Sport

Chelsea dhe PSG bëjnë ofertë për Hakimin

Published

on

“Nerazzurët” janë të gatshëm që të shesin yllin e tyre.

Dy gjigantët evropianë Chelsea dhe Paris Saint-Germain spekulohet se kanë bërë ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin maroken Achraf Hakimi, raporton “Gianluca DiMarzio”.

Interit i duhet me çdo kusht ta shesë 22-vjeçarin për shkak të situatës jo të mirë financiare, përcjell KosovaPress.

Thuhet që klubi londinez Chelsea mund të ofrojë Emerson Palmierin si pjesë të marrëveshjes, për të cilin Interi ka shprehur interesim serioz, por edhe mbrojtësi danez Andreas Christensen mund të përdoret në marrëveshje për të ulur çmimin e Hakimit.

Sezonin që lamë pas, Hakimi kishte 37 paraqitje në Serie A, duke regjistruar shtatë gola dhe 10 asistime për kampionin e Serie A, Interin.

Sport

Messi udhëheq Argjentinën drejt fazës nokaut dhe vendos rekord historik në Botëror

Published

on

By

Argjentina ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Austrinë me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e dytë të Grupit J.

Heroi i takimit ishte sërish Lionel Messi, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 38-të. Kapiteni argjentinas reagoi në mënyrën më të mirë pas penalltisë së humbur në fillim të ndeshjes, duke shënuar një gol të bukur nga skaji i zonës për t’i siguruar tri pikë të vlefshme skuadrës së drejtuar nga Lionel Scaloni.

Argjentina dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes dhe krijoi disa raste të mira shënimi, ndërsa Austria tentoi të reagojë në pjesën e dytë. Mundësia më e mirë për austriakët erdhi në minutën e 55-të, kur Marcel Sabitzer provoi nga goditja e lirë, por portieri Emiliano Martinez realizoi një pritje spektakolare.

Në minutat e fundit, Messi ishte sërish protagonist. Pas një aksioni të bukur, ai asistoi për Julian Alvarez, goditja e të cilit u ndal nga portieri kundërshtar. Megjithatë, topi i kthyer përfundoi te Messi, i cili pas dy tentimeve e dërgoi në rrjetë për të vulosur paraqitjen e tij të shkëlqyer dhe për të realizuar golin e pestë në këtë edicion të Botërorit.

Me këtë fitore, Argjentina ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve nga dy ndeshje dhe siguron matematikisht kalimin në fazën tjetër, duke u konfirmuar si një prej skuadrave më bindëse të grupit. Austria, në anën tjetër, mbetet me tri pikë dhe do të luftojë për kualifikim në ndeshjen e fundit.

Përveç suksesit të ekipit, kjo mbrëmje ishte historike edhe për Lionel Messin. Me golin e shënuar ndaj Austrisë, ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord të ri në turneun më prestigjioz të futbollit botëror.

D.L

Continue Reading

Sport

Mbappe shkëlqen me dy gola, Franca kalon në fazën nokaut

Published

on

By

Kylian Mbappé realizoi dy gola, ndërsa Ousmane Dembélé kontribuoi me një gol dhe një asistim në fitoren e sigurt 3:0 të Francës ndaj Irakut, në një ndeshje të zhvilluar në Philadelphia.

Takimi u shndërrua në një maratonë të vërtetë. Ai nisi në orën 23:00 të së hënës, por përfundoi pak para orës 03:00 të mëngjesit të së martës, pasi fillimi i pjesës së dytë u shty për afro dy orë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Mbappe hapi serinë e golave me një supergol në minutën e 14-të për epërsinë 1:0. Sulmuesi francez realizoi edhe golin e dytë në minutën e 54-t, pas asistimit të Dembeles.

Dembélé vulosi fitoren me golin për 3:0 në minutën e 66-të. Në golin e parë të Mbappes dhe në atë të Dembeles asistoi Michael Olise.

Me këtë fitore, Franca siguroi kualifikimin nga Grupi I në fazën nokaut të Kupës së Botës, ndërsa Iraku mbeti pa pikë dhe u eliminua nga gara.

Mbappe vazhdon të shkruajë histori. Me dy golat e shënuar ndaj Irakut, ai arriti kuotën e 16 golave në Kupat e Botës, duke barazuar rekordin e Miroslav Klose. Vetëm dy gola më shumë ka rekordmeni aktual, Lionel Messi.

Kjo ishte paraqitja e 100-të e Mbappes me fanellën e Francës, ndërsa ai tashmë numëron 60 gola me kombëtaren. Sulmuesi 27-vjeçar kishte shënuar dy herë edhe në fitoren 3:1 ndaj Senegalit në ndeshjen e parë të grupit.

Franca do ta zhvillojë ndeshjen e radhës më 26 qershor, kur përballet me Norway në duelin për vendin e parë në grup.

D.L

Continue Reading

Sport

Norvegjezët festuan avancimin në fazën nokaut me festën virale vikinge

Published

on

By

Fitoren ndaj Senegalit, e cila ia siguroi Norvegjisë kualifikimin në fazën nokaut të Kupës së Botës, futbollistët norvegjezë e festuan në mënyrë të veçantë dhe spektakolare.

Pas ndeshjes, lojtarët dhe stafi teknik u rreshtuan në dhjetë radhë brenda zonës së penalltisë në skajin verior të stadiumit MetLife Stadium, përballë tifozëve të tyre të veshur me fanellat e kuqe të kombëtares.

Në krye të grupit ishte sulmuesi Erling Haaland, ndërsa kapiteni Martin Ødegaard i binte një daulleje “bongo”. Të gjithë së bashku interpretuan festën e njohur vikinge, në koordinim me tifozët.

Kjo festë realizohet duke thirrur “Ro” dhe duke imituar lëvizjet e vozitësve në një varkë, një ritual që është bërë simbol i unitetit mes ekipit dhe tifozëve.

“Të gjithë e kemi parë në internet dhe është bërë plotësisht virale. Martin më tha para ndeshjes: ‘Çfarë mendon? A duhet t’u bashkohemi?’”, ka treguar Haaland, i cili shënoi dy gola në fitoren 3:2 të Norvegjisë.

“Thashë me vete: nëse fitojmë, pse jo? Dhe ja ku jemi. Mendoj se ishte momenti i përkryer për ta bërë këtë”, shtoi superylli norvegjez.

Festa vikinge ka fituar popullaritet të madh në Norvegji. Javën e kaluar, madje edhe deputetët e parlamentit norvegjez e realizuan atë në shenjë mbështetjeje për kombëtaren në Botëror.

“Ishte argëtuese”, u shpreh selektori i Norvegjisë, Ståle Solbakken.

D.L

Foto: Reuters

Continue Reading

Sport

Gara e Çmendur për “Këpucën e Artë”: Messi, Mbappe dhe Haaland thyejnë rekorde historike

Published

on

By

Botërori i futbollit po dhuron një skenar epik që nuk shihej që nga viti 1954. Pas vetëm dy ndeshjeve të para, Lionel Messi kryeson listën e golashënuesve me pesë gola, i ndjekur këmba-këmbës nga Kylian Mbappe dhe Erling Haaland me nga katër gola secili.

Në një “ditë superyjesh”, 38-vjeçari Messi shënoi dy herë kundër Austrisë duke çuar rekordin e tij historik në 18 gola në Kupën e Botës. Mbappe u përgjigj menjëherë me dy gola në ndeshjen e tij të 100-të me Francën, duke u barazuar me Miroslav Klose-n me 16 gola totalë.

Ndërkohë, makineria e golave, Erling Haaland, shkëlqeu me dygolësh ndaj Senegalit, duke konfirmuar se është i pandalshëm para porte. Me Harry Kane që pret radhën për t’iu bashkuar festës, kjo po shndërrohet me shpejtësi në garën më magjepsëse që ka parë historia e futbollit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara