Kulturë

Charlie Puth: Elton John më tha që muzika ime është kot

“Edhe unë e kisha menduar këtë. Ishte një lloj thirrje zgjimi,” tha këngëtari.

Published

on

Në një intervistë në The Ellen DeGeneres Show, Charlie Puth reflektoi mbi kritikat që mori nga Elton John që e bëri atë të rivlerësonte veten si artist.

“Kur shkruan një këngë, është e rëndësishme të thuash të vërtetën, dhe unë nuk po e bëja këtë në vitin 2019. Dhe personi që më zgjoi ndjenjat nuk ishte askush tjetër veçse Elton John”, shpjegoi Charlie. Ai tha se e takoi Eltonin për herë të parë në restorantin e Craig në LA dhe se këngëtari i “Rocket Man” i tha: “E di, muzika jote ishte kot në 2019. Nuk ishte e mirë”.

“Ishte si një goditje , por edhe unë e kisha menduar këtë. Ishte një lloj thirrje zgjimi,” tha këngëtari.

“Isha pak në mohim dhe më pas e gjithë bota u mbyll dhe unë munda të ulem me mënyrën time të re të të bërit muzikë dhe thjesht vendosa që nuk do të publikoja më kurrë një këngë nëse nuk do të ishte e vërteta.”

Puth tregoi se ka adoptuar një metodë të re të krijimit të muzikës, në të cilën ai dokumenton procesin e tij të krijimit të muzikës në TikTok—duke përfshirë këngën e tij të re “Light Switch”. Ai gjithashtu zbuloi se albumi i ri do të titullohet Charlie sepse “në frymën e të thënit të së vërtetës, është muzika ime më e mirë ndonjëherë”./Lapsi.al

Magazinë

Aktori britanik Ray Brooks, zëri i “Mr Benn”, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare

Published

on

Aktori i njohur britanik, Ray Brooks, një figurë e dashur e ekranit të vogël dhe zëri i paharrueshëm i serialit të famshëm për fëmijë “Mr Benn”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtë.

Lajmin e hidhur e konfirmoi familja e tij, e cila bëri të ditur se u nda nga jeta të shtunën, i rrethuar nga të afërmit. Gjatë karrierës pesëdekadëshe, Brooks luajti në disa nga serialet dhe dramat më të njohura të televizionit britanik, shkruan DailyMail.

Ai u bë i famshëm me rolin e Reg në dramën “Cathy Come Home”, një produksion i BBC-së me regji të Ken Loach, i cili trajtonte krizën e strehimit dhe mbeti një nga transmetimet më me ndikim në historinë e televizionit. Në vitet e 80-ta fitoi zemrat e publikut me rolin e Robbie Box në “Big Deal” dhe si Max Wild në “Running Wild”. Brooks ishte një nga të paktët aktorë që u shfaq në “Coronation Street” dhe “EastEnders”, duke lënë gjurmë me interpretimet e tij.

Zëri i tij u bë pjesë e fëmijërisë së miliona britanikëve përmes “Mr Benn”, ku fraza “sikur me magji!” mbetet ikonike. Edhe pse seriali pati vetëm 13 episode, ai u transmetua vazhdimisht për më shumë se dy dekada.

Përveç televizionit, aktori pati role të suksesshme në kinema dhe teatër, përfshirë filmin fitues të Palmës së Artë “The Knack… and How to Get It” dhe komedinë “Carry On Abroad”. Ai gjithashtu kontribuoi si narrator në programe të tjera dhe bëri zërin për qindra reklama.

Familja e tij kujtoi dashurinë e Brooks për futbollin, veçanërisht për klubin Fulham, dhe për kohën e kaluar në Brighton, vendlindjen e tij.

Në vitet e fundit, ai jetoi me demencë, por deri në fund ruajti lidhjen e ngushtë me të afërmit. Larg nga skena dhe kamerat, Ray Brooks mbeti një njeri i thjeshtë, i përkushtuar ndaj familjes dhe pasioneve të tij.

Continue Reading

Lifestyle

Harroni kremrat e shtrenjta, hani fruta kundër rrudhave

Published

on

Sekreti për t’u dukur e re mund të gjendet në tasin e frutave – nëse jeni femër.

Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë që konsumojnë një dietë të pasur në fruta dhe perime kanë më pak rrudha kur kalojnë të 50-at, krahasuar me ato që nuk ushqehen shëndetshëm. Gratë që konsumojnë më shumë bukë, mish të kuq, ëmbëlsira dhe alkool kanë më shumë rrudha.

Rezultatet e studimit të kryer nga Qendra Mjekësore Erasmus në Roterdam sugjerojnë se ngrënia e frutave mund të jetë një alternativë më e lirë se kremrat e pomadat për gratë që duan të kenë një lëkurë pa rrudha. Shumë gra harxhojnë shuma para për blerjen e kremrave kundër plakjes, serumeve, zbutësve etj.

Shkencëtarët mendojnë se një dietë me fruta parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës duke i siguruar trupit një sërë vitaminash dhe flavonoidesh.

Ato stimulojnë prodhimin e kolagjenit që mban lëkurën elastike. Gratë shfaqin më shpejtë rrudha sepse kanë densitet më të ulët të kolagjenit në lëkurë, krahasuar me burrat.

Continue Reading

Magazinë

Rita Ora publikon këngën e re ‘Joy’

Published

on

Sapo erdhi një lajm i mirë nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Ajo ka publikuar këngë të re me titull “Joy”, duke emocionuar fansat në të gjithë botën.

Në rrjetet sociale, Ora ndau një foto shoqëruar me njoftimin se kënga tani është e disponueshme në të gjitha platformat digjitale, përfshirë Spotify, Apple Music dhe YouTube.

“Joy” shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e 34-vjeçares, e njohur për “Anywhere”, “Your Song” dhe “Let You Love Me”. E veçanta e kësaj kënge është se do të shërbejë si kolonë zanore për versionin britanik të emisionit të njohur “Love Is Blind UK”, një format i famshëm televiziv për takime dashurie.

Sipas burimeve për The Sun, Rita pranoi me shumë entuziazëm të realizonte këtë projekt.

“Joy” është përshkruar si një këngë me mesazh të fuqishëm, që flet për gjetjen e lumturisë dhe paqes së brendshme, në një botë ku ndjenjat shpesh sfidohen nga realiteti.

Stili muzikor përmban elemente të pop-it modern dhe një interpretim emocional nga Ora, që e bën këngën të prekë zemrat e dëgjuesve.

Fansat dhe ndjekësit e artistes kanë reaguar pozitivisht, duke shpërndarë këngën dhe shprehur vlerësime për vokalin e mesazhin që përcjell. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Truket që e bëjnë grimin të qëndrojë edhe kur jashtë është vapë

Published

on

Fiksatorët janë formula të krijuara për mbrëmje dhe ditë të nxehta vere, kur çdo dalje jashtë është sfidë për grimin. Ata e hidratojnë lëkurën dhe i japin shkëlqim, pa e bërë të duket e yndyrshme.

Kur planifikojmë të vendosim grim në ditët e nxehta, disa elementë janë kyç, grimi mat dhe ai në formulë të thatë janë më praktikë sesa ai me bazë të yndyrshme. Në këtë rast ndihmojnë edhe fiksatorët, që aplikohen si spërkatës mbi fytyrë.

Formulat mat, siç janë pudrat që e mbajnë lëkurën pa shkëlqim, janë të përshtatshme. Ato aplikohen si shtresë e lehtë që nuk e “mbyt” lëkurën apo poret.

Edhe pudra e lehtë në formë pluhuri është ideale, sepse grimcat e thithin djersën, duke e lënë fytyrën të freskët. Pudrat moderne kanë grimca të imta, kështu që nuk e mbulojnë fytyrën si maskë.  Në vend të blush kremoz, është praktike të përdoret në formë guri, ka formulë të thatë e nuk zhduket shpejt nga fytyra.

Fiksatorët, anë idealë për ditët me vapë dhe mbrëmjet jashtë. Ata hidratojnë, i japin lëkurës një shkëlqim natyral pa e yndyrosur.

Ekzistojnë edhe fiksatorë me efekt mat,  zgjidhini këta nëse keni lëkurë që shkëlqen, pavarësisht temperaturës.

Grimi rezistent ndaj lagështisë, i njohur si rezistues ndaj ujit, është veçanërisht praktik në këtë periudhë, qoftë në plazh apo në qytet. Ky lloj grimi është më i vështirë për t’u hequr, ndaj është i qëndrueshëm gjatë diellit. Ylli i këtyre produkteve është maskara rezistuese ndaj ujit, që zgjat me orë të tëra.

Grimi i tillë largohet me produkte pastruese në bazë vaji, jo me qumësht pastrues të zakonshëm. Prandaj, para gjumit, është e rëndësishme të hiqet i gjithë grimi për të lejuar lëkurën të marrë frymë lirshëm.

Këto ditë është më praktike të keni më pak grim sidomos nëse qëndroni shpesh jashtë ose shkoni në festa. Përqendrohuni tek buzëkuqet, maskarat rezistente ndaj ujit dhe qerpikët artificialë për një pamje më të freskët dhe të qëndrueshme.

Continue Reading

Të kërkuara