Lajmet

Çfarë po ndodh në Krime?

Të paktën katër shpërthime u raportuan gjatë natës pranë bazës së forcave ajrore Belbek pranë qytetit të Sevastopolit.

Publikuar

Gadishulli i Krimesë – i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014 – është përballur me një seri tjetër sulmesh, i treti në 10 ditë.

Të paktën katër shpërthime u raportuan gjatë natës pranë bazës së forcave ajrore Belbek pranë qytetit të Sevastopolit.

Kreu lokal i emëruar nga Rusia tha se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar një dron ukrainas, ndërsa pretendoi se shpërthimet nuk kishin shkaktuar dëme.

Javën e kaluar, baza ajrore Saky në gadishull u godit nga shpërthime që shkatërruan të paktën nëntë avionë luftarakë rusë. Dhe këtë javë, një depo armësh u vu në shënjestër, ku Rusia fajësoi për herë të parë sabotimin.

Të enjten në mbrëmje, një tjetër zyrtar lokal i emëruar nga Rusia tha se mbrojtja ajrore ishte aktivizuar në qytetin e Kerçit.

Ai pretendon se “nuk ka rrezik për qytetin dhe urën”./UBTNews/

Lajmet

Forcat izraelite tërhiqen nga kampi i refugjatëve në Jenin

Publikuar

nga

Forcat ushtarake izraelite janë tërhequr nga kampi i refugjatëve të Jeninit në Bregun Perëndimor. 12 palestinezë janë vrarë, në mesin e tyre së paku katër fëmijë, një mjek dhe një mësues.

Ushtria izraelite njoftoi se ishte duke ndërmarrë operacione kundër terrorizmit në atë qytet, por dëshmitarët thanë se forcat izraelite kanë qëlluar në drejtim të civilëve pa dallim./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

KQZ ndan 1 milion euro për zgjedhjet e ardhshme

Publikuar

nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka filluar përgatitjet e para për zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Kosovës. Në mbledhjen e së enjtes, KQZ ka marrë vendim për miratimin e specifikave për furnizim me kamera që do të përdoren në vendvotime për zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Kosovës. Shuma e përgjithshme e planifikuar për këtë aktivitet prokurimi sipas KQZ-së është 1 milion euro.

Për herë të parë, KQZ përdori kamerat në vendvotime në procesin për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, i cili u mbajtë më 21 prill 2024. Këto kamera, KQZ e Kosovës i kishte huazuar nga KQZ e Shqipërisë.

Anëtari nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, tha se vendosja e kamerave në vendvotime, sipas KQZ-së, ka për qëllim ruajtjen e integritet të procesit zgjedhor.

Ndërsa anëtari i KQZ-së nga radhët e VV, Sami Kurteshi ngriti për diskutim çështjen nëse mund të bëhet ky furnizim nëse zgjedhjet mbahen së shpejti.

Sipas shpjegimeve që u dhanë në këtë mbledhje, kjo është një procedurë e rregullt prokurimi dhe do të ishte e pamundur që ky proces të përmbyllet deri në muajin korrik.

Në pjesën tjetër të mbledhjes, KQZ mori vendim për regjistrimin e iniciativës politike Romani Inicyativa si parti politike, e cila tani do të jetë pjesë e regjistrit të partive politike në Republikën e Kosovës. Sipas këtij regjistri, numri i partive politike të regjistruara është: 52.

Po në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për zhvillimin e takimeve të veçanta me Kryetarë të Komunave dhe me Kryesues të Kuvendeve Komunale për të diskutuar dhe bashkëpunuar lidhur me zbatimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti në Londër flet për “rolin kritik të NATO-s” dhe “kërcënimin akut” që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku edhe ishte folës kryesor, njoftoi se ka folur për rolin e NATO-s dhe kërcënimin e autokratëve për Kosovën.

“Kënaqësi e madhe të nis ditën në Mbretërinë e Bashkuar me një fjalim kryesor në Konferencën e Mbrojtjes në Londër. Fola për rolin kritik të NATO-s dhe aleatëve demokratikë, si dhe për kërcënimin akut që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës, Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi”, ka shkruar Kurti në X.

Në fjalimin e tij, Kurti ka përmendur edhe kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë ku tha se “armatimi i madh” i Serbisë është një tregues se ajo “synon përshkallëzim”.

“Ndërsa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe BE, Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin”, citohet të ketë thënë Kurti.

“Demokracia ka nevojë për siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe Pro Perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor”.

Siç ka njoftuar dje Zyra e Kryeministrit, Kurti do të zhvillojë një takim bilateral me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë konferencë.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kurti do të zhvillojë takime edhe në Parlamentin britanik, si dhe do të ketë një bashkëbisedim me Drejtuesen Ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë

Publikuar

nga

Është arrestuar 21-vjeçari Agron Gashi, i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. Ky i fundit njoftoi se Gashi është ndaluar për 48 orë.

“Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pjesë, pasi ka qenë në arrati pas një pune intensive policore në koordinim të plotë me prokurorin për hetime të krimeve të rënda është ndaluar për 48 orë, pas arrestimit të tij dhe pas lokalizimit nga policia e Kosovës”, ka thënë ai.

Gashi dyshohet se pas një mosmarrëveshje i ka plagosur me armë zjarri tre persona në Pejë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara