Lajmet

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani patate çdo ditë?

Lëkura e patates është e pasur me kalium që e mban zemrën të shëndetshme.

Published

on

Patatet rriten në mbi 100 vende në të gjithë botën dhe  më së shumti në Kinë, ShBA, Indi, Rusi dhe Ukrainë. Pavarësisht se janë kaq popullore, patatet nuk besohet të jenë shumë të shëndetshme. Madje konsiderohen edhe të rrezikshme për trupin tuaj. Por ndoshta ky është vetëm një stereotip i krijuar nga patatet e skuqura dhe ushqimi Fast-Food.

Vlerat e patates

Lëkura e patates është e pasur me kalium që e mban zemrën të shëndetshme. Përveç kësaj patatet përmbajnë fosfor, magnez, kalcium, natrium, hekur dhe zink. Patatet gjithashtu përmbajnë shumë vitaminë C (rreth 45% të normës ditore në një copë). Por pjesa më e madhe e saj shkatërrohet kur nxehet, prandaj rekomandohet që t’i hani të ziera, e jo të skuqura. Gjithashtu, patatet përmbajnë fibra që janë fantastike për shëndetin e zorrëve.

Patatet nuk përmbajnë kolesterol. Por në varësi të asaj sesi i gatuani ato (për shembull me vaj), ju mund të “shtoni” kolesterolin e keq në patatet e skuqura. Patatet mund të përmirësojnë shëndetin e lëkurës,  ndihmojnë me depresionin dhe stresin.

Patatet e ziera mund t’ju bëjnë të ndiheni më të ngopur. Si rezultat, ju hani më pak, por qëndroni të plotë për një kohë më të gjatë dhe mund të humbni peshë më shpejt. Por ndonjëherë, ngrënia e patateve mund të çojë në fitimin e peshës. Sidomos nëse ato janë të skuqura ose shërbehen me shtesa yndyrore si djathi. Por për të pasur probleme serioze shëndetësore, duhet t’i hani këto ushqime shpesh dhe në sasi të mëdha.

Njerëzit me diabet duhet të jenë shumë të kujdesshëm ndaj patateve. Shumë lloje patatesh kanë një indeks glikemik shumë të lartë.

Por çfarë ndodh nëse hani vetëm patate çdo ditë?

Në 2016, Andrew Taylor nga Melbourne vendosi të gjejë vetë përgjigjen e kësaj pyetjeje. Australiani filloi të shkonte në dyqan dhe të blinte 6 kg patate. Sipas tij, ai mori 99% të të gjitha kalorive nga patatet. Dhe 1% tjetër ishte nga erëzat, salcat, hudhrat apo qumështi i sojes etj.

Andrew donte gjithashtu të luftonte peshën dhe të humbiste varësinë ndaj ushqimit. Ai u përpoq të trajtonte ushqimin vetëm si lëndë djegëse për trupin, në vend që ta trajtonte atë si shpërblim ose ngushëllim. Më parë, ai mësoi shumë për këtë perime dhe u konsultua me dietologun e tij. Ata vendosën që  do të ndalonin eksperimentin nëse Andrea do të ndihej keq.

Andrew vendosi të sfidonte veten dhe ishte në dietë për një vit. Deri në fund të saj, ai kishte humbur 50 kilogramë.  Ai doli disa herë në shfaqje televizive dhe shkroi 2 libra: Një libër recetash dhe një libër për mënyrën se si e kapërceu varësinë e tij ndaj ushqimit.

Pavarësisht nga suksesi i tij personal, shkencëtarët nuk ishin shumë optimistë për dietën e tij. Nëse jeni në një dietë me patate, ushqimi juaj bëhet shumë i kufizuar. Trupi nuk merr vitamina A, E dhe K, kalcium dhe selen.

Gjithashtu, patatet kanë shumë pak proteina dhe acide yndyrore. Proteina është e domosdoshme për sistemin imunitar dhe të dyja ndihmojnë në rregullimin e peshës së trupit dhe rritjen e peshës së muskujve.

Pra, a do rrije një vit të tërë në një dietë me patate?/neps.al

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara