Lajmet

Çfarë loje luan Vuçiçi?

Lidhjet tradicionalisht të afërta të Serbisë me “Nënën Rusi”.

Published

on

Aleksandar Vuçiç ekuilibron me mjeshtëri mes të fuqishmëve në Bruksel, Kremlin dhe Pekin dhe nuk i jep përgjigje pyetjes, se në cilën prej këtyre botëve ai dhe populli serb ndjehen në shtëpi, shkruan “Spiegel”.

Revista gjermane SPIEGEL në tekstin me titull “Miqtë evropianë të Kremlinit” në edicionin e saj online, trajton demonstratat në Beograd në mbështetje të politikës së presidentit rus Vladimir Putin dhe kërkon një përgjigje për pyetjen: “Cilat janë arsyet për këtë?” Dhe çfarë loje luan këtu presidenti serb Aleksandar Vuçiç?

Në fillim të tekstit autori Walter Mayr shkruan: “Sikur të kishte një çmim për një qytet në Evropë, që mund të ofrojë këto ditë spektaklin publik më bizarr, Beogradi do të ishte me siguri në krye të listës. Së bashku me flamujt rusë, portretet e Putinit dhe kryqe druri, mijëra vetë marshuan të premten (4 mars) nëpër kryeqytetin serb për të shprehur solidaritetin me krerët e Kremlinit dhe mbështetjen për luftën e tyre agresive kundër Ukrainës.”

Kukullar i talentuar, që tërheq fijet nga prapaskena”

Duke u përpjekur për të shpjeguar këtë fenomen autori kujton lidhjet tradicionalisht të afërta të Serbisë me “Nënën Rusi” dhe me popullin vëllazëror ortodoks në Lindje, por përmend gjithashtu se e gjithë kjo tani po vihet në provë. Kjo flet, thuhet më tej në artikull, për “bishtnimin e presidentit Aleksandar Vuçiç”.Nga njëra anë ai është për integritetin territorial të Ukrainës, por në të njëjtën kohë nuk dëshiron t’u bashkohet sanksioneve të BE kundër Rusisë. Ai nuk e kritikon qartë luftën e dukshme agresive, duke iu referuar “marrëdhënieve të posaçme të vendit të tij me Rusinë”.

Autori e quan Vuçiçin “kukullar të talentuar, që i lëviz telat nga lart” dhe kujton se në fillimet e karrierës së tij politike ai ishte nxënës i kriminelëve të luftës si Radovan Karaxhiç, Vojisllav Sheshelj dhe Sllobodan Millosheviç.

Për vite me rradhë ai u mbështet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe deri sot ai prezantohet me sukses si një ndërmjetës mes botëve, si politikan që ekuilibron me mjeshtëri mes të fuqishmëve në Bruksel, Kremlin dhe Pekin. Por në të njëjtën kohë ai nuk i përgjigjet pyetjes, se në cilën nga këto botë ai dhe populli serb ndihen si në shtëpinë e vet”, thuhet në tekst.

Kjo me siguri ka të bëjë me zgjedhjet presidenciale të 3 prillit, ku kundërshtar serioz është ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Zdravko Ponosh. Prandaj Vuçiçi duhet t’i shpjegojë tani elektoratit të tij, pse aleati i tij i vjetër Vladimir Putin shtetin fqinj paqësor Ukrainën po e përmbyt tani me bomba dhe granata, shkruan autori.

Shumë të irrituar në Bruksel

Deri tani janë përdorur kryesisht argumente nga e kaluara e afërt. Rusia në vitin 1999 protestoi kundër bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë. Por nga këndvështrimi serb ka edhe arsye shumë pragmatike për të mbështetur politikën e Putinit, shton Mayr: “Gjatë takimit të nëntorit në brigjet e Detit të Zi, Putin i premtoi Vuçiçit furnizim të shtuar me gaz me çmim të favorshëm”. Pas takimit presidenti i Serbisë pranoi, se i „ka kërkuar” Putinit „trajtim më të mirë”.

Opinioni publik, me mbështetjen e madhe mediatike të gazetave bulevardale besnike të Vuçiqit, është në krah të presidentit. Sondazhet tregojnë se dy të tretat e qytetarëve serbë kanë një qëndrim pozitiv ndaj Putinit. Në disa gazeta madje u shfaqën tituj të tillë si “Ukraina pushtoi Rusinë”, kujton autori.

Protesta proruse

Në të njëjtën kohë ai tërheq vëmendjen se në Bruksel janë shumë të irrituar me sjelljet e tilla serbe, dhe se shprehin “keqardhjen” që Serbia nuk iu bashkua sanksioneve, gjë e cila redukton ndjeshëm shanset për anëtarësimin e shpejtë të Serbisë në BE.

Por kjo është situata, në të cilën e ka çuar vetë veten Bashkimi Evropian, mendon Walter Mayr: “Që prej shpalljes së shpejtë të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Serbia ka një rol kyç në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme paqësore për Ballkanin Perëndimor. Vuçiç e di këtë dhe e përdor me shumë sukses. Ai forcon gjithnjë e më shumë sundimin e tij autoritar në Serbi, ndërsa në të njëjtën kohë në skenën ndërkombëtare paraqitet si ndërmjetës i ndershëm në lidhje me Kosovën”.

Një kërcënim serioz për sigurinë

Sipas mendimit të autorit, kjo “ecje diplomatike mbi vezë” përbën gjithnjë e më shumë një kërcënim serioz për sigurinë në kontinent gjë që shihet edhe në Bosnje- Hercegovinë. Me mbështetjen ruse dhe serbe loja gjithnjë e më serioze me zjarrin e Milorad Dodikut po kërcënon të shndërrohet në një zjarr të vërtetë. Vazhdimisht përmendet mundësia e shkëputjes së Republikës Srpska nga Bosnjë-Hercegovina, gjë që do të rrezikonte “të gjithë rendin postjugosllav të pasluftës, të vendosur me mundim”, mendon Mayr.

Dhe fakti “që Vuçiçi, presidenti i një vendi që është kandidat për anëtarësim në BE, deri sot nuk ka marrë kritika serioze nga Komisioni Evropian, nga kreu i shtetit serb mund të kuptohet si shpërblim për politikën e tij cinike”, përfundon gazetari. i revistës gjermane Spiegel, Walter Mayr.

Continue Reading

Vendi

LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend

Published

on

By

Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.

Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.

Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.

Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.

Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.

Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.

 

Continue Reading

Vendi

Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.

Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.

Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.

Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.

Continue Reading

Lajmet

Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist

Published

on

By

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.

“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.

Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.

Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.

“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.

Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.

 

Continue Reading

Të kërkuara