Sport

Challandes: Guinea, kundërshtar i fortë, fizikisht, teknikisht e taktikisht

Published

on

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar dje stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore me Guinenë. Në këtë ndeshje Dardanët do të paraqiten me futbollistë që shihen si potencial për ekipin në ardhmen.

Gjatë kësaj stërvitje përzgjedhësi Challandes është përqendruar kryesisht në aspektin tekniko-taktik, duke u shpjeguar futbollistëve elemente dhe skema të ndryshme të lojës. Edhe gjatë stërvitjes së sotme atmosfera tek futbollistët dardanë ishte shumë e mirë, ashtu sikurse edhe përkushtimi në punë dhe harmonia brenda ekipit.

Pas stërvitjes opinionet e tyre para miqësores me Guinenë i dhanë përzgjedhësi Challandes, si dhe futbollistët Armend Thaqi e Bajram Jashanica. Ata vlerësuan se këto tri ditë të përgatitjeve i kanë shërbyer ekipit për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin, teksa e vlerësuan Guinenë si një kundërshtar shumë të fortë si fizikisht ashtu edhe në aspektin taktik, gjë të cilën e dëshmuan në miqësoren e fundit kundër Turqisë.

“E kemi nisur këtë kamp stërvitur për dy ndeshjet e radhës, me një ekip krejtësisht të ri. Nuk ishte aspak lehtë të gjenim lojtarët për këto ndeshje në këtë kohë. Disa lojtarë në pushim, disa e kanë përfunduar kampionatin para tri javësh. Kemi lojtarë me U21, kurse disa të tjerë që po përgatiten me ekipet e tyre për kupat evropiane. Nuk ishte aspak lehtë të ndërtojmë një ekip. Por, jam shumë i lumtur që lojtarët po ndiejnë kënaqësi që janë këtu. Kanë bërë punë të mirë, kanë treguar mentalitet të mirë”, tha Challandes.

“Ky ekip kurrë nuk ka luajtur së bashku, nuk është lehtë të gjendet lidhja menjëherë. Por, janë lojtarë të ri dhe ata janë të mirë dhe ne jemi munduar të bëjmë më të mirën me tri stërvitje. Do të luajmë kundër dy ekipeve të forta nga Afrika. Guinea është në Top 20 në Afrikë dhe ka luajtur ndeshje të mirë me Turqinë 0:0. Kundërshtar i fortë, fizikisht, teknikisht e taktikisht. Për lojtarët tanë të rinj është një përvojë e vështirë, por ne mund të mësojmë nga situatat e tilla. Do të jetë mirë t’i shohim lojtarët në situata të tilla dhe të japim një përgjigje si ekip sepse individualisht nuk është aspak e lehtë”, vazhdoi tekniku zviceran.

“Shpresoj që ekipi të luftojë, të tregohet si kundërshtar i fortë. Jam paska i frikësuar, por edhe i kënaqur. Kemi lojtarë të rinj për të ardhmen, të cilët do t’i shohim. Ju kam thënë se duhet të luajnë për ekipin dhe për të ardhmen e tyre. Do të ketë shumë skautë këtu dhe ndoshta mund ta shohin një lojtarë nga Kosova. Pishman jam vetëm për kohën sepse ishte e vështirë të gjenden lojtarët në formë fizike menjëherë pas pushimeve. Ndeshjet e forta fizike mund të jenë të rrezikshme, por ne jemi munduar të bëjmë përgatitjet e duhura për këto dy ndeshje. Besoj se jemi të gatshëm dhe këtë do ta tregojmë në fushë” – u shpreh Challandes.

Miqësorja Guinea – Kosova zhvillohet nesër në orën 17:00 sipas kohës lokale në Side.

Sport

Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Izrael, lirohen edhe sektorët e rezervuar për tifozët mysafirë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, FFK-ja ka bërë të ditur se pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët mysafirë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës, sektori i tribunave i rezervuar paraprakisht për ta është liruar dhe tashmë është në dispozicion të tifozëve vendas.

Kështu, tifozët kosovarë kanë mundësi të sigurojnë bileta edhe për këta sektorë përmes platformës zyrtare të shitjes: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

FFK-ja u ka bërë thirrje tifozëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të jenë pranë Kombëtares në përballjen e rëndësishme ndaj Izraelit.

D.L

Continue Reading

Sport

Betim Fazliji i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Published

on

By

Mbrojtësi i St. Gallenit, Betim Fazliji, i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në prag të dy ndeshjeve të radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se Fazliji tashmë është në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për përballjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

D.L

Continue Reading

Sport

Arsene Wenger mund të sfidojë Infantinon për presidencën e FIFA-s

Published

on

By

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, po shqyrton seriozisht mundësinë për të kandiduar për president të FIFA-s, përballë presidentit aktual Gianni Infantino, raporton “BBC”.

Për javë të tëra, figura të rëndësishme të futbollit evropian kanë shpresuar që francezi të hyjë në garën për këtë post, ndërsa tashmë Wenger po e konsideron seriozisht një hap të tillë.

Shefi i zhvillimit global të futbollit në FIFA thuhet se mund të ketë mbështetjen e UEFA-s, e cila ka qenë ndër kundërshtarët kryesorë të Infantinos. Për më tepër, Wenger gëzon respekt dhe besueshmëri në qarqet ndërkombëtare të futbollit.

Ndërkohë, pozita e Infantinos është vënë në pikëpyetje pas kritikave të shumta lidhur me planin e dështuar për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë. Megjithatë, ai vazhdon të ketë mbështetje të konsiderueshme në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Azi.

Një nga çështjet që mund të ndikojë në kandidaturën e Wengerit është mosha e tij, pasi 77-vjeçari përballet me pikëpyetje rreth mundësisë për të ofruar udhëheqje afatgjatë. Sipas BBC-së, disa nga mbështetësit e tij do të ishin të kënaqur edhe nëse ai do të fitonte zgjedhjet dhe më pas do të tërhiqej para përfundimit të mandatit katërvjeçar.

Megjithatë, burime pranë francezit bëjnë të ditur se ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, ndërsa Infantino vazhdon të konsiderohet favorit për të fituar një mandat të katërt në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është 18 nëntori.

Wenger, ndërkohë, ishte distancuar nga plani për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës, duke deklaruar se nuk kishte qenë i përfshirë në të dhe se për këtë projekt kishte mësuar përmes raportimeve në media.

Gjatë kohës së tij në FIFA, francezi ka nxitur disa debate me propozimet për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet dhe ndryshimin e rregullit të pozitës jashtë loje.

D.L

Continue Reading

Sport

Davontrey Thomas shpallet MVP i javës së tetë në ProCredit Superligë

Published

on

By

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Davontrey Thomas, është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i javës së tetë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.

Thomas është vlerësuar për paraqitjet e tij gjatë kësaj jave, duke u dalluar me kontributin e dhënë për skuadrën nga Suhareka.

Me këtë çmim, basketbollisti i Yllit merr vlerësimin si lojtari më i mirë i javës së tetë në elitën e basketbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara