Shumicën e kohës, marrëdhëniet e të famshmëve duket se fillojnë në mënyrë të ngjashme: në fshehtësi.
Shumë nga jeta e një ylli konsumohet nga njerëz që nuk i njohin, megjithatë është e natyrshme që ata të duan pak privatësi. Kjo duket se ka qenë rruga në të cilën Rita Ora dhe Taika Waititi kishin planifikuar të shkonin, por e gjithë kjo “doli nga shinat” kur fotot e tyre bashkë ata u bënë virale vitin e kaluar.
Nga atëherë, Rita dhe Taika kanë ndarë gradualisht më shumë me fansat rreth lidhjes së tyre, duke postuar foto nga festa e ditëlindjes së tij, duke marrë pjesë në Met Gala së bashku, duke udhëtuar nëpër botë, duke bërë foto romantike dhe duke kaluar së bashku ditën e Shën Valentinit.
Ekspertja e gjuhës së trupit, Karen Donaldson analizoi fotot e fundit të çiftit dhe përshkroi se çfarë nënkupton gjuha e trupit të dyshes.
Sipas Donaldson, ata nuk kanë mure mes tyre.
“Në këtë imazh, Taika e tërheq Ritën drejt tij”, thotë Donaldson. “Ky është një përqafim me trup të plotë, me tërheqje të lartë”.
“Grupi i gjesteve na tregon se ata janë të lidhur emocionalisht” shton ajo.
Të qenit pranë njëri-tjetrit – edhe pa u prekur – është një gjë e madhe!
Puna është se, sipas Donaldson, çiftet nuk kanë nevojë të jenë gjithmonë afër njëri-tjetrit për të komunikuar dashurinë e tyre. Pra, ekspertja e gjuhës së trupit fokusohet në gjërat që ju zakonisht mund të mos i vini re.
Dyshja po e shfaqin qartë këtë për kamerat, kështu që do të shihni se humori dhe loja janë pjesë e kësaj marrëdhënieje. “Taika është ulur në njërin gju dhe gjuri i tij është afër këmbës së Ritës”, thekson Donaldson. “Kjo po na tregon se, pavarësisht se çfarë po ndodh, ai kërkon të jetë më afër saj”. Plus, ky element i thjeshtë flet për admirimin që Taika ka për Ritën.
Sipas Donaldon, Rita ndihet ndihet e sigurt me të.
“Mund të thuash që Rita është e çmuar për Taikan”, thotë Donaldson. “Ne mund ta shohim atë në mënyrën që ai e mban atë rreth belit të saj dhe vendos dorën e tij tjetër përpara saj në një mënyrë të tipit mbrojtës”.
Dhe, mbajtja e dorës së Ritës në xhep sinjalizon lehtësim. Kjo“po tregon se ajo ndihet e sigurt në praninë e tij”, thotë Donaldson.
Ata i bashkon një sens i përbashkët humori.
“Rita mbulon trupin e Taika-s me këtë përqafim, ndërsa ai mbështetet përsëri në të”, thotë Donaldson.
“Kjo sinjalizon se ka një unitet në marrëdhënien e tyre”, shpjegon ajo. Ata ruajnë intimitetin e tyre pa e marrë veten shumë seriozisht. Argëtimi dhe të qenit bashkë janë prioritet për dyshen.
Vendosja e këmbëve të Ritës zbulon saktësisht se si ndihet ajo për Taikan.
Ai nuk mund të rezistojë pa e bërë atë të qeshë. Të kapësh një foto të Ritës në tapetin e kuq sikur të ishte paparac është mënyra e tij për t’i treguar asaj dhe të tjerëve se sa e rëndësishme është ajo për të.
“Megjithëse Rita po shikon pak mbi kokën e Taikas teksa pozon për kamerat, gjuha e trupit të saj na tregon se kjo është pikërisht vendi ku ajo dëshiron të jetë”, thotë Donaldson. “Nëse shikoni nga afër, gishtat e Ritës drejtohen nga Taika. Dhe kur këmbët tuaja drejtohen nga dikush, kjo shpesh do të thotë se jeni të tërhequr ose të interesuar për atë person”./UBTNews/
Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.
Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.
Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.
Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.
Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.
Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.
Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.
Gjatë takimit u diskutua për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.
Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane dhe avancimit të projekteve në fushën e kulturës dhe turizmit.
Ndërkaq, ambasadori Schuebel ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e BE-së përfshin edhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në vend.
Orëndreqësi me origjinë nga Kosova që jeton dhe vepron në Zvicër, Rexhep Rexhepi, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin prestigjioz “Aiguille d’Or” gjatë ceremonisë madhështore të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG).
Ky çmim, i cili konsiderohet si “Oscari” i industrisë së prodhimit të orëve, ishte i hapur për të gjitha kategoritë. Rexhepi triumfoi me modelin e tij “Chronograph Flyback”, duke pasuar gjigantin e industrisë Breguet që e kishte fituar atë një vit më parë.
Ora fituese dallon për përmasat elegante dhe fushën në ngjyrë blu të errët të punuar me teknikën tradicionale Grand Feu, e frymëzuar nga kronografët e vjetër të orëve të xhepit. Çmimi zyrtar i orës fituese është 150 mijë franga zvicerane, rreth 160 mijë euro, mirëpo vlera e saj në tregun e koleksionistëve pritet të jetë dukshëm më e lartë. Rexhepi e nisi karrierën e tij si praktikant 15-vjeçar te kompania e njohur Patek Philippe, ndërsa sot udhëheq markën e tij të pavarur në Gjenevë.
Në këtë edicion të GPHG-së garuan 84 orë dhe mekanizma kohorë në 14 kategori të ndryshme. Fituesit u përzgjodhën nga një juri ndërkombëtare ekspertësh, ku për herë të parë organizatorët hoqën ndarjet gjinore duke prezantuar kategori të reja teknike si Essential Watch dhe Complication Watch.
Aktori i njohur Pierce Brosnan beson se koleg i tij Callum Turner posedon të gjitha cilësitë e duhura për t’u veshur me kostumin e agjentit legjendar 007. Ish-interpretimi i famshëm i James Bondit ka vlerësuar se 36-vjeçari ka praninë, fizikun dhe karizmën e nevojshme për të marrë përsipër këtë rol ikonik.
Brosnan, i cili portretizoi agjentin britanik në katër filma ndërmjet viteve 1995 dhe 2002, tregoi për revistën Vanity Fair se e admiron Turnerin, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë në filmin “The Only Living Boy In New York” të vitit 2017.
“Callum Turner është dikush me të cilin kam punuar dhe është një aktor shumë i fortë,” u shpreh Brosnan, duke shtuar se mezi pret të mësojë emrin e pasardhësit të Daniel Craig dhe të festojë zgjedhjen e tij.
Ndonëse Turner është përfolur gjatë si një nga favoritët kryesorë për këtë post, vetë ai ka mohuar të ketë ndonjë informacion zyrtar rreth kastingut. “Di po aq sa dini edhe ju. Miqtë e mi më pyesin vazhdimisht, ndërsa unë nuk di asgjë,” kishte deklaruar ai më parë.
Brosnan po ashtu shfaqi entuziazmin e tij për projektin e ardhshëm të franshizës, i cili do të drejtohet nga regjisori vizionar Denis Villeneuve. “Besoj se do të mbetemi të mahnitur. Mënyra se si ai ndërton historinë dhe përdor kamerën është e jashtëzakonshme, prandaj filmi do të jetë vërtet madhështor,” përfundoi ai. /E.A/