Kulturë
Cila është origjina surprizuese e fjalës “menaxhim”?
Më poshtë po ju tregojmë se nga ka ardhur fjala menaxhim.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiShpesh kur shkojmë të kërkojmë etimologjinë e fjalëve, nxjerrim mësime shtesë edhe rreth kuptimit të tyre. Është interesante të kuptojmë se si njerëzit gjatë historisë i vendosin dhe i modifikojnë kuptimin foljeve dhe fjalëve të ndryshme. Më poshtë po ju tregojmë se nga ka ardhur fjala menaxhim.
Nga latinishtja e vjetër kemi fjalës “manus”, që përkthehet “dorë”. Që këtu marrin një ide mbi thelbin e menaxhimit, që qenka dora. Gjithçka që ka arritur njerëzimi dhe që na ka diferencuar nga gjallesat e tjera përveç trurit të zhvilluar, janë duart. Aftësia e jashtëzakonshme për t’i përdorur, për të krijuar gjëra fantastike që kanë përparuar racën njerëzore.
Më pas kalojmë në fjalën italisht “maneggiare“, që përveç fjalës “manus” bashkohet edhe me fjalën “agere” që përkthehet “veproj”. Maneggiare, e cila është egzaktësisht si fjala e sotme për menaxhimin, në atë kohë ka patur kuptim “të manovrosh“ dhe më saktë përdorej për “ngas apo kontrolloj kalin”. Këtë kuptim fjala “maneggiare” e ka ende edhe sot. E jashtëzakonshme ama paralelizmi i kontrollit të kalit, me menaxhimin e një sektori apo të një kompanie në ditët e sotme. Nëse mendojmë se sa praktikë, studim, durim, por edhe përkujdesje duan kuajt derisa të jesh i aftë t’i kontrollosh dhe t’i ngasësh si mjeshtër, do të vëmë re analogji të shumta me rrugën që një menaxher duhet të kalojë derisa të bëhet i zotë në punën e tij.
Dhe në shekullin XVI, fillon përdorimi më i gjerë edhe në anglisht i fjalës “manage” dhe më pas “management” në kuptime gradualisht të tjera, deri tek kuptimi modern i fjalëve. -ment është një prapashtesë edhe kjo me origjinë latine (trashëguar sot kryesisht tek francezët), që përdoret për të kthyer foljet në emra. Përderisa, në shqip nuk e kemi këtë prapashtesë, por kemi mënyrat tona gjuhësore për të shndërruar foljet në emra, përdorim sot thjesht fjalën “menaxhim”.
You may like
Lifestyle
Si të parandaloni ndryshkun te aksesorët tuaj?
Published
3 minutes agoon
November 17, 2025By
UBT News
Aksesorët përdoren shumë nga gratë dhe vajzat pasi ato i bëjnë ato të duken të bukura dhe me plotë stil. Por, pos kësaj ato kanë një hall me aksesorët e tyre, pasi shumë shpejtë iu ndryshken dhe iu dëmtohen.
Kështu kjo i bënë ato të brengosen më shumë dhe të harxhojnë më shumë para në aksesorë.
Për të eliminuar, duhet të së pari t’i vendosni në vende të sigurta jo në çanta nga plastika apo edhe në varëse metali.
Më shumë preferohet që t’i vendosni në hapësira nga druri, pos kësaj nuk preferohet që kur bartni aksesorë të vendosni parfum, krem apo edhe sprej të flokëve, kjo për shkak se alkooli ato i bënë të ndryshken.
Nëse i praktikoni këta hapa aksesorët e juaj do t’i mbijetojnë kohës. /A.Z/UBT News/
Kulturë
Elbasani, qendër e artit me Koloninë e Piktorëve 2025
Published
6 hours agoon
November 17, 2025By
UBT News
Elbasani mirëpret edhe këtë vit Koloninë e Piktorëve “Skampis 2025”, një aktivitet që bashkon artistë të njohur nga e gjithë Shqipëria për të përçuar përmes penelit atmosferën, historinë dhe shpirtin e qytetit.
