Lajmet
Çfarë sekretesh fsheh ende Piramida e Keopsit?
Një grup shkencëtarësh po planifikojnë një skanim të ri të monumentit.
Published
4 years agoon
By
UBT newsPiramida e Keopsit, mund t’i nënshtrohet sërish “syrit” depërtues të detektorëve deri në nivelin e grimcave nën–atomike.
Një grup shkencëtarësh po planifikojnë një skanim të ri të monumentit të famshëm me një teknikë imazherie, e cila studion rrezet kozmike dhe depërton nëpër gur, për të zbuluar se çfarë ka brenda strukturës. Mbi të gjitha, studiuesit shpresojnë të kuptojnë se çfarë fshehin dy hapësirat misterioze boshe, njëra prej të cilave 30 metra e gjatë, e zbuluar për herë të parë në vitin 2017.
Një varr i madh
Piramida e Keopsit ose Piramida e Madhe e Gizës, është më mbresëlënësja në këtë zonë. E ndodhur jo shumë larg Kajros, ajo është piramida më monumentale e ndërtuar ndonjëherë në Egjiptin e Lashtë. Besohet se piramida, e cila është më e vjetra nga 7 mrekullitë e botës antike, dhe e vetmja që është ruajtur e plotë, mendohej se ishte varri i faraonit Kufu, që mbretëroi në Egjipt gjatë dinastisë së katërt, në vitet 2509-2483 Para Krishtit.
Piramida është 139 metra e lartë dhe 230 e gjerë. Brenda saj ndodhen 3 dhoma të njohura, të vendosura në lartësi të ndryshme (dhoma e nëndheshme, dhoma e mbretëreshës dhe ajo e mbretit) dhe një sërë tunelesh lidhëse, më e rëndësishmja prej të cilave është Galeria e Madhe, 46.7 metra e gjatë. Përveç këtyre detajeve teknike, ne dimë shumë pak se si është ndërtuar monumenti, dhe çfarë përmban tjetër ai.
Rrezet kozmike
Pikërisht për këtë arsye, gjatë viteve 2015-2017, një grup arkeologësh nga Franca dhe Japonia, të udhëhequr nga Instituti i Inovacionit në Ruajtjen e Trashëgimisë me seli në Paris, e analizoipiramidën me një teknikë të bazuar në zbulimin e rrezeve kozmike – e njëjta që përdoret për të parë brenda vullkanet – grimca shumë energjike me origjinë galaktike dhe ekstragalaktike që e godasin Tokën nga të gjitha drejtimet, dhe që lëvizin me një shpejtësi që është e afërt me atë të dritës. Ata synuan të identifikonin muonet, grimca të ngarkuara negativisht, që formohen kur rrezet kozmike ndërveprojnë me atomet e atmosferës së Tokës.
Për çfarë shërbenin hapësirat e reja që janë zbuluar?
Meqë muonët lëvizin ndryshe kur përhapen në ajër ose në gur, duke analizuar trajektoret e tyre është e mundur të kuptohet nëse ata lëvizin në një hapësirë të plotë, apo më saktë në një ndarje brenda strukturës. Pra bëhet fjalë për të bërë një lloj skanimi të një monumenti, që nuk mund të shqyrtohet ndryshe.
Në këtë rast, në vend të kockave, ju mund të shihni ndonjë dhomë të fshehur. Analiza e fundit identifikoi 2 hapësira boshe në piramidë, më e madhja prej të cilave, ishte 30 metra e gjatë dhe 6 e lartë, dhe ndodhet mbi Galerinë e Madhe, dhe më e vogla pak përtej faqes veriore të piramidës.
Një skanim më i saktë
Por se çfarë ishin këto “boshllëqe” mbeti një enigmë. Hipoteza më magjepsëse, ishte se hapësira më e madhe mund të përmbajë edhe dhomën e varrimit të Keopsit. Por kjo duket si diçka e pamundur, pasi tuneli nuk është i lidhur me asnjë mjedis tjetër, dhe është i paarritshëm.
Teoria më e thjeshtë, është se ky është një truk inxhinierik, për të lehtësuar peshën e blloqeve të gurit mbi Galerinë e Madhe, dhe për të parandaluar shembjen e tyre. Për ta kuptuar këtë, duhet ta shqyrtojmë piramidën me një skanim me rezolucion më të lartë. Autorët e studimit të ri, synojnë që ta bëjnë këtë gjë me një detektor 100 herë më të ndjeshëm se ai i mëparshmi.
Objekte mobilimi
Detektorët do të pozicionohen jashtë ndërtesës, dhe do të lëvizin rreth perimetrit të bazës për të mbledhur muone nga çdo kënd, në mënyrë që ekspertët të ndërtojnë të dhënat e nevojshme. “Përdorimi i teleskopëve për muonë shumë të mëdhenj jashtë piramidës, mund të prodhojë imazhe me rezolucion më të lartë, falë sasisë së madhe të muoneve të identifikuar”-shkruajnë studiuesit.
Ndjeshmëria e instrumentit mund të jetë aq e madhe sa të identifikojë çdo objekt metalik, prej terrakote ose guri brenda dy hapësirave boshe. Për rezultatet e para, do të duhet të bëjmë pak durim. Kjo sepse grupi që ka marrë leje nga Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve për të kryer skanimin, ka ende mungesë fondesh dhe sponsorësh për të ndërtuar detektorët, dhe aktualisht mund të mendojë vetëm për ndërtimin e një prototipi.
Pasi të jenë në dispozicion mjetet, do të duhet ende një vit për rezultatet paraprake; 2-3 vite vëzhgim, për të pasur një hartë të plotë dhe super të ndjeshme të brendësisë së piramidës. Prandaj misteri vazhdon… / bota.al
You may like
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
4 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
6 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Lajmet
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Published
6 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Programi i Gjuhës Angleze në UBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.
Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.
Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.
Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.
Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.
Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
