Shëndet

Cila është rëndësia e lavandës?

Kjo bimë mes shumë vetive të tjera, shërben si anti-depresant.

Published

on

Lavanda ofron një sërë vlerash të rëndësishme mjekësore falë 150 përbërësve aktivë që luftojnë mikrobet, bakteret dhe radikalet e lira.

Kjo bimë ka efekt qetësues dhe shërben si anti-depresant. Bima e lavandës lufton inflamacionin dhe largon stresin.

Nëse përdoret në masazh aromaterapeutik, ajo ofron qetësim kundër dhimbjeve të lindjes, pagjumësisë dhe depresionit.

Të dhënat ku bazohet Agroweb.org tregojnë se njerëzit që e përdorin çajin e lavandës për të paktën një herë një ditë, ndihen më të qetë.

Ndërkohë që nivelet e ankthit ulen, humori dhe vëmendja përmirësohet ndjeshëm.

Me këtë çaj mund të përgatisni një limonadë të shijshme me ndikim të mrekullueshëm në organizëm.

Përbërësit:
  • Një degë lavandë
  • Gjashtë limonë të qëruar dhe të shtrydhur
  • Një filxhan me mjaltë
  • 12 gota me ujë
Përgatitja

Si fillim zieni lavandën me një filxhan çaji me ujë. Kur të shihni se janë formuar bulëza në sipërfaqen e xhezves, uleni flakën e zjarrit dhe lëreni të ziejë për 5-6 minuta.

Uji do të jetë më i përqëndruar dhe aroma e lavandës më e fortë. Pasi çaji i lavandës të jetë ftohur vazhdoni me hapat e tjera të recetës.

Përziejini të gjithë përbërësit e lartpërmendur dhe lëreni limonadën të ftohet në frigorifer.

Sipas dëshirës mund të përdorni edhe ujë të gazuar për të bërë një limonatë më të shijshme dhe freskuese verore.

Çaj kamomili dhe lavandë

Me bimën e lavandës mund të përgatisni një çaj shumë të mirë dhe relaksues për tu shijuar përpara gjumit.

Çaji në fjalë kërkon kombinimin unik të degëzave të lavandës me çajin e kamomilit.

Përbërësit
  • 1 filxhan me ujë
  • 1 lugë çaji me kamomil
  • 1 lugë çaji me mjaltë
  • 1 lugë çaji me lavandë
Përgatitja:

Ngroheni ujin në çajnik dhe pasi të ketë zier, shtoni kamomilin dhe lavandën. Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe mbajeni mbuluar për 5 minuta.

Më pas kullojeni në filxhan, shtoni mjaltin dhe përziejeni deri sa të shkrihet. Pijeni të ngrohtë dhe bëni një gjumë të qetë./AgroWeb.org

Lajmet

UBT përfaqësohet me sukses në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Turqi

Published

on

Prof. Dr. Aida Rexhepi dhe Ligj. Aferdita Gashi nga Katedra e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive të Fakultetit të Stomatologjisë përfaqësuan UBT-në në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Antalia të Turqisë.

Me një prezantim të studimit të tyre shkencor mbi prevalencën e hipomineralizimit të molarit dhe incizivit te fëmijët e moshës 8-11 vjeç, përfaqësueset e UBT-së treguan ekspertizën e institucionit në hulumtime të avancuara në shëndetin oral dhe stomatologjinë pediatrike.

Konferenca u zhvillua në Antalia të Turqisë, më 4-7 tetor 2025, nën ombrellën e Shoqatës së Pedodonteve të Turqisë. Ky aktivitet ofroi një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e njohurive, diskutimin e metodave më të fundit në stomatologji pediatrike dhe prezantimin e rezultateve të studimeve shkencore nga specialistë të fushës.

Continue Reading

Shëndet

Vjeshta në tavolinën tuaj, ushqime për zemër të fortë

Published

on

Frutat dhe perimet e stinës së vjeshtës janë të pasura me shije dhe lëndë ushqyese, duke u bërë një aleat i çmuar për shëndetin e zemrës.

Ato ofrojnë fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në funksionimin e zemrës, ulin kolesterolin dhe parandalojnë formimin e pllakës në arterie.

Ekspertët rekomandojnë të konsumohen të paktën 2,5 filxhanë perime dhe 2 filxhanë fruta çdo ditë, si pjesë e një diete të balancuar.

Disa prodhime të vjeshtës dallohen veçanërisht për efektin mbrojtës ndaj zemrës:

Kungulli: i pasur me beta-karoten që shndërrohet në vitaminë A dhe antioksidantë; farat ndihmojnë në uljen e tensionit dhe kolesterolit.

Mollët: përmbajnë fibra dhe polifenole që reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake.

Shega: e pasur me polifenole që mbështesin qarkullimin dhe mund të ndihmojnë në uljen e tensionit.

Bamjet: përmbajnë fibra, vitaminë K, C dhe folate.

Boronicat e kuqe: ndihmojnë në uljen e tensionit dhe përmirësojnë funksionin vaskular.

Patatet e ëmbla: kombinim i fibrave, beta-karotenit dhe kaliumit për presion më të qëndrueshëm të gjakut.

Edhe ndryshime të vogla, si një mollë në ditë ose shtimi i lahanidës në sallatë, bëjnë diferencë të madhe për zemrën dhe cilësinë e jetës. Duke konsumuar rregullisht prodhime sezonale, jo vetëm që mbështesim shëndetin, por fermerët vendas dhe mjedisin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pija që ju mban të shëndetshëm gjatë stinës së ftohtë

Published

on

Me afrimin e stinës së ftohtë, mënyrat natyrale për të forcuar imunitetin bëhen më të rëndësishme se kurrë.

Një pije e thjeshtë nga përbërës me vitamina, antioksidantë e veti natyrale antibakteriale që ndihmojë trupin të qëndrojë i fortë dhe energjik.

Konsumi i rregullt përmirëson rezistencën e trupit, rrit energjinë dhe vitalitetin, dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve sezonale. Njerëzit që e përdorin raportojnë ndjenjë më të madhe force, përqendrimi e sistem imunitar më të qëndrueshëm.

Pse kjo pije forcon imunitetin?

Limoni është burim natyral i vitaminës C, i cili mbështet funksionin e qelizave të bardha. Mjalti ka veti antibakteriale e qetëson fytin.

Xhenxhefili dhe shafrani i Indisë janë anti-inflamatorë dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Kombinimi i përbërësve krijon stimulues natyral të fuqishëm për sistemin imunitar.

Eksperienca tregon se konsumimi i rregullt i kësaj pijeje ndihmon trupin të luftojë viruset dhe infeksionet më shpejt, duke sjellë energji më të mirë dhe më pak ndjeshmëri ndaj të ftohtit.

Si ta përgatisni në shtëpi:

Lëngu i një limoni

1 lugë gjelle mjaltë

1 cm xhenxhefil të freskët

Një majë shafrani i Indisë

Përzieni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni një herë në ditë, më mirë në mëngjes me stomak bosh. Ky ritual i thjeshtë është i shpejtë, efektiv dhe sjell ndryshime të dukshme në forcën dhe rezistencën e trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A mund të përdoret vaj ulliri për skuqje?

Published

on

Vaji i ullirit është një nga produktet më të njohura të kuzhinës mesdhetare, i vlerësuar për shijen, aromën dhe përfitimet shëndetësore. Një pyetje e zakonshme është nëse mund të përdoret për skuqje.

Pikat e forta

Vaji ekstra i virgjër është i pasur me antioksidantë acide yndyrore të shëndetshme, veçanërisht acidi oleik, i cili ndihmon në uljen e kolesterolit të keq e mbrojtjen e zemrës. Për gatime të lehta, si kaurdisje, pjekje në temperaturë të ulët, ky vaj është zgjedhja më e mirë.

Pika e tymit

Një element i rëndësishëm për gatimin me vaj është pika e tymit, temperatura në të cilën vaji digjet e lëshon substanca të dëmshme. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka një pikë tymi 190–210°C, që e bën të përshtatshëm për shumë skuqje në shtëpi, si perime, vezë apo mish i lehtë.

Megjithatë, për skuqje të thella dhe në temperatura shumë të larta, ai nuk është më i rekomanduar, sepse digjet më shpejt se vajrat e tjerë, si vaji i lulediellit ose vaji i kikirikut.

Rekomandimet e ekspertëve:

Përdoreni pa problem për gatime të lehta dhe mesatare.

Për skuqje të thella, zgjidhni vajra me pikë tymi më të lartë.

Shmangni gjithmonë ngrohjen e tepërt të vajit, pasi humb vlerat ushqyese dhe mund të bëhet i dëmshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara