Kulturë

Çfarë nuk u tregua nga takimi i Billie Eilish me familjen mbretërore

Këngëtarja 19-vjeçare tha se takimi me William dhe Kate ishte mahnitës.

Published

on

Billie Eilish takoi Princin William dhe Kate Middleton në premierën e “No Time to Die” në Londër, muajin e kaluar, por pranoi se nuk ndoqi protokollin e duhur mbretëror. Këngëtarja tha në “Jimmy Kimmel Live!” se asaj iu dha një listë e tërë rregullash që duheshin ndjekur gjatë takimit me anëtarët e familjes mbretërore, por Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ishin shumë të lirshëm dhe nuk u kushtuan fare rëndësi formaliteteve.

“Unë u përpoqa të ndiqja rregullat. E kisha planifikuar,” tha ajo. “Ata ishin shumë normalë. Nuk më bënë të ndihem si: ‘Oh, kam frikë. Unë nuk mund të flas me ta’.”

Këngëtarja 19-vjeçare tha se takimi me William dhe Kate ishte mahnitës.

“Ata ishin shumë komplimentues dhe kishin shumë pyetje për mua,” tha ajo. “Ata ishin thjesht shumë miqësorë, me humor dhe të ëmbël. Nuk mund të ankohem.”

Ylli i popit u fotografua me çiftin mbretëror, si dhe me Princin Charles, në premierën e ku morën pjesë shumë yje. Ajo u pa duke biseduar dhe duke qeshur me William-in, duke shtrënguar duart me Kate dhe duke ndarë një moment me Charles.

Continue Reading

Magazinë

Katy Perry ndal koncertin për fansen që humbi ndjenjat në krahët e saj

Published

on

Një moment emocional ndodhi gjatë koncertit të fundit të Katy Perry në Detroit, ku një fanse e vogël, McKenna, humbi ndjenjat sapo u ngjit në skenë për të kënduar me idhullin e saj.

Perry e ftoi nga shkallët më të larta të arenës, por emocionet ishin shumë të forta për vajzën, e cila u rrëzua në tokë para se kënga “The One That Got Away” të niste. Reagimi i këngëtares ishte prekës: ajo u ul pranë McKennës dhe i qëndroi afër deri në ardhjen e ndihmës.

“O Zot, lutemi për McKennën, që ajo të rikthehet më e fortë se kurrë”, u lut Katy në skenë, përpara se të siguronte publikun se vajza ishte jashtë rrezikut.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm i muajit për Perry-n, vetëm pak ditë më parë, flutura mekanike ku po performonte ra disa metra mbi publik, duke shkaktuar panik. Fatmirësisht, gjithçka përfundoi mirë edhe atëherë.

Continue Reading

Magazinë

Tom Holland rikthehet në Skoci – xhiron SpiderMan-in në rrugët e Glasgout

Published

on

Aktori britanik, Tom Holland, është takuar me fansat në qendër të Glasgow gjatë xhirimeve të filmit më të ri të Marvel-it, “Spider-Man: Brand New Day”, që pritet të jetë kapitulli i ardhshëm në sagën e famshme të superheroit.

Xhirimet nisën të premten dhe pritet të zgjasin për dy javë, me rrugë të tëra të qytetit që janë transformuar për të imituar atmosferën e një qyteti amerikan.

Disa zona të Glasgout janë bllokuar për qarkullim, autoritetet paralajmëruan për ndërprerje e devijime të përkohshme, shkruan BBC. Holland u pa të dielën duke xhiruar një skenë aksioni me kostumin e Spider-Man, përpara se t’i afrohej një grupi fansash të mbledhur aty pranë.

Rreth 100 persona ndoqën momentet e xhirimit, aktori ndau disa çaste me ta jashtë kamerave. Ky është projekti i dytë që Tom xhiron në Skoci. Më herët, ai u pa në zona të ndryshme përreth Inverness dhe Moray për filmin “The Odyssey”, të drejtuar nga regjisori Christopher Nolan.

Glasgou është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara për filmat e mëdhenj të Hollywood-it.

Në vitet e fundit, qyteti ka shërbyer si sfond për filma si “The Flash”, “The Batman”, “Indiana Jones and the Dial of Destiny” dhe shumë të tjerë, duke zëvendësuar metropole si New York-u apo edhe Gotham City-n e famshëm.

Continue Reading

Magazinë

John Krasinski rikthehet me pjesën e tretë të “A Quiet Place”

Published

on

John Krasinski ka konfirmuar se do të rikthehet si skenarist, regjisor dhe producent për filmin “A Quiet Place Part III”, pjesën e tretë të sagës së njohur horror. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se filmi do të dalë në kinema më 9 korrik 2027.

Ende nuk janë zbuluar detaje për kastin apo rrjedhën e ngjarjeve në këtë kapitull të ri. Krasinski shkroi, drejtoi, prodhoi dhe interpretoi në filmin e parë të serisë, përkrah bashkëshortes së tij, Emily Blunt, si dhe aktorëve Noah Jupe dhe Millicent Simmonds.

Filmat ndjekin mbijetues të ndryshëm në një botë të shkatërruar nga krijesa të rrezikshme që reagojnë ndaj zhurmës.

Vitin e kaluar u publikua filmi prequel “A Quiet Place: Day One”, me regji nga Michael Sarnoski dhe në rolin kryesor Lupita Nyong’o.

Continue Reading

Magazinë

Tragjedi në koncertin e Oasis: Një fans humb jetën pas një rënie nga stadiumi në Wembley

Published

on

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë koncertit të Oasis në Wembley, kur një fans rreth 40 vjeç, humbi jetën pas një rënie të mundshme nga një lartësi e stadiumit.

Sipas Policisë Metropolitane, oficerët dhe shërbimi i emergjencës u përgjigjën menjëherë pas raportimeve se një person ishte lënduar rreth orës 22:20, dhe se burri kishte pësuar lëndime që mund të lidhen me një rënie nga lartësia.

Mediat britanike raportojnë se dyshohet se ai ka rënë nga pjesa e sipërme e stadiumit. Dëshmitarët e ngjarjes e përshkruan si “horror”, ndërkohë që policia ka bërë thirrje për çdo informacion të mundshëm që mund të ndihmojë në sqarimin e ngjarjes.

Në një deklaratë zyrtare, grupi britanik Oasis reagoi me trishtim për këtë humbje tragjike, duke shprehur ngushëllimet e tyre për familjen dhe miqtë e viktimës.

Continue Reading

Të kërkuara