Me tematikën “Elbasani turistik nën gjurmët e penelit”, kolonia synon të promovojë qytetin si një destinacion kulturor dhe artistik, duke evidentuar bukuritë natyrore, monumentet historike dhe karakterin urban të tij.
Në këtë edicion marrin pjesë piktorët: Agron Polovina, Alion Cano, Buron Kaceli, Dashnor Kulolli, Emirjona Stasi Nako, Edi Kojani, Elmal Baboci, Fatmir Dardha, Gazmend Leka, Gazmend Kafa, Helidon Haliti, Sadik Kasa, Nasuf Myftari, Nikolin Ivani, Kudret Durollari, Romeo Kallco, Sefedin Stafa, Vanjgo Vasili, Zaim Elezi dhe Kristjan Zara.
Artistët po realizojnë veprat e tyre në pika të ndryshme të qytetit, nga kalaja dhe rrugicat karakteristike deri tek peizazhet natyrore përreth, duke pasqyruar identitetin unik të Elbasanit.
Ekspozita përmbyllëse do të mbahet sot në mbrëmje në hollin e Teatrit “Skampa”, ku publiku do të ketë mundësinë të shohë të gjitha krijimet e realizuara gjatë kolonisë.
Kolonia e Piktorëve “Skampis 2025” dëshmon përkushtimin e Bashkisë Elbasan për të mbështetur artin dhe kulturën, duke forcuar pozicionin e qytetit si një qendër e rëndësishme kulturore në Shqipëri. /A.Z/UBT News/

Lifestyle
Ekspertët: Hiqni këto pesë gjëra nga vendet e dukshme për një shtëpi më harmonike
Published
8 hours agoon
November 17, 2025By
UBT News
Dhoma e ditës është zemra e shtëpisë – vendi ku pushojmë, socializohemi dhe kalojmë kohën më të madhe të ditës.
Pikërisht për këtë arsye, kthehet në hapësirë ku mblidhen sende të rastësishme: posta, paketat, këpucët, kabllot apo gjëra të vogla që nuk kanë vend të caktuar. Me kalimin e kohës, kjo krijon një atmosferë të ngarkuar dhe të çrregullt.
Ekspertët e organizimit të hapësirës, të cilët kanë folur për The Spruce, theksojnë se sa më pak objekte të panevojshme të ketë në dhomë, aq më shumë qetësi dhe rehati do të sjellë ajo.
Ata shpjegojnë cilat gjëra nuk duhen lënë kurrë në dhomën e ditës dhe si mund të rikthehet harmonia pa shumë mundim.
Një dhomë e pastër s’do të thotë hapësirë bosh, por vend ku çdo send ka funksionin e vet. Mos e ngarkoni ambientin, lëreni të jetë i ajrosur. Minimalizmi, sipas ekspertëve, nuk është trend, por mënyrë jetese që na kthen tek qetësia e koha cilësore pa shpërqendrime.
1. Rrëmujë në tavolinën e kafesë
Filxhanët, telekomandat, librat dhe suveniret e shumta krijojnë kaos vizual. Ekspertja Mari Poter sugjeron që tavolina të shndërrohet në një kënd të vogël dekorativ: “Lini vetëm sendet që ju sjellin kënaqësi – një qiri, një bimë ose një difuzer. Gjithçka tjetër sistemojeni.” Tavolinat me sirtarë ose rafte e mbajnë sipërfaqen të rregullt, ndërsa sendet e nevojshme qëndrojnë të fshehura.
2. Enët e pista
Shikimi i serialeve gjatë ngrënies sjell pjatat e harruara në dhomën e ditës. “Enët e pista krijojnë përshtypjen e rrëmujës dhe mund të tërheqin insekte,” paralajmëron Barbara Brok. Përdorni një tabaka ose tavolinë ndihmëse dhe çojini enët në kuzhinë menjëherë.
3. Sendet ‘kalimtare’: posta, këpucët, xhaketat
Dhoma e ditës kthehet në pikë-grumbullim për postën, çantat apo paketat. Por, “përkohësja bëhet e përhershme shumë shpejt”. Çdo gjë duhet të ketë vendin e vet: posta në korridor, këpucët dhe xhaketat në dollap, paketat pranë hyrjes. Rregulli i një minute është çelësi – çdo gjë që sistemoni brenda një minute, bëjeni menjëherë.
4. Pajisjet teknologjike
Konzolat, kabllot dhe paisjet e shumta krijojnë ngarkesë vizuale. Zgjidhja është organizimi i zgjuar: shporta dekorative, kuti, dollapë me dyer ose elemente multifunksionale me hapësirë ruajtjeje. Një herë në muaj bëni pastrimin teknik dhe hiqni pajisjet e papërdorura.
5. Rrobat e palara ose të papaluara
Shumë njerëz palosin rrobat duke parë TV, por i lënë në mes të dhomës. Brok thotë: “Sa më shumë e shtyni për më vonë, aq më vështirë është ta përfundoni.” Nëse nuk i palosni, zhvendosini diku tjetër. Krijoni një kënd të dedikuar pranë vendit ku lani rrobat, me shporta e ndriçim të ngrohtë që puna të bëhet më e lehtë dhe dhoma e ditës të mbetet zonë relaksi. /A.Z/UBT News/
Kulturë
Tokio shpallet qyteti më i fuqishëm ekonomikisht në botë për vitin 2025
Published
3 days agoon
November 14, 2025By
UBT News
Tokio, kryeqyteti i Japonisë, është shpallur qyteti më i fuqishëm ekonomikisht në botë për vitin 2025 sipas renditjes globale të CEOWORLD.
Revista vlerëson se fuqia e jashtëzakonshme ekonomike e qytetit bazohet në dekada inovacioni në teknologji, industrinë automobilistike dhe prodhimin me precizion të lartë.
Sipas analizës, Tokio përfaqëson një standard të lartë të përsosmërisë operacionale, duke kombinuar avancimin teknologjik me qeverisje të disiplinuar ekonomike. Sistemet e transportit, rrjetet financiare dhe zinxhirët industrialë funksionojnë me një “saktësi të pakrahasueshme”.
Në vendin e dytë renditet Nju Jorku, si qendra kryesore globale e financave dhe nyjë për startup-et inovative, ndërsa Los Anxhelosi mban vendin e tretë falë industrisë së argëtimit, mbështetur nga zhvillimi i sektorit teknologjik dhe hapësinor.
Sipas raportit, 10 qytetet kryesore kontribuojnë thuajse një të tretën e GDP-së globale, duke treguar përqendrimin e fuqisë ekonomike në qendrat urbane që nxisin inovacion dhe kapital.
Renditja tregon dominimin e qyteteve amerikane në top 25-shen, përfshirë Çikagon (7), San Francisko Bay Area (9), Uashingtonin (12), Dallas-Fort Worth (13), Hjustonin (14), Bostoni (15), Seattle (18), Filadelfia (19), Atlanta (20) dhe Luginën e Silikonit (24).
Nga ana tjetër, Azia po forcon pozicionin e saj në ekonominë globale, me Seulin në vendin e pestë, duke reflektuar përparimin e Koresë së Jugut në teknologji, elektronikë dhe inovacion digjital.
Raporti i këtij viti nënvizon një zhvendosje të dukshme të gravitetit ekonomik global drejt rajoneve më dinamike dhe teknologjikisht të avancuara të botës. /A.Z/UBT News/
Si të parandaloni ndryshkun te aksesorët tuaj?
Kryediplomati gjerman të martën në Kosovë
Monica Bellucci dhe Cate Blanchett takojnë Papën Leo në Vatikan
Viber sjell një funksion të ri, a do ta përdorësh?
Nga tërshëra te avokado, super-ushqimet që pastrojnë arteriet
Adresa zyrtare e BQK-së tani është Rruga “Luan Haradinaj”
Detaje të reja nga plagosja e ushtarit të FSK-së
Paris Hilton ndez rrjetin me deklaratën: ‘Jam e vetëkrijuar’
Osmani nderon me Urdhrin e Lirisë, Harry Bajraktarin, si vlerësim për kontributin e tij për lirinë e Kosovës
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet4 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
