

Shëndeti
Cila është pija më e keqe për veshkat tuaja?
Soda është një nga pijet më të këqija për veshkat tuaja.
Published
2 years agoon
By
UBT newsVeshkat tuaja kanë një sërë rolesh të rëndësishme në trupin tuaj, duke përfshirë eliminimin e substancave të dëmshme nga gjaku, balancimin e lëngjeve dhe presionit të gjakut dhe largimin e barnave nga trupi.
Sëmundja e veshkave mund të jetë një diagnozë që ndryshon jetën, andaj është e rëndësishme të jetosh një mënyrë jetese që mbështet shëndetin e këtij organi të rëndësishëm.
Ndërsa disa kanë një predispozitë gjenetike ndaj sëmundjeve të veshkave, faktorë të tillë si stërvitja, dieta, pirja e duhanit, nivelet e presionit të gjakut dhe diabeti mund të rrisin gjithashtu rrezikun e zhvillimit të sëmundjes kronike të veshkave. Edhe pijet që konsumoni mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e veshkave.
Me këtë në mendje, është e rëndësishme të dini se soda, qoftë dietale apo e rregullt, është një nga pijet më të këqija për veshkat tuaja, shkruan Eat This, Not That.
Pijet e gazuara kryesojnë listën e pijeve më të këqija për shëndetin e veshkave. Ju ndoshta e dini se pijet e gazuara nuk janë më ushqyesit, por mund të mos keni menduar se si ato ndikojnë në shëndetin e veshkave.
Si fillim, sasia e sheqerit në pijet e gazuara të zakonshme është një problem. Sipas një studimi të kryer në vitin 2015, konsumimi i më shumë se katër pijeve të gazuara të ëmbla në javë lidhet me një rrezik në rritje të zhvillimit të sëmundjes kronike të veshkave. Sheqeri i lartë në gjak mund të dëmtojë enët e gjakut në veshka.
Sheqeri i përqendruar në një kanaçe me sodë mund të prishë rregullimin e sheqerit në gjak. Konsumi duhet të jetë i kufizuar për ata me diabet ose sëmundje të veshkave.
Një tjetër përbërës që gjendet në pijet e gazuara të rregullta dhe dietike, dhe veçanërisht në Cola, është acidi fosforik. Hulumtimet tregojnë se pije të tilla që përmbajnë acid fosforik shoqërohen me probleme urinare që përfshijnë gurët në veshka dhe rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike të veshkave.

Bajamet përmbajnë disa lëndë ushqyese që trupi juaj i tret. Trupi nuk i absorbon rreth 10-15% të kalorive që gjenden në bajame. Përveç kësaj, disa prova thonë se bajamet mund të nxisin metabolizmin tuaj.
Falë përbërësve që përmbajnë për ngopjen, bajamet janë një ushqim i mrekullueshëm për të humbur peshë. Këtë e mbështesin disa hulumtime.
Në një studim, një dietë me 84 gramë bajame është për 62% më efektive në krahasim me një dietë me karbohidrate.
Një studim tjetër në 100 femra mbipeshë zbuloi se ata që konsumonin bajame humbën më shumë peshë sesa ato në një dietë pa bajame.
Ata gjithashtu treguan përmirësime në perimetrin e belit dhe shënjuesit e tjerë të shëndetit.
Pavarësisht se përmbajnë shumë yndyrë, bajamet patjetër që janë një ushqim i lehtë për humbje peshe.

Djathi është i pasur me yndyrna e kjo mund t’a bëjë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka shumë variacione djathi të cilat për shumë kohë tashmë janë cilësuar si jo shumë të dobishme për trupin.
Megjithëse si një nën produkt i qumështit edhe djathi është një probiotik i shkëlqyer i pasur me shumë minerale. Këshillohet për paradiabetikët që kanë nivel të ulët yndyrnash në trup.
Ekspertët sugjerojnë se ngrënia e një sasie djathi në ditë mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular apo diabetin.
Gjatë studimit u vu re se enzima të djathit dhe produkteve të bulmetit ndihmonin në prodhimin e fosfolipideve, ndihmon në stabilizimin e nivelit të insulinës. Megjithëse rekomandohet konsumimi i djathrave me pak yndyrë në këtë rast nuk ka rëndësi lloji i tij.
Zgjidhni djathin që preferoni e do përfitoni vlerat minerale që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit, personat që konsumuan sasi të vogël djathi çdo ditë patën rrisk më të vogël përsa i’u përket sëmundjeve të zemrës.
Të dhënat për këtë studim që u morën për një periudhë 10 vjeçare treguan për rëndësinë e këtij ushqimi.
Sa duhet të konsumoni?
Ekspertët rekomandojnë rreth 40 gramë djathë në ditë, por tregohuni të kujdesshëm ta konsumoni të freskët, djathi është i pasur në probiotikë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Çelësi për një jetesë të shëndetshme është ngrënia e e pastër.
Edhe në rastin e kosumimit të djathit mund të zgjidhni ta hani si çdo ushqim tjetër të kombinuar me shumë perime. /UBT News/
Shëndeti
5 ushqime që i hani çdo ditë, por ndikojnë në energjinë tënde
Published
3 days agoon
March 3, 2025
Shpesh ushqimet që mendojmë se janë të padëmshme apo të shëndetshme, mund të na japin më tepër lodhje sesa energji. Zgjedhjet e përditshme të ushqimit ndikojnë direkt në nivelin e energjisë dhe ndjesinë e përgjithshme të mirëqenies.
Ja pesë ushqime që ndoshta i konsumon çdo ditë, por që në fakt të ulin energjinë:
Bukë e bardhë: Edhe pse mund të duket si zgjedhje e shpejtë dhe praktike, ajo është e pasur me karbohidrate të përpunuara që çojnë në rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak, pasuar nga një rënie e shpejtë. Kjo rënie të lë të lodhur dhe pa energji gjatë ditës.
Sheqeri i fshehur në pijet e ëmbla: Lëngjet e frutave të përpunuara, pijet me gaz e çaji i ëmbëlsuar përmbajnë sasi të mëdha sheqeri të shtuar. Konsumimi shkakton rritje të përkohshme të energjisë, por ajo bie shpejt, duke lënë ndjenjën e lodhjes dhe plogështisë.
Drithërat e përpunuara: Shumë drithëra që shiten si “të shëndetshme” përmbajnë sasi të larta sheqeri e janë të varfra në fibra. Ato rrisin nivelin e sheqerit në gjak, por nuk ofrojnë ndjenjën e ngopjes apo energji të qëndrueshme, duke shkaktuar lodhje pas një kohe të shkurtër.
Kosi me fruta: Edhe pse kosi në vetvete është burim i mirë i proteinave dhe probiotikëve, versionet e gatshme me fruta të përpunuara përmbajnë sasi të mëdha sheqeri të shtuar. Kjo ndikon në energjinë gjatë ditës, duke shkaktuar rritje dhe rënie të shpejtë të energjisë.
Patatet e skuqura dhe snacks-et e kripura: Patatet e skuqura dhe snacks-et tjera të kripura që mund t’i konsumoni për një darkë të shpejtë përmbajnë yndyra të përpunuara dhe karbohidrate që ngadalësojnë tretjen dhe krijojnë ndjesinë e lodhjes pas konsumimit. Ato ofrojnë pak vlera ushqyese dhe kanë një efekt të shpejtë negativ në nivelet e energjisë. /UBT News/
Shëndeti
Fibrat zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundja e mishit të dhëmbëve
Published
3 days agoon
March 3, 2025
Ushqimi i pasur me fibra ofron shumë dobi për organizmin. Nxit punën optimale të traktit tretës, ulë kolesterinën, ruan zemrën, redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit të zorrëve dhe mban nën kontroll nivelin e sheqerit.
Shkencëtarët kanë përcjellë 630 persona për 15 vite, ndërsa shëndetin e zgavrës së tyre të gojës e kanë kontrolluar çdo tre vjet.
Para çdo kontrolli, të anketuarit kanë plotësuar pyetësor me detajet për konsumimin e ushqimeve të pasura me fibra që përmbajnë më shumë se 2.5 gramë fibra për porcion (banane, mollë, portokaj, boronica, brokoli, lakër, patate, spinaq, kikirik, qull tërshëre).
Efekti më i rëndësishëm pozitiv i fibrave është vënë re te të anketuarit më të vjetër se 65 vjeç, është dëshmuar që çdo shujtë shtesë e pasur me fibra zvogëlon rrezikun nga humbja e dhëmbëve për 30 për qind.
Bananet, mollët dhe kumbullat e thata
Dobitë e fibrave për dhëmbë dhe mishin e dhëmbëve nuk janë konfirmuar te të anketuarit e rinj. Kur për së afërmi kanë analizuar ushqimet, që i kanë konsumuar të anketuarit, kanë përfunduar që në mënyrë mbrojtëse veprojnë bananet, mollët dhe kumbullat e thata.
Ekspertët nuk janë të sigurt sa fibra reduktojnë rrezikun nga sëmundja e mishit të dhëmbëve, veçanërisht të pemëve, por kanë ofruar disa mundësi: ushqimet e pasura me fibra kërkojnë shumë më shumë përtypje se ushqimi tjetër, çka mund të rrisë krijimin e pështymës dhe kështu të largojë bakteret e dëmshme nga goja.
Fibrat e mbajnë sheqerin në kontrolle dhe ulin tensionin, sheqeri i ngritur dhe tensioni i lartë janë faktorë të rrezikut për sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Rrisni konsumimin e ushqimit të pasur me fibra, por vizitoni stomatologun e pastroni dhëmbët me furçë dy herë në ditë. /UBT News/

Ambasadori i BE-së në Shqipëri: Mbështesim institucionet e pavarura të drejtësisë

Mbyllja e Tik Tok në Shqipëri, Berisha thërret protestë kombëtare

Poeti arbëresh Zef Serembe, kryengritësi i vetmuar

Sinani: Sakrifica e familjes Jashari, udhërrëfyes për të gjithë shqiptarët

Zgjedhjet e 9 shkurtit: Si ndryshimi i ri ballafaqohet me procesin zgjedhor?

Qeveria miraton vendimin, mbyllet për 1 vit TikTok në Shqipëri

Presidentja e KE-së, Von der Leyen: Evropa përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm

Ekipet e përbashkëta hetimore, Hargreaves: Mbani përgjegjësi për të mbrojtur pavarësinë e institucioneve

Shënohet Dita Evropiane e Logopedisë, kërkohet shtimi i numrit të logopedëve në institucione
Të kërkuara
-
Magazinë3 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota1 month ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota1 month ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota1 month ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt