Lajmet

Çfarë thonë Princi Harry dhe Meghan në episodet e fundit të dokumentarit?

Seria tregon betejën e tyre me mediat dhe arsyet e largimit nga familja mbretërore.

Published

on

Tre episodet e fundit të një serie dokumentare që shfaq Princin Harry të Britanisë dhe gruan e tij Meghan Markle u publikuan nga Netflix të enjten, duke treguar betejat e tyre me median dhe arsyen pse ata u larguan si anëtarë të familjes mbretërore të Britanisë.

Në një takim familjar për të diskutuar largimin mbretëror të Harry-t, ai tha se ishte “e tmerrshme” që vëllai i tij Princi Uilliam po i bërtiste gjatë ndarjes së tij të hidhur nga familja.

Episodi i katërt, pestë dhe gjashtë mbulojnë sfidat e çiftit që nga dasma e tyre në 2018, përkeqësimi i shëndetit mendor të Meghan dhe aborti i saj spontan në vitin 2020, dhe përfundimisht vendimi i tyre për t’u larguar nga rolet e tyre në familjen mbretërore.

Harry tha gjatë një takimi familjar, ai fillimisht kërkoi një marrëveshje, ku Harry dhe Meghan do të kishin profesionet e tyre, por do të punonin ende në mbështetje të Mbretëreshës. “Por u bë shumë e qartë shumë shpejt se ai qëllim nuk ishte për diskutim apo debat”, shtoi ai.

“Ishte e tmerrshme që vëllau im më bërtiste, dhe babai im thoshte gjëra që thjesht nuk ishin të vërteta, dhe gjyshja ime [qëndronte] e ulur në heshtje dhe i përbinte të gjitha”, tha Harry, duke folur për Princin William, Mbretin Charles dhe të ndjerën Mbretëreshën Elizabeth II.

“Por ju duhet të kuptoni se nga këndvështrimi i familjes, veçanërisht nga këndvështrimi i saj, ka mënyra për t’i bërë gjërat. Dhe misioni dhe qëllimi i saj përfundimtar, përgjegjësia, është institucioni… ajo do të vazhdojë sipas këshillës që i është dhënë”, tha Harry.

Çifti shpjegon gjatë gjithë episodeve se si pozicioni i tyre brenda familjes mbretërore u bë i paqëndrueshëm pas përndjekjeve të vazhdueshme nga mediat britanike dhe mospërfilljes së vazhdueshme për mirëqenien e çiftit brenda mureve të pallatit.

Harry tha se kishte xhelozi nga anëtarët e tjerë të familjes mbretërore ndaj Meghan duke marrë parasysh sasinë e vëmendjes së medias që ajo po merrte fillimisht.

Seriali dokumentar prek gjithashtu shëndetin mendor të Meghan dhe abortin e saj në korrik 2020. “Isha shtatzënë. Unë me të vërtetë nuk po flija. Mëngjesi i parë që u zgjuam në shtëpinë tonë të re është kur unë abortova”, tha Meghan.

Meghan flet për ndjenjat e vetëvrasjes, duke u thënë regjisorëve se ajo besonte se “e gjithë kjo do të ndalet nëse nuk jam këtu”. Ajo tha se donte të shkonte diku për të marrë ndihmë, por nuk u lejua pasi ata ishin të shqetësuar se si do të reagonte institucioni./UBTNews/

Lajmet

Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it

Published

on

By

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Jan Stoss, e ka realizuar një vizitë në Kosovë ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Pas pritjes dhe informacioneve të ofruara nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, ai vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga Koloneli Müller, Komandanti i kontingjentit gjerman.

Gjatë vizitë aty, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai gjithashtu mori njohuri të vlefshme mbi operacionet e përditshme të trupave dhe sfidat me të cilat ata përballen në terren.

Continue Reading

Lajmet

Andrew Gordon zyrtarizohet te Vëllaznimi

Published

on

KB Vëllaznimi ka prezantuar përforcimin më të ri në radhët e saj, ku Andrew Gordon, është rikthyer në basketbollin kosovar, kësaj radhe për të veshur fanellën kuqezi të skuadrës gjakovare.

Gordon është emër i njohur për adhuruesit e basketbollit në Kosovë, falë paraqitjeve të shkëlqyera me Trepçën, me të cilën u aktivizua për dy edicione dhe arriti të fitojë trofe në basketbollin vendor.

Përvoja e tij profesionale është e pasur, pasi përveç Kosovës ka luajtur edhe në Bullgari, Uruguai, si dhe së fundmi në Britaninë e Madhe me skuadrën Caledonia Gladiators.

Në karrierën e tij, Gordon ka qenë pjesë e dy universiteteve të njohura amerikane, West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs, duke ndërtuar një profil të fortë si lojtar i pozitës së qendrës.

Me ardhjen e Gordonit, Vëllaznimi synon të forcojë repartin e brendshëm dhe të rrisë ambiciet për objektivat e sezonit. Klubi i ka uruar mirëseardhje lojtarit amerikan, me shpresën për suksese dhe trofe të përbashkëta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u nderua mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, me Çmimin Bonifacio VIII, i ndarë nga Akademia Bonifaciana, në vlerësim të angazhimit të saj institucional për paqen, si dhe kontributit të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar.

Ky vlerësim i lartë pasqyron frymën dhe misionin e Akademisë Bonifaciana, një institucion prestigjioz që vendos në themel të veprimtarisë së tij drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen. Çmimi Bonifacio VIII u është ndarë më herët personaliteteve të shquara botërore, përfshirë edhe Shenjtërinë e Tij, Papa Gjon Palin II.

Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se ky çmim përforcon më tej përkushtimin e saj ndaj këtyre vlerave universale dhe të përhershme, të cilat udhëheqin vizionin dhe veprimin institucional të Republikës së Kosovës në ndërtimin e paqes, dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është më e sigurt dhe më e fortë ekonomikisht se pesë vjet më parë.

Para përfaqësuesve të më shumë se 200 bizneseve, Kurti premtoi se do të vazhdojnë me mbështetje dhe më pak burokraci për bizneset.

Borxhi jonë publik është më i vogli në rajon. Rritja ekonomike mbi 4 për qind, sektori bankar përgjithësisht i kanalizuar mirë, këto nuk janë vetëm numra por edhe garanci për juve, ky stabilitet nuk janë llukës politik por themeli mbi të cilin ka zhvillim ekonomik. Ky progres është për të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera. Në këtë kontekst, roli i sektorit privat është kyç. Bruto produkti vendor ka kaluar për herë të parë pragun prej 10 miliardë euro, sivjet është 11 miliardë euro, vitin e ardhshëm 12 miliardë euro“, u shpreh ai.

Kështu u shpreh ai në konferencën vjetore të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ku do të prezantohen Performanca Industriale 2025 dhe Planet për Mbështetjen e NVM-ve në vitin 2026.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet sfidë.

Continue Reading

Të kërkuara