Sport

Çfarë solli ligat Premier League gjatë vikendit?

Published

on

Vikendi gjithmonë sjell emocione të forta futbolli. I tillë ishte edhe ky vikend në Premier League, ligën më të fortë të futbollit në botë:

Brighton 1–1 Everton

Ndeshje e balancuar, me të dyja ekipet që kërkonin rezultat pozitiv. Evertoni vazhdon formën solide në ndeshjet sy mysafir.

Leeds United 0–4 Arsenal

Arsenal dominues, duke marrë një fitore të thellë jashtë fushe. Leeds nuk gjeti dot ritmin përballë një Arsenali shumë efikas.

Wolves 0–2 Bournemouth

Bournemouth me një fitore të rëndësishme që forcon pozitat në tabelë.

Chelsea 3–2 West Ham

Derbi londinez me pesë gola. Chelsea fitoi ngushtë, por mori tre pikët e çmuara.

Liverpool 4–1 Newcastle United

Liverpool bindës me një performancë superiore. Newcastle me vështirësi serioze në mbrojtje.

Aston Villa 0–1 Brentford

Brentford fiton në transfertë me gol në kohën shtesë. Aston Villa nuk arriti të konkretizojë rastet. Një hap fals për ekipin që, me fitore, mund të zinte vendin e dytë në tabelë.

Manchester United 3–2 Fulham

Dramë në Old Trafford! United siguron fitoren me gol në minutat e fundit (90+4’).

Nottingham Forest 1–1 Crystal Palace

Pikë për secilën skuadër në një ndeshje të balancuar.

Tottenham 2–2 Manchester City

Ndeshje spektakolare me 4 gola. Spurs rikthehen dy herë në lojë dhe marrin një pikë të vlefshme.

 

    1. Arsenal           24        16        5          3          46        17        29        53
  1. Manchester City     24        14        5          5          49        23        26        47
  2. Aston Villa              24        14        4          6          35        26        9          46
  3. Manchester United 24      11         8          5          44        36        8          41
  4. Chelsea                    24        11        7          6          42        27        15        40
  5. Liverpool                24         11        6          7          39        33        6          39
  6. Brentford                24        11        3          10        36        32        4          36
  7. Fulham                   24        10        4          10        34        35        -1         34
  8. Everton                  24          9         7          8          26        27        -1         34
  9. Newcastle United 24         9         6          9          33        33        0          33
  10. Sunderland              23       8          9          6          24        26        -2         33
  11. AFC Bournemouth 24      8          9          7          40        43        -3         33
  12. Brighton                    24     7          10        7          34        32        2          31
  13. Tottenham Hotspur 24   7           8          9          35        33        2          29
  14. Crystal Palace           24    7           8          9          25        29        -4         29
  15. Leeds United            24    6          8          10        31        42        -11       26
  16. Nottingham Forest 24    7           5          12        24        35        -11       26
  17. West Ham United   24    5           5          14        29        48        -19       20
  18. Burnley                      23   3          6          14        25        44        -19       15
  19. Wolves                       24   1          5          18        15        45        -30       8

Continue Reading

Sport

Rrudhani dhe Imeri në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Published

on

By

Donat Rrudhani dhe Kastriot Imeri janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës së dytë të Superligës së Zvicrës, pas paraqitjeve të shkëlqyera me skuadrat e tyre.

Ekipi i javës u publikua të hënën nga platforma e specializuar e statistikave, SofaScore, e cila vlerësoi dy futbollistët shqiptarë për kontributin e tyre vendimtar.

Rrudhani ishte protagonist në fitoren 3:0 të Sionit ndaj Luzernit, duke realizuar një nga golat e ndeshjes dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të sigurojë tri pikët.

Ndërkohë, Imeri shkëlqeu në triumfin bindës 6:0 të Young Boysit ndaj Thunit. Mesfushori 26-vjeçar shënoi një gol pikërisht kundër ish-ekipit të tij, me të cilin sezonin e kaluar fitoi titullin kampion të Zvicrës gjatë periudhës së huazimit.

Pas rikthimit te Young Boysi, Imeri ka nisur sezonin në formë të mirë, ndërsa përfshirja e tij dhe e Rrudhanit në formacionin e javës konfirmon ndikimin e tyre në javën e dytë të kampionatit zviceran.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova publikon listat e volejbollisteve dhe volejbollistëve për Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Federata e Volejbollit e Kosovës ka publikuar listat e volejbollisteve dhe volejbollistëve të ftuar për të përfaqësuar vendin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që do të zhvillohen në Itali.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave, Lorik Ilazi, ka bërë publike listën e lojtareve që do të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

Kosova do të garojë në Grupin B, ku do të përballet me Turqinë, Greqinë, Algjerinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, Federata ka publikuar edhe listën e volejbollistëve të ftuar nga shtabi teknik i Kombëtares së meshkujve. Kosova është shortuar në Grupin C, së bashku me Spanjën dhe Francën.

Ndeshjet e volejbollit në kuadër të Lojërave Mesdhetare do të zhvillohen në palestrën PalaMazzola në Taranto, nga 20 gushti deri më 3 shtator 2026.

Federata e Volejbollit e Kosovës u ka uruar suksese të dyja kombëtareve, duke shprehur besimin se sportistet dhe sportistët kosovarë do ta përfaqësojnë vendin me krenari dhe dinjitet në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.

D.L

 

 

Continue Reading

Sport

Uellsi tërheq mbështetjen për Infantinon, kërkon ndryshim në krye të FIFA-s

Published

on

By

Federata e Futbollit e Uellsit është bërë e para që ka tërhequr publikisht mbështetjen për rizgjedhjen e Gianni Infantinos në postin e presidentit të FIFA-s.

Ky vendim vjen pas humbjes së besimit ndaj drejtimit të Infantinos, veçanërisht pas planit të dështuar për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës tek investitorë privatë.

Në një deklaratë zyrtare, Federata e Futbollit e Uellsit konfirmoi se ka tërhequr mbështetjen për kandidaturën e Infantinos për mandatin 2027–2031.

“Federata e Futbollit e Uellsit ka tërhequr mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për rizgjedhje si president i FIFA-s për mandatin 2027–2031”, thuhet në njoftim.

Sipas federatës, një sërë dështimesh në drejtimin e organizatës kanë bërë që Infantino të humbasë besimin e tyre.

“Dështimet e fundit në qeverisjen e mirë, proceset, lidershipin, vlerat, menaxhimin e palëve të përfshira, komunikimin dhe gjykimin e shëndoshë na kanë çuar në një pikë ku Gianni Infantino ka humbur besimin tonë për të vazhduar të udhëheqë futbollin botëror. Nuk mund të pranojmë dështimin për t’i vendosur interesat e futbollit në plan të parë”, thuhet më tej në deklaratë.

Para kësaj lëvizjeje, Infantino kishte siguruar mbështetje me shkrim nga shumica e federatave kombëtare për një mandat të ri në krye të FIFA-s. Megjithatë, vendimi i Uellsit shënon rastin e parë kur një federatë tërheq publikisht këtë mbështetje, duke rritur presionin ndaj presidentit aktual të organizatës më të madhe të futbollit në botë.

D.L

Continue Reading

Sport

“Crazy North” kundërshton transferimin e Mirlind Dakut te Spartak Moska

Published

on

By

Grupi i tifozëve të Spartak Moskës, “Crazy North”, ka dalë publikisht kundër transferimit të sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku.

Daku i ka dhënë fund aventurës së tij te Rubin Kazani dhe pritet të prezantohet së shpejti si futbollist i Spartak Moskës. Megjithatë, lëvizja e tij nuk është pritur mirë nga një pjesë e tifozëve të klubit rus.

Në një deklaratë të publikuar në kanalin e tyre në Telegram, e cila u raportua të hënën nga mediumi rus Sport-Express, “Crazy North” shprehu kundërshtimin e plotë ndaj afrimit të sulmuesit kosovar.

“Shprehim kundërshtimin tonë të plotë ndaj transferimit të mundshëm të Mirlind Dakut në klubin tonë. Bazuar në të kaluarën e shqiptarit, parashikojmë një sërë problemesh brenda një ekipi që aktualisht është i aftë të përballet me sfida serioze. Pavarësisht bojkotit të ndeshjeve të ekipit të parë, ne mbështesim popullin vëllazëror të Serbisë. Pavarësisht se sa i mirë mund të jetë një transferim potencial sipas standardeve të kampionatit, parimet duhet të kenë përparësi mbi rezultatet hipotetike. Daku nuk duhet të jetë në ekipin tonë”, thuhet në deklaratë.

Sipas raportimeve, Sport-Express nuk e publikoi të plotë deklaratën. Në versionin e plotë, të shpërndarë nga vetë grupi në Telegram, përdoret edhe një gjuhë më e ashpër, ku thuhet:

“Qëndrimi ynë ndaj ustashëve dhe veçanërisht ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve mbetet i pandryshuar, nuk ka pasur kurrë dhe nuk duhet të ketë kurrë lojtarë të tillë në ekipin tonë.”

“Crazy North” nuk konsiderohet grupimi më i madh i tifozëve të Spartakut, por njihet si një nga grupet më radikale në tribunën veriore të klubit.

Tifozët ultras të Spartak Moskës prej vitesh njihen për qëndrimet e tyre të forta pro-serbe dhe për lidhjet e ngushta me tifozët e Cërvena Zvezdës, grupin “Delije”.

Pavarësisht reagimeve të tifozëve, Daku vjen pas paraqitjeve shumë të mira me Rubin Kazanin dhe mbetet një nga sulmuesit më të spikatur në kampionatin rus. Megjithatë, zgjedhja e tij për të vazhduar karrierën në Rusi ka nxitur debate edhe më herët në opinionin sportiv shqiptar.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara