Kulturë

Chris Brown akuzohet se ka goditur një grua në Los Anxhelos

Published

on

Chris Brown akuzohet për goditje të një gruaje në Los Anxhelos, kështu të paktën ka thënë policia.

Këngëtari Chris Brown u akuzua për goditje të një gruaje gjatë një debati në një shtëpi në Los Anxhelos, thanë autoritetet. Pak detaje janë lëshuar, por TMZ raportoi se gruaja pretendonte se Brown e goditi atë në kokë, sa që i kishte rënë paruka e saj. Asnjë lëndim nuk u raportua dhe ishte e paqartë nëse Brown do të përballej me ndonjë akuzë.

Chris Brown është përballur me një sërë problemesh ligjore që nga viti 2009, kur ai u arrestua për sulmin fizik të këngëtares Rihanna, e dashura e tij në atë kohë. Ai u deklarua fajtor për sulm krim dhe e përfundoi në 2015.

Chris Brown dhe Rihanna.

Një tjetër ish e dashurë e tij, modelja dhe aktorja Karrueche Tran, nënshkroi një urdhër ndalimi pesë-vjeçar kundër tij në 2017.

Në vitin 2018, ai u akuzua për kryesimin e një orgjie të nxitur nga droga në rezidencën e tij në Los Angeles ku një grua u sulmua seksualisht nga dy bashkëpunëtorë të tij. Ndërsa në vitin 2019, ai u la i lirë pasi u ndalua në Paris për përdhunim dhe përdorim të drogës.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Lajmet

Nga Kosova në Itali: UBT përfaqësohet me gjeneratën e re të dizajnerëve në “Rome – Sotto il Cielo di Genzano”

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të UBT-së dhe Ditëve të Artit dhe Dizajnit, studentët e Departamentit të Dizajnit të Modës po marrin pjesë në ngjarjen ndërkombëtare “Rome – Sotto il Cielo di Genzano”, e cila po mbahet në Itali.

Studentët Zoja Shabani, Levika Syla, Fiona Rushiti, Elsa Gashi dhe Adile Jashari do të prezantojnë krijimet e tyre në këtë defile mode, të realizuara në kuadër të lëndës Dizajn Studio V, nën mentorimin e profesoreshave Aferdita Statovci dhe Cennet Lika.

Për të mbështetur studentët në këtë përvojë të rëndësishme ndërkombëtare, në Itali po qëndrojnë edhe Fisnete Hajrizi, Ariana Gjoni, Laura Ymeri, Aferdita Statovci dhe Cennet Lika, të cilët po i shoqërojnë gjatë prezantimit të punimeve dhe po kontribuojnë në përfaqësimin dinjitoz të UBT-së në këtë ngjarje artistike dhe kulturore.

Pjesëmarrja në “Rome – Sotto il Cielo di Genzano” u ofron studentëve mundësinë të prezantojnë talentin, aftësitë profesionale dhe vizionin e tyre kreativ para një audience ndërkombëtare, duke krijuar njëkohësisht hapësira për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me artistë e dizajnerë nga vende të ndryshme.

Kjo paraqitje ndërkombëtare është dëshmi e përkushtimit të UBT-së për promovimin e kreativitetit, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit të arsimit. Në vitin jubilar të 25-vjetorit, UBT vazhdon të krijojë mundësi për studentët që të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të prezantojnë vlerat e artit dhe dizajnit kosovar në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Nis edicioni i 8-të i “Mitrovica Guitar Days”

Published

on

Ka nisur edicioni i tetë i festivalit “Mitrovica Guitar Days”, i cili po sjell në Mitrovicë artistë dhe kitaristë të njohur ndërkombëtarë, koncerte dhe aktivitete të ndryshme artistike që po e pasurojnë jetën kulturore të qytetit.

Festivali është hapur me një performancë nga artistja me renome botërore Carlotta Dalia, e cila ka sjellë një mbrëmje të veçantë me interpretime mbresëlënëse për publikun.

“Mitrovica Guitar Days” vazhdon të afirmohet si një prej festivaleve më të rëndësishme të kitarës në vend, duke krijuar hapësirë për shkëmbim artistik, zhvillim profesional dhe promovim të muzikës.

Ngjarja mbështetet nga Ministria e Kulturës përmes një financimi trevjeçar, me synim zhvillimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të festivalit. Në koncertin hapës ka marrë pjesë edhe zëvendësministrja Nora Arapi-Krasniqi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Koncert festiv “Liria na Bashkon” në Gjakovë për Ditën e Çlirimit

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit, tre ansamble kombëtare shqiptare do të bashkohen në koncertin festiv “Liria na Bashkon”, duke sjellë një mbrëmje me këngë, valle dhe interpretime nga kultura shqiptare.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria, si dhe Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Koncerti do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, më 12 qershor 2026 në ora 19:00. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “KFOR and Kosova +25” hapet sot në Bibliotekën Kombëtare

Published

on

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” hapet ekspozita fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”.

E realizuar në bashkëpunim me organizatën Heartstone, ekspozita sjell përmes fotografive të dokumentaristit britanik Nick Sidle një rrëfim mbi Kosovën në vitet e para të pasluftës, duke pasqyruar angazhimin e KFOR-it, por edhe jetën, sfidat dhe shpresat e qytetarëve gjatë periudhës së rindërtimit.

Ekspozita ishte prezantuar fillimisht në vitin 2001 dhe rikthehet tani, 25 vjet më vonë, në një version të restauruar dhe të zgjeruar, me synimin për të nxitur kujtesën, reflektimin dhe dialogun mbi paqen dhe bashkëjetesën.

Hapja do të mbahet sot nga ora 16:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara