Lajmet
Çifti kosovar dënohet për abuzim me ndihmat sociale por shpëton nga dëbimi
Paratë e marra gabimisht si ndihma sociale tashmë i kanë kthyer dhe borxhet e sigurimit të papunësisë po i shlyejnë. Kjo ka bërë që çifti të fitojë trajtim më të mirë
Published
5 years agoon
By
Betim GashiNjë çift me shtetësi kosovare ka marrë rreth 2,400 franga në muaj përfitime të papunësisë dhe ndihmë sociale, edhe pse të dy punonin pjesërisht. Komuna i ka zbuluar – dhe tani, Gjykata Penale e Lucernit ka dënuar çiftin për mashtrim masiv, shkruan zentralplus.ch.
Familja me katër fëmijë qe vënë në shënjestër të autoriteteve, që në vitin 2017. Pastaj kishte dalë në dritë fakti që prindërit kishin shfrytëzuar zyrën e mirëqenies sociale dhe fondin e papunësisë për dy vite të tëra, transmeton albinfo.ch. Paraqiteshin sikur të dy të ishin të papunë dhe nuk kishin të ardhura. Por në fakt, ata punonin në mënyrë sporadike. Ai, si punëtor i përgjithshëm, ajo fillimisht si shitëse në një dyqan rrobash. Më vonë ajo kishte punuar edhe si pastruese.
Ndonjëherë burrit i paguheshin pagat me para në dorë. Por, shumicën e kohës, paratë shkonin në një llogari bankare që ai dhe gruaja e tij e mbanin të fshehtë nga autoritetet. Ata “kanë mashtruar komunën dhe në këtë mënyrë kanë bërë që të ardhurat e padeklaruara të mos merreshin parasysh kur llogaritej e drejta për ndihmë sociale”, thuhet në një vendim të lëshuar nga Gjykata Penale në Lucern.
Gjithsej rreth 27,000 franga u janë paguar gabimisht
Burri gjithashtu merrte përfitime ditore të sigurimit të papunësisë në total prej rreth 67,000 frangash. Ai po ashtu nuk kishte të drejtë të merrte këto para. Mesatarisht, familja, gjatë dy viteve apo më shumë, ka rritur të ardhurat e saj me 2,400 franga në muaj përmes gënjeshtrave.
Nga këndvështrimi i zyrës së prokurorit publik, nuk mund të ketë asnjë “arsye të respektueshme” për mashtrim të mirëqenies sociale. Familja kosovare nuk ishte në “vështirësi serioze”. Ata kanë gënjyer autoritetet “thjesht për të pasur më shumë para në dispozicion në muaj”, thuhet në aktakuzë.
Por, tani çiftit i ka ardhur “fatura” për atë që kanë bërë. Ata tashmë kanë ndërmarrë hapin e parë: paratë e marra gabimisht si ndihma sociale tashmë i kanë kthyer. Borxhet e sigurimit të papunësisë po i shlyejnë çdo muaj.
Marrëveshje me prokurorin
Ripagimet – dhe pranimi i veprës nga ana e tyre, kanë bërë që çifti të fitojë trajtim më të mirë. Zyra e prokurorit publik ka ofruar në këtë rast procedurën e ashtuquajtur të shkurtuar. Kësjhtu, prokurori dhe mbrojtja kanë rënë dakord për një dënim që është i përshtatshëm për të dy palët, transmeton albinfo.ch. Dhe në një rast të tillë, gjykata ka vetëm mundësinë të miratojë “marrëveshjen” ose jo.
Në rastin aktual, propozimi ishte si më poshtë. Gruaja dënohet me një gjobë me kusht prej 150 tarifave ditore nga 30 franga. Ajo duhet të paguajë 4,500 franga nëse vepra ripërsëritet brenda dy vjetësh. Por, një gjobë prej 1,000 frangash ajo duhet ta shlyjë menjëherë. Burri, nga ana tjetër, dënohet me 12 muaj burgim me kusht.
Mes palëve ekziston një pajtim se këtu kemi të bëjmë me një “rast vështirësie” – prandaj duhet të hiqet dorë nga vendimi për dëbim të çiftit nga Zvicra.
I akuzuari, tashmë 42-vjeçar kishte ardhur në Zvicër në moshën 14 vjeçare. Gruaja e tij tani 41 vjeçare ka jetuar këtu për 20 vjet, përcjell albinfo.ch Çifti ka katër fëmijë, njëri prej të cilëve është vetëm 12 vjeç dhe vazhdon ende shkollën. Prandaj, nga këndvështrimi i gjykatës, nuk mund të pritet që familja të largohet nga Zvicra. Sidomos pasi që perspektivat e riintegrimit në Kosovë janë “të vogla”, siç thotë gjykimi. Gjykata në fund ka miratuar “marrëveshjen”.
You may like
Vendi
UBT nis bashkëpunim ndërkombëtar me Liberty University për “Virtual NATO Simulation”
Published
1 day agoon
February 21, 2026By
ubtnews
Është mbajtur takimi i parë online i punës që shënon nisjen e një bashkëpunimi të rëndësishëm akademik ndërkombëtar në kuadër të aktivitetit “Virtual NATO Simulation”, i cili për herë të parë po zhvillohet në Kosovë me përfshirjen e studentëve të University for Business and Technology.
Ky projekt inovativ synon të sjellë një përvojë të drejtpërdrejtë të proceseve vendimmarrëse dhe diplomatike në kuadër të NATO, përmes një simulimi virtual që përfshin role të nivelit të lartë politik, diplomatik dhe të sigurisë.
Në kuadër të këtij simulimi, me iniciativë të Dekanes së Fakultetit Shkenca Politike në UBT, dy grupe studentësh, do të përfaqësojnë shtete anëtare të NATO-s përmes formatit role play. Njëri grup do të simulojë rolin e Turqia, ndërsa grupi tjetër atë të Italia, duke u angazhuar në diskutime dhe vendimmarrje që pasqyrojnë realitetin e sfidave të sigurisë ndërkombëtare.
Përmes këtij angazhimi, studentët do të përjetojnë nga afër dinamikën e negociatave, koordinimit institucional dhe diplomacisë shumëpalëshe.
Ky bashkëpunim po realizohet në partneritet me Liberty University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me universitete të tjera të rajonit, duke krijuar një hapësirë të përbashkët akademike për shkëmbim përvojash, njohurish dhe praktikash ndërkombëtare.
Virtual NATO Simulation u ofron studentëve një qasje praktike dhe ndërvepruese ndaj çështjeve të sigurisë globale, duke zhvilluar aftësi konkrete në analizë strategjike, komunikim institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Takimi i parë online përbën hapin fillestar të një rrugëtimi të ri për UBT-në dhe studentët e saj, duke e pozicionuar Kosovën në një platformë aktive të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe duke dëshmuar rolin në rritje të institucioneve vendore në nisma që ndërlidhin arsimin e lartë me realitetet globale.

Vendi
Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku pjesë e konferencës shkencore në Universitetin e Bolonjës
Published
1 day agoon
February 21, 2026By
ubtnews
Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku mori pjesë në një konferencë shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Bolonjës, në bashkëpunim me disa universitete shqiptare.
I themeluar në vitin 1088, Universiteti i Bolonjës konsiderohet universiteti më i vjetër në botë dhe një ndër institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në Evropë, me një traditë të gjatë akademike dhe kërkimore.
Konferenca, e mbajtur më 19 dhe 20 shkurt 2026, kishte për temë kryesore: “Arbëreshët e Italisë, një qytetërim midis dy brigjeve të Adriatikut” (The Arbëreshë of Italy, a civilization between the two shores of the Adriatic Sea).
Gjatë dy ditëve të zhvillimit të saj, studiues nga fusha të ndryshme trajtuan aspekte historike, kulturore, gjuhësore dhe identitare të komunitetit arbëresh, duke theksuar rolin e tyre në ndërlidhjen mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në kuadër të kësaj konference, Prof. ass. dr. Xhevahire Millaku prezantoi kumtesën me temë: “Gjuha dhe arti diplomatik e letrar i Ismail Kadaresë në studimet italiane”.
Në paraqitjen e saj, ajo trajtoi dimensionin gjuhësor dhe estetik të veprës së shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare, duke u ndalur në mënyrën se si krijimtaria e tij është studiuar dhe interpretuar në qarqet akademike italiane, si dhe në rolin që ajo ka luajtur në ndërtimin e urave kulturore ndërmjet dy vendeve.


Vendi
Pjesëmarrje rekord në Testin Provues të Arritshmërisë të organizuar nga UBT International Smart Schools: Mbi 1,500 nxënës nga e gjithë Kosova
Published
1 day agoon
February 21, 2026By
ubtnews
UBT International Smart Schools organizoi me sukses edicionin e dytë të Testit Provues të Arritshmërisë, me mbi 1,500 nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Kosova që morën pjesë. Ky test, i vetmi i këtij lloji në vend, ka për qëllim vlerësimin gjithëpërfshirës të njohurive të nxënësve dhe do t’u ofrojë atyre që kanë sukses mundësinë për të fituar bursa shkollimi nga 25% deri në 100% në UBT International Smart Schools.
Testi u zhvillua online dhe pa pagesë, duke mundësuar pjesëmarrje të lehtë nga çdo vend. Ai u nda në katër pjesë kryesore:
- Gjuhët dhe Komunikimi – Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Angleze
- Shkencat e Natyrës – Biologji, Kimi dhe Fizikë
- Shkencat Shoqërore – Histori dhe Gjeografi
- Matematika dhe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)
Ky test provues ishte një mundësi unike për nxënësit që të testojnë njohuritë e tyre dhe të hapin rrugën drejt një arsimi cilësor, inovativ dhe ndërkombëtar. Pjesëmarrja rekord e mbi 1,500 nxënësve tregon interesin e madh të të rinjve për të zhvilluar potencialin e tyre akademik dhe për të përfituar nga mundësitë e bursave të ofruara.
UBT International Smart Schools falënderon të gjithë nxënësit dhe prindërit për besimin dhe pjesëmarrjen, duke theksuar se përkushtimi ndaj arsimit dhe inovacionit mbetet prioritet kryesor i institucionit.
Për më shumë informacione mbi programet dhe mundësitë e tjera të UBT International Smart Schools, mund të kontaktoni në 046 332 233.
Lajmet
Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale
Published
2 days agoon
February 21, 2026By
ubtnews
Aktorja shqiptare nga Kosova, Fatlume Bunjaku, është shpallur fituese e çmimit prestigjioz European Shooting Stars në kuadër të Berlinale, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për kinematografinë shqiptare dhe atë ballkanike në skenën ndërkombëtare. Ky program, i organizuar çdo vit nga European Film Promotion në bashkëpunim me Berlinalen, konsiderohet një nga platformat më prestigjioze për promovimin e aktorëve evropianë me potencial për një karrierë ndërkombëtare të suksesshme.
Juria e këtij edicioni përbëhej nga emra të njohur të botës së filmit, përfshirë regjisorin fitues të Oscar-it, Danis Tanović, aktoren Danica Ćurčić, kritiken e filmit Leila Latif, regjisoren Jo Monteiro dhe producentin Jacques-Henri Bronckart. Sipas vlerësimit të tyre, Bunjaku lë një gjurmë të pashlyeshme te shikuesi, duke shfaqur një prezencë të fuqishme në ekran dhe një thellësi emocionale mbresëlënëse. Juria theksoi se talenti dhe angazhimi i saj e bëjnë atë një aktore me potencial të jashtëzakonshëm.
Përveç suksesit në film, Fatlume Bunjaku njihet edhe si profesoreshë në Fakultetin e Arteve Dramatike në UBT, ku ndan eksperiencën dhe pasionin e saj me studentët, duke i frymëzuar ata drejt karrierave në art dhe aktrim. Prania e saj si “Shooting Star” në Berlinale u cilësua si një moment historik jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.
Gjatë ceremonisë, Bunjaku tërhoqi vëmendjen e agjentëve dhe regjisorëve ndërkombëtarë, jo vetëm për interpretimin e saj bindës, por edhe për qasjen modeste dhe të ngrohtë. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje që industria globale e filmit të vlerësojë kineastët e Ballkanit, duke theksuar potencialin e madh të rajonit dhe nevojën për më shumë mundësi dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
Aktorja u nominua në këtë program për filmin Hana, me regji nga Ujkan Hysaj, ku interpreton rolin suportues të Mrikës. Ky vlerësim i hap rrugë prezantimit të saj në një nga skenat më të rëndësishme të kinematografisë botërore dhe shënon një kapitull të ri krenarie për artin shqiptar në nivel evropian dhe global.


UBT nis bashkëpunim ndërkombëtar me Liberty University për “Virtual NATO Simulation”
Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku pjesë e konferencës shkencore në Universitetin e Bolonjës
Pjesëmarrje rekord në Testin Provues të Arritshmërisë të organizuar nga UBT International Smart Schools: Mbi 1,500 nxënës nga e gjithë Kosova
Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale
Studentja dhe kampionia olimpike Nora Gjakova publikon studimin shkencor mbi rikuperimin e shpejtë pas lëndimit të hamstringut
Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Gjermane dhe OEGJK vizitojnë Qytetin e Mençur të UBT-së
Siemens Healthineers viziton UBT-në, theksohet potenciali për bashkëpunim në mjekësinë digjitale
Presidentja Osmani u prit në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio
Gjykata Supreme rrëzon tarifat e Trump
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
