Sport

Chelsea insiston për mbrojtësin Niklas Sule

Published

on

Chelsea është duke e përcjellë mbrojtësin e Bayern Munichut, Niklas Sule. Trajneri i skuadrës nga Londra, Thomas Tuchel, është i interesuar për të angazhuar mbrojtësin gjermanin në “Stamford Bridge” gjatë afatit kalimtar të verës.

Sule është rehat në Munih, por do të përballet me konkurrencë të madhe në verës, pasi Bayerni e ka blerë Dayot Upamecanon.

Përveç Chelseat, Sulen po e përcjellin edhe disa klube të mëdha evropiane. 25-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri më 30 qershor 2022.

Dy gola në 24 ndeshje në të gjitha garat është bilanci i Sules me skuadrën gjermane këtë sezon.

Sport

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Riga për ndeshjen ndaj Letonisë

Published

on

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar mbrëmë drejt Rigës, Letoni, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Letonisë, që do të luhet të martën, më 10 qershor, në “Skonto Stadions”, në orën 20:45.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën nuk ka udhëtuar vetëm kapiteni Berat Gjimshiti, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Të gjithë lojtarët e tjerë kanë udhëtuar me ekipin dhe kuqezinjtë janë akomoduar menjëherë në hotel.

Të hënën, Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë.

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Ferizaj përforcohet në qendër të mbrojtjes, prezantojnë Ardit Iljazin

Published

on

Ferizaj ka filluar me përforcime për sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

‘Ujqit’ janë përforcuar në qendër të mbrojtjes, ku kanë nënshkruar me qendërmbrojtësin Ardit Iljazi.

24-vjeçari i bashkohet Ferizajt pasi më parë ka luajtur edhe për Gostivarin, Shkupin, Erzenin, Teutën dhe Voska Sport.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Zyrtare: Ardit Iljazi bashkohet me FC Ferizajn

FC Ferizaj ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në repartin defensiv Ardit Iljazin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër për sezonin e ri.

Arditi luan në pozitat qendër mbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura si Erzeni, Shkupi dhe Voska, duke grumbulluar përvojë të vlefshme në futbollin rajonal.

Ardit Iljazi: “Është kënaqësi për mua t’i bashkohem FC Ferizajt. Jam i motivuar dhe i gatshëm të jap maksimumin për klubin dhe për tifozët.”

Mirë se erdhe Ardit, dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!

Continue Reading

Sport

FSHF: Vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Published

on

By

Federata e Futbollit njoftoi sot se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

FSHF thekson se, të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen.

Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. /atsh

Continue Reading

Sport

Ardian Ismajli mund t’i bashkohet Rashicës te Besiktasi?

Published

on

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas ndeshjeve ndërkombëtare.

28-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe tashmë ka filluar kërkimin e një klubi të ri.

Mediat e huaja raportojnë se lojtari “kuqezi” mund të transferohet në Superligën e Turqisë.

Besiktasi ku luan Ernest Muçi dhe Milot Rashica për momentin po i prinë garës për mbrojtësin shqiptar.

Ismajli është në grumbullim te Shqipëria për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara