Lajmet

Çfarë paralajmërojnë ëndrrat tona: Rënia nga një lartësi – pavendosmëri në realitet

Ndonjëherë ka të bëjë me aspektin mjekësor.

Published

on

Njerëzit interpretojnë ëndrrat pasi mendojnë se marrin mesazhe të caktuara që kanë të bëjnë me jetën e tyre.

Nga aspekti mjekësor, ëndrrat ndodhin në fazën REM dhe janë rezultat i aktivitetit të theksuar dhe zbrazjes së funksioneve të trurit. Ndërsa gjatë historisë kanë marrë shpjegime të ndryshme psikologjike, me të cilat është marrë në radhë të parë neurologu austriak Sigmund Freud.

Megjithatë, ka disa ëndrra që ndodhin shpesh gjatë gjithë jetës:

Dhëmbët

Janë ndër ëndrrat më të zakonshme. Mund të jenë të ndryshme dhe më shpesh bëhet fjalë për një dhëmb të prishur, një dhëmb që dhemb, rrjedh gjak ose bie.

Rrallëherë ëndërrojmë për dhëmbë të bardhë dhe të shëndetshëm. Ne shpesh e lidhim këtë lloj ëndrre me diçka të keqe.

Besohet se ëndrrat për dhëmbët mund të simbolizojnë fuqinë dhe vetëvlerësimin tonë, të cilin mund ta humbasim për momentin ose të mos na mjaftojë.

Uji

Ne gjithashtu shpesh ëndërrojmë për ujë. Simbolika e ujit në ëndërr është shumë e fortë, po të kemi parasysh se ai mund të jetë i kthjellët, me baltë, me rrjedhje të shpejtë ose i qetë, i thellë ose i cekët. Mund ta ëndërrojmë veten duke notuar në ujë të ftohtë ose duke u mbytur.

Në përgjithësi, uji në ëndërr nuk ka një simbolikë kaq pozitive, sido që të jetë. Na udhëzon të jemi të kujdesshëm. Zakonisht i referohet vetes dhe gjendjes sonë emocionale, ndjenjave tona aktuale dhe diçka që po përjetojmë aktualisht në botën e zgjuar.

Vdekja e një njeriu të dashur

Një nga ëndrrat më të zakonshme është vdekja e dikujt shumë të afërt – babait, nënës, gjyshes, gjyshit, vëllait, motrës, mikut. Ato ëndrra janë shumë shqetësuese dhe ne i jemi mirënjohës Zotit që e gjitha ishte vetëm një ëndërr, pasi u zgjuam duke bërtitur dhe të mbytur në djersë.

Megjithatë, siç besohet prej kohësh, një ëndërr e tillë do të thotë pikërisht e kundërta, që personi që keni ëndërruar është i vdekur, zgjuar dhe shumë mirë, se suksesi, jetë e gjatë dhe shëndet i mirë e presin atë.

Bie nga një lartësi dhe nga një shkallë

Ëndrrat shumë të zakonshme janë edhe ato në të cilat shihni shkallët që zhduken kështu që nuk keni ku të shkoni, shkallët rrethore, mungesa e shkallëve që duhet t’i kaloni ose mungesa e kangjellave dhe parmakut pranë tyre.

Lartësia, rënia nga një lartësi, rënia në ashensor, janë gjithashtu shpesh pjesë e ëndrrës sonë. Besohet se ëndrrat e tilla tregojnë turbulenca të mëdha që ndodhin te një person, ndryshimet e tij emocionale, pavendosmëria në realitet, lufta me veten.

Lajmet

Nura kërkon mobilizim institucional për Gjykatën Speciale dhe angazhim më të madh diplomatik

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka kërkuar mobilizim institucional dhe angazhim të vazhdueshëm shtetëror lidhur me Gjykatën Speciale, duke vlerësuar se çështja nuk duhet të mbetet vetëm në nivel të deklaratave publike.

Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, Nura tha se institucionet e vendit duhet ta kenë Gjykatën Speciale në fokus të angazhimit të tyre, duke kërkuar përgjegjësi shtetërore dhe koordinim të vazhdueshëm.

Ai theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme duhet ta trajtojë këtë temë ndër prioritetet kryesore, duke shtuar se diplomacia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me atë të Shqipërisë, duhet të jetë më aktive në shfrytëzimin e kanaleve diplomatike dhe në informimin e partnerëve ndërkombëtarë për ndjeshmërinë e çështjes.

“Kjo çështje nuk duhet të mbetet vetëm temë e deklaratave publike, por duhet të jetë pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm dhe të koordinuar”  Jakup Nura, deputet i PDK-së.

Nura shprehu gjithashtu kundërshtimin e tij ndaj mënyrës së trajtimit të kësaj çështjeje, duke deklaruar se Gjykata Speciale i është imponuar Kosovës, ndërkohë që, sipas tij, vëmendja dhe përgjegjësia duhej të drejtoheshin ndaj Serbisë për krimet e kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Studentët protestojnë para Rektoratit të UP-së, kërkojnë nga Hajrullahu të tërheqë deklaratat

Published

on

Studentë të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur para Rektoratit për të kundërshtuar një email të rektorit Arben Hajrullahu, i cili, sipas tyre, përmban kërcënime dhe presion ndaj studentëve.

Rektori Hajrullahu ka dalë në oborrin e Rektoratit dhe u ka kërkuar protestuesve të hyjnë brenda për të diskutuar. Megjithatë, studentët kanë kërkuar që ai fillimisht t’i tërheqë deklaratat e bëra.

Gjatë përplasjes verbale, Hajrullahu i ka kërkuar Policisë që të mos hyjë në oborrin e Rektoratit.

“Policia nuk ka çka kërkon në tokën e Universitetit, universiteti është i yni”, ka deklaruar ai.

Studentët i kanë thënë rektorit se i ka krahasuar me regjimin serb, ndërsa e kanë pyetur nëse ftesa e tij për bisedë ka ardhur me vonesë.

Flon Kastrati nga Parlamenti Studentor ka deklaruar se protestat nuk do të ndalen derisa Hajrullahu t’i tërheqë deklaratat ose të kërkohet shkarkimi i tij.

Parlamenti Studentor i ka cilësuar të papranueshme kërcënimet dhe presionet, duke vlerësuar se veprime të tilla cenojnë sigurinë e studentëve, lirinë e shprehjes dhe mjedisin akademik.

Protesta lidhet me një email të dërguar nga rektori pas kërkesës së Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë për zëvendësimin e sistemit të evidentimit të vijueshmërisë përmes QR kodeve me teknologjinë NFC.

Në emailin e tij, Hajrullahu kishte paralajmëruar se bojkotimi eventual i ligjëratave dhe ushtrimeve mund të sjellë pasoja për studentët, përfshirë përsëritjen e vitit apo humbjen e së drejtës për të qenë pjesë e UP-së. Ai kishte përmendur edhe masa ndaj personelit akademik, të cilat mund të përfshijnë ndalesa financiare dhe deri në shkëputje të kontratës së punës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Lushaku-Sadriu ngre shqetësimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”: Kosova rrezikon të mos i organizojë

Published

on

By

Kosova rrezikon të mos jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, për shkak të mos përmbushjes së obligimeve institucionale dhe vonesave në procesin e përgatitjeve.

Për këtë ka ngritur shqetësim shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, gjatë seancës së Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka theksuar se anulimi i takimit të paraparë të mbahej të enjten në Athinë, ku pritej të përcaktoheshin përgjegjësitë për organizimin e lojërave, është një tjetër sinjal shqetësues për të ardhmen e këtij projekti.

Sipas Lushaku-Sadriut, organizimi i Lojërave Mesdhetare do të përbënte një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e sportit, turizmit dhe investimeve në infrastrukturën sportive të vendit.

Ajo ka paralajmëruar se papërgjegjësia institucionale mund ta rrezikojë realizimin e një projekti që do ta vendoste Kosovën në qendër të vëmendjes sportive dhe kulturore, duke sjellë mijëra sportistë dhe vizitorë ndërkombëtarë.

Lushaku-Sadriu ka përmendur edhe shqetësimet e ngritura nga Komiteti Olimpik i Kosovës lidhur me obligimet e papërmbushura nga institucionet, duke kërkuar përgjegjësi dhe angazhim më të madh për realizimin e këtij projekti.

Ajo ka vlerësuar se Kosova nuk duhet ta humbasë këtë mundësi për ndërtimin e sallave, stadiumeve dhe qendrave të reja sportive, të cilat do të kishin ndikim afatgjatë në zhvillimin e sportit në vend.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Tahiri: Kosovën e ka mbuluar terri, qytetarët po përballen me mungesë të energjisë elektrike

Published

on

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Kosovën e ka mbuluar terri, duke kritikuar ndërprerjet e energjisë elektrike që, sipas tij, po zgjasin me orë të tëra, kryesisht në vendbanimet rurale.

Ai ka thënë se mungesa e energjisë po ua vështirëson jetën qytetarëve, ndërsa ka kërkuar nga Qeveria ndryshimin e strategjisë për investimet strategjike në sektorin e energjisë, me arsyetimin se zhvillimet globale kanë ndryshuar.

Tahiri ka theksuar se familjet me gjendje të rënduar ekonomike po detyrohen të hyjnë në borxhe për të paguar faturat e energjisë elektrike.

“Ne e kuptojmë që politika programore e VV-së ka qenë e lidhur me shumëllojshmërinë e burimeve energjetike, por kur e shohim strategjinë dhe programin… Kjo duhet të ndryshojë, sepse ka ndryshuar bota”, ka deklaruar Tahiri./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara