Lajmet nga UBT

Cila degë inxhinierike të përfaqëson? Zbulo mundësitë në UBT!

Published

on

Nëse po pyet vetën “Cila degë inxhinierike më përfaqëson mua?”, UBT është vendi ideal për të zbuluar përgjigjen dhe për ta kthyer pasionin tënd në profesion. Me laboratorë të avancuar, staf akademik të kualifikuar dhe lidhje të ngushta me industrinë, UBT u ofron studentëve të ardhshëm katër drejtime të fuqishme të inxhinierisë, secila me potencial për të ndikuar në të ardhmen: Inxhinieri e Energjisë, Inxhinieri e Mekatronikës, Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës, dhe Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit.

Nëse jeni të interesuar të bëheni lider në fushën e ardhme energjetike dhe të jeni pjesë e zgjidhjeve që do të ndryshojnë botën, sidomos në kohën e sfidave klimatike dhe krizave energjetike, programi Inxhinieri e Energjisë në UBT është vendi ku mund të zhvilloni potencialin tuaj dhe të bëni ndryshime të vërteta në botën e energjisë. Ky program i studimit është dizajnuar për të përgatitur studentët për sfidat e energjisë së së ardhmes, ku qëndrueshmëria dhe inovacioni janë në qendër të zhvillimeve globale.

Nëse tërhiqesh nga robotika, automatizimi dhe intelegjenca artificiale, atëherë Fakulteti i Mekatronikës në UBT është një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë të zhvillojnë një karrierë në fushën teknologjike të avancuar. Ky fakultet ofron një program studimi që ndërthur teknologjinë më të avancuar me njohuri të thella teorike dhe praktike, duke krijuar profesionistë të aftë për të sfiduar dhe transformuar botën e teknologjisë.

A e sheh vetën duke projektuar ura, rrugë, ndërtesa dhe struktura të qëndrueshme, atëherë Inxhinieria e Ndërtimit në UBT  është rruga jote. Fakulteti i Inxhinierisë të Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT dallohet si lider në fushën e ndërtimtarisë dhe infrastrukturës, andaj qëllimi i këtij programi është të ofrojë një edukim çdo herë më të avancuar dhe të plotë për studentët, duke i pajisur ata me të gjitha njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të qenë profesionistë të suksesshëm në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës.

Fakulteti Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit është për studentët të cilët janë të apasionuar për mjedisin, agrikulturën dhe dëshirojn të kanë një impakt pozitiv në botën rurale dhe natyrore. Program i Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT paraqet një mundësi të shkëlqyer për të kultivuar njohuritë dhe aftësitë që ju duhen për të ndikuar pozitivisht në botën e mjedisit dhe agrikulturës

UBT nuk ofron vetëm studime, por rrugë të qartë drejt karrierës, andaj me këto katër degë inxhinierike, çdo student ka mundësinë të gjejë identitetin e vet profesional dhe të ndërtoj një të ardhme të qëndrueshme, digjitale dhe të suksesshme./UBTNews

lajme

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Rajoni

UBT ofron 20% bursë për profesionistët në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi përmes ENGAGED SCHOLARSHIP

Published

on

By

Profesionistët që janë aktualisht të angazhuar në tregun e punës dhe dëshirojnë të avancojnë më tej në karrierën e tyre kanë mundësi të ndjekin studimet Master në UBT me 20% bursë, përmes iniciativës së re ENGAGED SCHOLARSHIP.

Iniciativa është krijuar për të lidhur më drejtpërdrejt përvojën e profesionistëve në tregun e punës me avancimin akademik, duke u mundësuar atyre të zhvillojnë njohuri dhe kompetenca të reja në fusha që lidhen me angazhimin e tyre profesional.

Një nga programet e përfshira në këtë iniciativë është Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE), i cili u dedikohet, ndër të tjera, profesionistëve që punojnë në institucione bankare, kompani private, institucione publike, si dhe profesionistëve të fushës së kontabilitetit.

Një program i orientuar drejt tregut dhe zhvillimit profesional

Programi Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi është i konceptuar për të ofruar njohuri të avancuara në dimensionet kryesore të menaxhmentit, biznesit dhe ekonomisë, duke kombinuar një mjedis akademik me ekspertizë ndërkombëtare. Misioni i programit është të përgatisë të diplomuar që janë të gatshëm të marrin ose të avancojnë në role udhëheqëse në biznes, profesionet e tyre, industri, shërbime publike dhe shoqëri.

Në hartimin e programit janë marrë parasysh nevojat dhe zhvillimet e tregut të punës në nivel vendor, rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe kërkesat për zhvillim ekonomik dhe mundësitë e reja profesionale.

Kjo e bën programin veçanërisht të përshtatshëm për profesionistët që tashmë kanë përvojë pune dhe kërkojnë ta thellojnë atë përmes një formimi akademik të avancuar, duke e lidhur dijen e fituar në universitet me sfidat dhe nevojat reale të vendit të punës.

Studime që mund të kombinohen me punën

Një prej elementeve kryesore të ENGAGED SCHOLARSHIP është përshtatja e studimeve me nevojat e profesionistëve që janë në marrëdhënie pune. Ligjëratat zhvillohen kryesisht në orët e pasdites, duke krijuar mundësi që puna dhe studimet Master të zhvillohen paralelisht.

Në këtë mënyrë, profesionistët nuk kanë nevojë të zgjedhin mes zhvillimit akademik dhe angazhimit të tyre profesional, por mund t’i ndërtojnë të dyja paralelisht, duke e shndërruar përvojën e punës në një bazë për zhvillim të mëtejshëm akademik dhe karrierë.

Përmes 20% bursës për studimet Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, UBT synon t’u ofrojë profesionistëve një mundësi konkrete për të avancuar njohuritë, për të zhvilluar kompetenca të reja dhe për ta lidhur më fuqishëm formimin akademik me përvojën profesionale.

Aplikimi për ENGAGED SCHOLARSHIP është i hapur, vendet janë të limituara.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi diskuton për rolin e AI-së në edukim dhe inovacion në AI4Youth

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në aktivitetin “AI4Youth: From Learning to Building”, në kuadër të panelit “Empowering the Next Generation of AI Innovators”, të organizuar me ftesë të The Foundation House, ku u diskutua roli i inteligjencës artificiale në edukim dhe përgatitjen e të rinjve për profesionet e së ardhmes.

Duke sjellë perspektivën e arsimit të lartë dhe inovacionit, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e kalimit nga mësimi i inteligjencës artificiale te përdorimi i saj për krijimin e zgjidhjeve konkrete, duke nënvizuar rolin që universitetet duhet të kenë në këtë transformim.

Në këtë kontekst, UBT është institucioni i parë në rajon që ka implementuar një ekosistem të integruar të inteligjencës artificiale në edukim dhe fusha të tjera, duke e shtrirë përdorimin e AI-së në mënyrë gjithëpërfshirëse në mësimdhënie, kërkim, inovacion dhe proceset universitare.

AI4Youth është një program që synon fuqizimin e të rinjve përmes zhvillimit të njohurive dhe aftësive në inteligjencën artificiale, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe zhvillimin e aplikacioneve, duke i orientuar ata nga të mësuarit drejt krijimit të zgjidhjeve konkrete.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Instituti Yunus Emre nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Published

on

By

UBT dhe Instituti Yunus Emre në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të promovimit dhe avancimit të mësimdhënies së gjuhës turke, si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Institutit Yunus Emre, Ramazan Yılmaz.

Në kuadër të bashkëpunimit parashihet organizimi i kurseve të gjuhës turke, punëtorive, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe komunitetin.

Një fokus i veçantë do t’i kushtohet Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, përmes të cilit synohet zgjerimi i mundësive për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Continue Reading

Të kërkuara