet të nisin në orën 21:00 dhe premtojnë spektakël mes gjigantëve evropianë.

Real Madrid – Bayern Munich Në Madrid zhvillohet ajo që shumë e konsiderojnë si “finalen para finales”. Real Madridi pret kampionët gjermanë të Bayern Munich në një përballje historike. Trajneri i madrilenëve ka kërkuar mbështetjen maksimale të tifozëve për të marrë një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit në Mynih, ndërsa te Bayerni besojnë te forca e grupit për të befasuar në Spanjë.

Sporting CP – Arsenal Në anën tjetër, Arsenali luan si mysafir kundër Sportingut të Lisbonës. “Topçinjtë” vijnë në këtë ndeshje me një formë të lartë në Evropë, por do të përballen me një Sporting që nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi gjatë këtij sezoni në Champions. Portugezët synojnë të bëjnë historinë, ndërsa ekipi i Mikel Artetas kërkon të hedhë një hap të sigurt drejt kualifikimit në katërshen më të mirë.

Ndeshjet e kthimit për këto dy çifte do të zhvillohen javën e ardhshme, më 15 prill, ku edhe do të përcaktohen zyrtarisht skuadrat që kalojnë në fazën gjysmëfinale.

Continue Reading

Vendi

Studentë të nivelit Master të Fakultetit Agrikulturë dhe Mjedis në UBT vizitojnë Korçën për inovacionet në pemëtari

Published

on

By

Programi Master i Fakultetit të Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj mësimit praktik dhe ndërkombëtarizimit, duke u ofruar studentëve përvoja të drejtpërdrejta në terren dhe kontakt me praktikat më të avancuara në rajon.

Në këtë kuadër, më 2 dhe 3 prill, studentët e nivelit Master realizuan një vizitë studimore në Korçë, në kuadër të lëndës Pomologji e Avancuar, e ligjëruar nga Prof. Kujtim Lepaja. Vizita u organizua me ftesë të ADAD Malore dhe me mbështetjen e GIZ Albania.

Gjatë kësaj vizite, studentët u përfshinë në aktivitete praktike, trajnime dhe demonstrime mbi masat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në prodhimin e frutave, duke reflektuar qasjen bashkëkohore që ofron programi i studimit në UBT.

Ata patën mundësinë të njihen nga afër me Shërbimin e Parashikimit dhe Paralajmërimit të Sëmundjeve dhe Dëmtuesve, një sistem inovativ që ndihmon fermerët dhe ekspertët në menaxhimin efikas të rreziqeve klimatike dhe biologjike.

Në fokus të vizitës ishin:

  • Inovacionet e fundit në pemishtet e Korçës, një nga zonat më të zhvilluara për kultivimin e mollës në rajon;
  • Përdorimi i stacioneve moderne meteorologjike për monitorim dhe paralajmërim të hershëm;
  • Praktikat më të avancuara për menaxhimin e pemëve dhe rritjen e prodhimit në kushte klimatike sfiduese.

Kjo përvojë i mundësoi studentëve të lidhin njohuritë teorike me praktikën reale, duke forcuar kompetencat profesionale dhe duke i përgatitur për tregun e punës në sektorin e bujqësisë moderne.

Programi në UBT është ndër programet më inovative në vend, i orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm, teknologjive të reja dhe përgatitjes së ekspertëve që i përgjigjen sfidave reale të sektorit agro-mjedisor.

Continue Reading

Vendi

Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prizren

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është raportuar i zhdukur gjatë ditëve të fundit në Prizren.

Një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga vendi i saj i punës dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e 4 prillit dhe njësitet policore tashmë kanë nisur hetimet për gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur.

Continue Reading

Të kërkuara