Sport

Chelsea nis punën për ta kthyer Hazardin në Angli

Publikuar

“Blutë” e Londrës e duan Eden Hazardin, pasi sulmuesi belg po vuan në Real Madrid.

Belgu është larg atij Hazardit të Chelseat që kur u transferua në “Santiago Bernabeu”. Fajin për këtë e kanë dëmtimet e shpeshta që nuk po e lënë rehat as këtë sezon.

Tashmë raportohet se në verën e vitit 2021, nuk përjashtohet mundësia që Hazard t’i thotë lamtumirë Realit.

Sipas “DefensaCentral”, Chelsea është duke hartuar një plan që ta kthejë në Londër 30-vjeçarin.

Edhe Reali vështirë se do të refuzojë diçka të tillë nëse vjen oferta e duhur, pasi fokusi tani është te Kylian Mbappe. Reali e do francezin dhe ka zëra se do të bëjë ofertë zyrtare gjatë verës.

Sport

Trajneri i Uellsit flet pas humbjes nga Irani: Përgjegjësia është e imja

Rob Page e komentoi humbjen nga Irani duke e pranuar se skuadra e tij ishte e dobët.

Publikuar

nga

Kombëtarja e Iranit e mposhtu sot atë të Uellsit me rezultat solid 2:0, ku të dy golat u shënuan në minutat shtesë të ndeshjes.

Fillimisht, goli i parë u shënua nga Roozbeh Cheshmi në minutën e 90+8’, kurse fitoren e Iranit e vulosi Ramin Rezaeian, i cili shënoi në minutën e 90+11’ për rezultatin final 2:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Uellsit, Rob Page e komentoi humbjen nga Irani duke e pranuar se skuadra e tij ishte e dobët, por kërkoi nga ta që të fokusohen për të marrë rezultat pozitiv ndaj Anglisë në javën e ardhshme.

“Shpresonim që të gjithë në rezultat pozitiv, por nuk ishim afër niveleve që kemi vendosur dhe standardeve që kemi vendosur në ndeshjet e fundit. Një ose dy mund të mbani, por kur ka kaq shumë ditë pushimi, ka vetëm një rezultat”, tha Page.

“Unë gjithmonë marr përgjegjësinë, ky është ekipi im. Përjashtimi nuk ndihmoi sigurisht, por në atë moment ne kishim pesë sulmues në fushë, kështu që nuk mund të merrnim një formë mbrojtëse. Por po, unë gjithmonë do të marr përgjegjësi për paraqitjet”.

“Është e vështirë për momentin, por ne do të jemi gati kundër Anglisë. Është një derbi lokal dhe një lojë e mrekullueshme për të përfunduar dhe ne do të jemi të përgatitur për të shkuar”, shtoi më tej Page.

Vazhdo të lexosh

Sport

Pas FFK-së, edhe KOK-u dërgon ankesë në IOC dhe FIFA për aktin e Serbisë në Botërorin “Katar 2022”

Sipas tyre, është e turpshme se si udhëheqësit e federatës lejuan mesazhe të tilla urrejtje ksenofobike dhe gjenocidale .

Publikuar

nga

Pas Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) edhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka reaguar për aktin e Serbisë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku edhe një herë përmes veprimeve të turpshme ka përfshirë politikën me sport.

Kësaj radhe aktet vijnë jo vetëm nga tifozët por nga Kombëtarja e Serbisë në futboll, në ngjarjen më të madhe të futbollit që po zhvillohet, respektivisht në Kupën e Botës 2022.

Federata e Futbollit të Serbisë ka lejuar një flamur me ngjyrat serbe dhe me hartën e Republikës së Kosovës, i cili përçon mesazh urrejtje me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, në zhveshtoret e Kombëtares së Serbisë para dhe pas ndeshjes së mbrëmshme me Brazilin.

“Është e turpshme se si udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Serbisë lejuan të shfaqin mesazhe të tilla urrejtje ksenofobike dhe gjenocidale ndaj një shteti me të drejta të barabarta në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe FIFA e UEFA”, shkruante në komunikatën e KOK-ut.

“Komiteti Olimpik i Kosovës në koordinim të plotë me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka dërguar sot ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, anëtare e së cilës është, por edhe në FIFA, anëtare e së cilës është FFK, në mënyrë që të dyja të marrin veprime të menjëhershme ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, konform kartës olimpike dhe rregullave të FIFA-s”, shkruante më tej në komunikatë.

Sot ankesë drejt FIFA-s në lidhje me rastin në fjalë ka bërë edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

FFK dërgon ankesë në FIFA për aktin e Serbisë në Botërorin “Katar 2022”

Në zhveshtore u pa një flamur ku shihej harta e Kosovës, me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

Publikuar

nga

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka paraqitur ankesë në FIFA për aktin agresiv të Kombëtares së Serbisë, para ndeshjes së mbrëmshme kundër Brazilit.

Në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”, Serbia mbrëmë u ballafaqua me Brazilin, nga i cili edhe pësoi humbje me rezultat solid 2:0.

Para ndeshjes, në zhveshtore të Serbisë është vendosur një flamur në të cilin shihej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

“Akte të tilla të shoviniste nuk kanë vend në një ngjarje sportive, e aq më pak brenda objekteve ku zhvillohet ngjarja më e madhe e futbollit botëror, prandaj FFK si anëtare e barabartë me të gjitha anëtaret e tjera të FIFA-s, kërkon nga ky institucion që të ndërmarrë masa sanksionuese ndaj veprimeve që nxisin urrejtje mes popujve dhe janë kundër vlerave njerëzore.

Futbolli si sporti më i popullarizuar në botë përçon vlera bashkimi dhe assesi përçarjeje, ndërsa ky akt agresiv nuk përkon me vlerat e tilla, prandaj edhe duhet të ndëshkohet.

Derisa Evropa e bota po ballafaqohen me një krizë të madhe si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, një kompeticion kaq madhështor siç është Kampionati botëror, duhet të jetë vend i mbizotërimit të thirrjeve për paqe, e jo të përdoret për të nxitur urrejte mes popujve.

Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, me respektim maksimal të të drejtave të njeriut dhe i pranuar nga shtetet më të fuqishme botërore dhe si e tillë do ta vazhdojë rrugëtimin e saj, pa marrë parasysh provokimet si ky i fundit.

Mirëpo, është e papranueshme që ky akt të kalojë në heshtje, prandaj kërkojmë fuqishëm që FIFA të zbatojë në përpikëri rregullat e saj dhe të ndëshkojë Federatën e Futbollit të Serbisë për këtë veprim agresiv dhe kundër vlerave që i përçon futbolli”, thuhet në njoftimin zyrtar të FFK.

Vazhdo të lexosh

Sport

Uellsi e pëson nga Irani, ja notat e lojtarëve

Uellsi e ka mposhtur sot Iranin me rezultat solid 2:0.

Publikuar

nga

Kombëtarja e Iranit e ka regjistruar fitoren e parë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B, Uellsi e ka mposhtur sot Iranin me rezultat solid 2:0.

Uellsi arriti të mbahet deri në çastet e fundit të ndeshjes, respektivisht në minutat shtesë, por që më pas pësoi dy gola brenda tre minutave.

Fillimisht, Roozbeh Cheshmi e zhbllokoi rezultatin i pari, ku shënoi në minutën e 90+8’ shtesë për të kaluar Iranin në epërsi prej 1:0.

Ndërkaq, për ta vulosur fitoren e Iranit u përkujdes Ramin Rezaeian, i cili shënoi në minutën e 90+11’ për 2:0.

Kjo ishte fitorja e parë e Iranit në këtë Botëror, ku tani renditet në vendin e dytë në Grupin B me tre pikë, aq sa ka edhe Anglia në vendin e parë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Uellsi tani zë vendin e fundit në tabelë me një pikë.

Më i miri i ndeshjes ishte Mehdi Taremi i Iranit, i cili u vlerësua me notën më të lartë (7.8), kurse më i dalluari te Uellsi ishte Kieffer Moore me notën 7.0.

Notën më të dobët të ndeshjes e kishte Brennan Johnson (5.6).

Më poshtë i gjeni statistikat e ndeshjes dhe notat e lojtarëve:

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara