Sport

​Çiklistja olimpike gjendet e vdekur në apartamentin e saj

Published

on

Një çikliste olimpike është gjetur e vdekur në banesën e saj pasi thuhet se është mbytur ushqimi. Kur ish-atletja Daniela Larreal Chirinos nuk u paraqit në hotelin ku punonte, kolegët e shqetësuar njoftuan autoritetet.

Oficerët e policisë shkuan në banesën e saj në Las Vegas të premten (16 gusht) dhe gjetën trupin e saj brenda. Besohet se ajo ka vdekur që nga 11 gushti, ndërsa kolegët e saj kontaktuan autoritetet më 12 gusht. Sipas burimeve pranë hetimit, Larreal, 50 vjeç, vdiq nga asfiksia.

Pas vdekjes thuhet u gjetën mbetje të ushqimit të ngurtë në fztin e saj, duke sugjeruar se ajo kishte vdekur nga asfiksia. Megjithatë, shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Larreal ishte një nga atletët më të dalluar të Venezuelës. Ajo mori pjesë në pesë Lojëra Olimpike – Barcelona 1992, Atlanta 1996, Sydney 2000, Athinë 2004 dhe Londër 2012.

Lajmet

Sot luan Kosova U19: Dardanët e rinj përballen me Armeninë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e moshave nën 19 vjeç do të zbresë sot në fushë për t’u ballafaquar me përfaqësuesen e Armenisë. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të UEFA-s për këtë grupmoshë.

Sipas agjendës zyrtare, takimi ndërmjet Armenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00. Përballja do të luhet në Turqi, konkretisht në kompleksin sportiv “Arslan Zeki Demirci”.

Ky ballafaqim shihet si një mundësi e rëndësishme për dardanët e rinj që të tregojnë formën e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të kërkojnë rezultat pozitiv në kuadër të grupit kualifikues.

Lista e 11-shes startuese të Kombëtares së Kosovës U19 kundër Armenisë.

Continue Reading

Lajmet

Kosova në ditën e dytë të përgatitjeve: sot seanca vendimtare para udhëtimit

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës po numëron minutat deri në nisjen e seancës së dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila është planifikuar të fillojë sot në orën 11:00.

Pas grumbullimit të djeshëm ku u vu theksi te motivimi dhe rigjenerimi i lojtarëve, dita e sotme pritet të jetë përcaktuese për skemat taktike që përzgjedhësi Franco Foda do të aplikojë ndaj Sllovakisë.

Në stërvitjen e paradites së sotme, pritet që grupi të jetë i plotë në fushë, përfshirë edhe gjashtë futbollistët që dje punuan vetëm në palestër. Ky është momenti kyç ku stafi teknik do të testojë gjendjen fizike të lojtarëve pas ngarkesave me klubet e tyre, duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin 2026.

Edhe pse përballja me Sllovakisë shihet si një pengesë e vështirë, energjia pozitive që ka rrethuar kampin dardan që nga dita e parë jep shpresë për një rezultat historik. Pas përfundimit të stërvitjes së sotme, ekipi do të ketë një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen e lojtarëve të lënduar dhe formacionin që do të kërkojë fitoren në Bratislavë të enjten mbrëma.

Continue Reading

Lajmet

Talentet e Evropës në shenjestrën e Kosovës: Foda dhe Shala konfirmojnë kontaktet me tre yjet e rinj

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, së bashku me menaxherin e përfaqësueses, Bajram Shala, kanë konfirmuar se janë në monitorim dhe bisedime me tre talente që po shkëlqejnë në ligat evropiane: Erblin Osmanin, Brajan Grudën dhe Lorent Tolajn.

Edhe pse “Dardanët” janë vetëm pak ditë larg përballjes vendimtare ndaj Sllovakisë në kuadër të play-off-it për Kupën e Botës, vëmendja e opinionit është kthyer edhe nga afrimet e mundshme. Një prej emrave më të diskutuar është ai i 16-vjeçarit Erblin Osmani, i cili bëri bujë me debutimin e tij te Bayern Munich në Bundesliga.

Menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, konfirmoi se Federata tashmë ka hedhur hapat e parë drejt talentit të ri. “Drejtori Muharrem Sahiti ka pasur kontakte direkte me familjarët e Erblin Osmanit”, deklaroi Shala, duke lënë të kuptohet se bisedimet janë në proces.

Në anën tjetër, trajneri Franco Foda u tregua më i matur sa i përket dyshes Brajan Gruda dhe Lorent Tolaj. Ndonëse pranoi se i njeh mirë cilësitë e tyre, ai theksoi se prioriteti i tij mbetet skuadra aktuale para sfidës jetike.

“Janë emra shumë interesantë dhe cilësorë të cilët i njoh. Megjithatë, fokusi im total është te lojtarët që kam aktualisht në grumbullim. Për emra të tjerë mund të përgjigjem vetëm pas ndeshjes”, u shpreh Foda.

Kosova do të kërkojë biletën për finalen e play-off-it këtë të enjte, në duelin që nis nga ora 21:00 kundër Sllovakisë, ndeshje kjo që konsiderohet si një nga më të rëndësishmet e viteve të fundit. /Telegrafi/

Continue Reading

Sport

Veton Tusha shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës 

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për futbollistin më të dalluar të javës. Për javën e njëzet e gjashtë të edicionit aktual, ky çmim i është dhënë Veton Tushës nga FC Drita, i cili shënoi të vetmin gol në derbin e qytetit kundër rivalit SC Gjilani, duke siguruar fitoren 0:1 dhe rikthyer skuadrën e tij në krye të tabelës.

Vlerësimi u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, ndërsa Tusha u shpreh i lumtur për këtë njohje: “Derbi është gjithmonë i vështirë, por jam i lumtur që e kemi fituar. Atmosfera në skuadrën tonë është shumë e mirë dhe do të luftojmë nga xhiro në xhiro për të fituar titullin kampion. Ky çmim i dedikohet ‘Intelektualëve’. Falënderoj bashkëlojtarët e mi, stafin e trajnerëve dhe familjen time që gjithmonë më qëndrojnë afër,” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Ky çmim nënvizon performancën e shkëlqyer të Tushës dhe rolin e tij vendimtar në suksesin e FC Dritës këtë sezon.

Continue Reading

Të kërkuara