Sport

Chelsea ‘blindon’ 14 futbollistë me kontrata afatgjate

Published

on

Chelsea ka rritur angazhimin e saj për të garantuar të ardhmen e klubit duke nënshkruar kontrata afatgjata me 14 futbollistë. Lojtari më i fundit që është lidhur me klubin për një periudhë të zgjatur është Nicolas Jackson, i cili ka firmosur një kontratë që e mban atë në Stamford Bridge deri në vitin 2033. Ai bashkohet me Cole Palmer, i cili gjithashtu ka nënshkruar një kontratë deri në të njëjtin vit.

Ky hap është pjesë e strategjisë së re të Chelsea për të konsoliduar skuadrën dhe për të siguruar që lojtarët e rinj dhe talentes kanë një angazhim të gjatë me klubin. Pas ndryshimit të pronësisë, klubi ka filluar të ofrojë kontrata afatgjata për të ndihmuar në ndërtimin e një skuadre të qëndrueshme dhe konkurruese për të ardhmen.

Përveç Jackson dhe Palmer, Chelsea ka lidhur kontrata afatgjata me një numër të konsiderueshëm futbollistësh të tjerë, përfshirë:

Enzo Fernandez: Kontratë deri në vitin 2032
Mykhailo Mudryk: Kontratë deri në vitin 2031
Joao Felix: Kontratë deri në vitin 2031
Pedro Neto: Kontratë deri në vitin 2031
Moises Caicedo: Kontratë deri në vitin 2031
Renato Veiga: Kontratë deri në vitin 2031
Filip Jorgensen: Kontratë deri në vitin 2031
Noni Madueke: Kontratë deri në vitin 2030
Romeo Lavia: Kontratë deri në vitin 2030
Malo Gusto: Kontratë deri në vitin 2030
Benoit Badiashile: Kontratë deri në vitin 2030
Robert Sanchez: Kontratë deri në vitin 2030

Ky angazhim për kontrata të zgjatura është një sinjal i fortë për përkushtimin e Chelsea ndaj ndërtimit të një skuadre të qëndrueshme dhe të fortë për të ardhmen, duke i dhënë klubi një avantazh strategjik në periudha të ardhshme./UBTNews/

Sport

KV Ferizaj kërkon përmbysjen evropiane ndaj Volejbal Brno

Published

on

By

KV Ferizaj zhvillon sonte ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës çeke Volejbal Brno, në kuadër të 1/32 së finales së CEV Challenge Cup.

Pas humbjes 3:0 në ndeshjen e parë, të zhvilluar më 10 nëntor në Çeki, skuadra ferizajase synon të bëjë përmbysjen para tifozëve të saj dhe të vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane.

Misioni nuk do të jetë i lehtë, pasi Ferizajt i duhet fillimisht një fitore 3:0 për ta barazuar rezultatin e përgjithshëm dhe për ta dërguar çështjen e kualifikimit në “Golden Set”.

Në rast të çdo rezultati tjetër, skuadra kosovare do të eliminohej nga gara.

Përballja zhvillohet nga ora 19:00, në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj, ku vendasit do të kërkojnë përkrahjen e tifozëve për ta realizuar një përmbysje të madhe evropiane.

D.L

Continue Reading

Sport

Milot Rashica në listën e largimeve të Beshiktashit për afatin kalimtar të janarit

Published

on

By

Beshiktashi pritet të bëjë ndryshime në skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në mesin e lojtarëve që mund të largohen është edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Sipas mediumit turk “Yeni Mesaj”, Rashica është emri i parë në listën e tre lojtarëve të huaj me të cilët klubi nga Stambolli planifikon të ndahet gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Beshiktashi synon të përforcohet në tri pozicione, përkatësisht në qendër të mbrojtjes, në krahun e djathtë dhe në mesfushë. Për të krijuar hapësirë për transferimin e tre futbollistëve të rinj të huaj, klubi duhet të lirojë po aq vende në skuadrën aktuale.

Rashica, i cili ka kontratë me klubin turk deri në fund të këtij edicioni, nuk ka arritur të sigurojë hapësirën e dëshiruar këtë sezon, duke u aktivizuar kryesisht si rezervist.

Mbetet të shihet nëse Beshiktashi do të vendosë përfundimisht për largimin e reprezentuesit kosovar gjatë janarit.

D.L

Continue Reading

Sport

Trepça dhe Bashkimi vazhdojnë aventurën evropiane në FIBA Europe Cup

Published

on

By

Dy skuadrat kosovare, Trepça dhe Bashkimi, zbresin sonte në parket për të zhvilluar ndeshjet e radhës në FIBA Europe Cup, ku do të kërkojnë rezultate pozitive përballë kundërshtarëve të tyre.

Trepça do të përballet me skuadrën kroate Split, me fillim nga ora 18:30, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Ndërkohë, Bashkimi do të luajë kundër Manchester Basketball, në orën 19:00, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Të dyja skuadrat do të kenë përkrahjen e tifozëve vendas, në përpjekje për të përfaqësuar sa më mirë basketbollin kosovar në arenën evropiane.

D.L

Continue Reading

Sport

Kreshnik Hajrizi kërkon falje publike: “Një nga momentet më të dhimbshme të karrierës sime”

Published

on

By

Mbrojtësi i Kosovës, Kreshnik Hajrizi, ka reaguar përmes një mesazhi emocionues pas kartonit të kuq të marrë në përballjen ndaj Irlandës, ku la “Dardanët” me një lojtar më pak në një moment vendimtar të ndeshjes.

Pas humbjes 3-0 në Dublin, Hajrizi ka marrë përgjegjësinë për veprimin e tij, duke shprehur zhgënjimin e thellë dhe duke kërkuar falje publike ndaj tifozëve, bashkëlojtarëve dhe gjithë popullit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar këtë si një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, duke pranuar peshën e gabimit dhe pasojat që pati për ekipin.

“Një moment jashtëzakonisht i vështirë për t’u përjetuar, pa dyshim një nga momentet më të dhimbshme të karrierës sime. Sot ndiej një zhgënjim të madh dhe një dëshpërim të thellë. Kam bërë një gabim që pati pasoja të rënda dhe që lëndoi një vend të tërë, një komb të tërë. Jam plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbaj dhe dua të kërkoj falje me gjithë zemër”, ka shkruar Hajrizi.

Ai gjithashtu u ka kërkuar falje tifozëve që ishin të pranishëm në stadium, të gjithë atyre që mbështetën Kosovën, si dhe bashkëlojtarëve të tij.

“Faleminderit të gjithëve që vazhdojnë të na mbështesin, edhe në momentet më të vështira. Forca Kosovë! Dashuri dhe respekt i pafund për këtë fanellë dhe për gjithë kombin tonë”, përfundoi mesazhin mbrojtësi kosovar.

Kujtojmë se Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Irlandës, pas një prekjeje me dorë të topit në vijën e portës. Ky episod u pasua me penallti për vendasit, të cilët më pas shënuan edhe dy gola të tjerë për të vulosur fitoren 3-0.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara