Shëndet

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni sheqerin vetëm për dy javë?

Published

on

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ndaloni sheqerin vetëm për dy javë?

Përtej përfitimeve të dukshme, ndryshimet e brendshme janë mahnitëse dhe ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si ndiheni gjatë ditës.

Le të zbulojmë së bashku fazat që kalon trupi juaj gjatë kësaj periudhe transformuese.

Çfarë ndodh nëse ndaloni konsumimin e sheqerit për 2 javë?

Dita e parë dhe e dyta, niveli i sheqerit në gjak fillon të stabilizohet dhe do të vëreni më pak rënie energjie apo shpërthime të papritura.

Trupi juaj fillon të përdorë yndyrnat e grumbulluara për energji.

Dita 3 deri në të 6-tën, mund të përjetoni dhimbje koke, ndryshime të humorit e lodhje. Kjo ndodh se trupi po detoksifikohet e përshtatet, simptoma do të kalojnë.

Dita 7 deri në të 9-tën, shijet marrin një “reset.” Pllaka juaj e shijes bëhet më e ndjeshme ndaj aromave të lehta dhe do të vini re që frutat shijojnë më ëmbël se zakonisht.

Dita 10 deri në të 14-tën, energjia juaj rritet ndjeshëm dhe nuk do të keni më rënie të papritura të energjisë, vetëm një furnizim i qëndrueshëm dhe i pastër, pasi trupi juaj bëhet më efikas në djegien e yndyrnave si burim energjie.

Shëndet

Pa karbohidrate, pa stres! Ushqimet që ju ndihmojnë të bini në peshë

Published

on

Eliminimi i karbohidrateve nga dieta është një strategji efektive për të humbur peshë. Më poshtë gjeni disa ushqime që përmbajnë pak ose aspak karbohidrate:

Kërpudhat – Të varfra në karbohidrate, të pasura me lëndë ushqyese hekur, kalcium, dhe magnez. Ofrojnë sasi të mirë antioksidantësh.

Midhet – Të gjitha llojet janë të pasura me proteina, vitamina të grupit B, minerale si fosfori dhe hekuri, dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Vezët – Një zgjedhje e zakonshme në dietat pa karbohidrate falë vlerave të larta ushqyese.

Karkalecat dhe gaforret – Janë burim i shkëlqyer proteinash dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Mishi i kuq – Nuk ka karbohidrate, ndaj mund të konsumohet lirshëm, por gjithmonë me masë për një dietë të balancuar.

Farat e kungullit – Të përsosura për ata që janë në dietë, ofrojnë shije të këndshme pa karbohidrate të larta. Përmirësojnë shëndetin e zemrës, ulin stresin dhe forcojnë sistemin imunitar.

Mishi i bardhë – Konsiderohet më i shëndetshëm se mishi i kuq. Mund të konsumohet nga pula, lepuri apo peshku.

Djathi – Sidomos Grana Padano, djathë tradicional italian i pasur me minerale dhe pa karbohidrate.

Gjalpi – Përdoret në gatime dhe nuk përmban karbohidrate, por duhet konsumuar në sasi të moderuara. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Gripi nuk ka shanse! Këshilla praktike për të qëndruar të shëndetshëm

Published

on

Stina e vjeshtës dhe dimrit shpesh shoqërohet me rritje të rasteve të gripit dhe infeksioneve të frymëmarrjes, për shkak të motit të ftohtë dhe ndryshimeve të papritura të temperaturës.

Megjithëse ilaçet mund të jenë opsion, ekzistojnë disa mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat/parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.

Uji dhe lëngjet: Konsumimi i lëngjeve ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lehtëson rrjedhjen e hundëve. Pini ujë, lëngje frutash, supë me lëng pule ose ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon. Shmangni pijet me kafeinë, që mund të shkaktojnë etje.

Ujë me kripë: Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë ndihmon për të qetësuar fytin e irrituar dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes.

Supë me lëng pule: Studimet kanë treguar se supa e pulës ka efekt antiinflamator dhe ndihmon në rrjedhjen e hundëve, duke kufizuar aktivitetin e viruseve në pjesën e brendshme të hundës.

Antihistamina: Përdorimi i saj mund të lehtësojë rrjedhjen e hundëve, teshtimat, lotimin e syve dhe kollitjen.

Lagështira: Ajri i thatë favorizon përhapjen e viruseve. Përdorni aparate për lagështi, por kujdesuni t’i pastroni rregullisht sipas udhëzimeve të prodhuesit, për të shmangur mykun dhe bakteret.

Këto masa të thjeshta e ndihmojnë trupin të përballojë gripin më lehtë dhe të ruani shëndetin gjatë muajve më të ftohtë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Këto janë përfitimet e xhenxhefilit për shëndetin

Published

on

Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme dhe konsumimi i tij i rregullt sjell shumë përfitime për organizmin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Xhenxhefili përmban minerale të rëndësishme si magnezi, kromi dhe zinku, që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ai është i dobishëm kur jeni të sëmurë dhe keni ethe apo temperaturë të lartë.

Ndihmon në luftimin e inflamacioneve

Dhimbjet e vazhdueshme dhe inflamacionet shkojnë dorë për dore. Xhenxhefili njihet si anti-inflamator natyral, i cili lehtëson dhimbjet dhe përmirëson  gjendjen e përgjithshme të trupit.

Si ta përdorni xhenxhefilin?

Mund të përdoret në shumë forma, i freskët, në pluhur a i ëmbëlsuar. Për efekt shërues kur jeni ftohur, zien xhenxhefil në ujë të vluar, shtoni limon e një lugë mjaltë. Ky kombinim është i shkëlqyer për të lehtësuar simptomat e përshpejtuar shërimin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Lëngjet e gazuara shkaktojnë probleme serioze me mëlçinë!

Published

on

Nuk është një sekret që lëngjet e gazuara mund të jenë të dëmshme për mëlçinë. Përveç rritjes së rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, prishjes së dhëmbëve dhe mbipeshes, këto pije ndikojnë negativisht edhe në funksionimin e mëlçisë.

“Mëlçia ndihmon në metabolizimin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave që konsumojmë, dhe më pas i ruan ato si glukogjen, vitamina dhe minerale për përdorim të mëvonshëm”, thotë dietologia me bazë në New York, Carrie Gans.

“Ajo gjithashtu ndihmon në heqjen e toksinave nga gjaku dhe zvogëlon dëmtimin e trupit”, shton ajo.

Studimet tregojnë se konsumimi i tepruar i sheqerit mund ta mbingarkojë mëlçinë, duke e kthyer në yndyrë. Sipas Klinikës Mayo, simptomat e sëmundjes së mëlçisë yndyrore jo-alkoolike përfshijnë lodhje dhe dhimbje, e mund të çojnë në cirozë dhe dështim të mëlçisë.

Konsumimi i madh i pijeve të gazuara shkakton edhe rezistencë ndaj insulinës. Një studim tregoi se njerëzit që pinin katër pije me sheqer në ditë për tre javë, në total 40-80 gram sheqer, raportuan rritje të rezistencës ndaj insulinës. Kjo gjithashtu rrit rrezikun për diabetin e tipit 2.

Pijet e gazuara janë të dëmshme jo vetëm për shkak të sheqerit, por edhe për shkak të përmbajtjes së lartë të shurupit të misrit me fruktozë.

Një studim mbi minjtë zbuloi se konsumimi i gjatë i këtij shurupi shkaktoi dëmtime në mëlçi e përkeqësim të barrierës së murit të zorrëve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara