Lajmet

Çfarë i ndodh trupit në një shtëpi pa ngrohje?

Dhjetë gradë është temperatura mesatare për personat që nuk mund të përballojnë ngrohjen në shtëpi.

Published

on

Deri këtë vit temperatura mesatare që duhej mbajtur në shtëpitë dimërore në disa pjesë te Europës, ishte 20 gradë, me luhatje maksimale në dy gradë.

Pas krizës energjetike të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, ajo u ul në 19 gradë. Gazetari i BBC-së, James Gallagher mori pjesë në një eksperiment në Universitetin e Uellsit të Jugut për të studiuar efektet që i ftohti ka në trupin e njeriut. Hulumtuesit i vendosën atij një mikrokamerë dhe ulën temperaturën deri në dhjetë gradë, duke monitoruar shenjat kryesore jetike. “Dhjetë gradë është temperatura mesatare në dimër për personat që nuk mund të përballojnë ngrohjen e shtëpive të tyre”, thotë profesor Damian Bailey.

“Duket e butë, por në fakt, është një sfidë e vërtetë fiziologjike”, shprehet ai. Temperatura në të cilën funksionon trupi i njeriut, është shumë më e lartë, 37 gradë dhe një diferencë e madhe termike konsiderohet e rëndë për organizmin. Gallagher filloi eksperimentin në një temperaturë prej 21 gradë, por kur ambienti zbriti në 18 gradë, ai filloi ta ndiente.

“Shkenca na thotë se 18 gradë është pika e kthesës ku trupi nis të punojë për të mbrojtur temperaturën e tij bazë”, shpjegon profesor Bailey. Një nga hiletë e organizmit është mbyllja e enëve të gjakut, për të mbajtur atë të ngrohtë në organet thelbësore për arsye mbijetese. Kjo është arsyeja përse ftohen shumë duart e këmbët. Presioni i gjakut ndërkohë rritet duke shtuar rrezikun për atak në zemër dhe në tru, ndersa goditet dhe sistemi imunitar.

“Më pak gjak arrin në tru, që do të thote më pak oksigjen dhe më pak glukozë, e kjo ka një ndikim negativ”, thekson Bailey.

“Testet tregojnë qartë se i ftohti është më vdekjeprurës se nxehtësia, ka më shumë vdekje nga të ftohtit sesa nga të nxehtit”, shton ai. Pa rroba të ngrohta për t’u mbuluar, gazetari i BBC-së arriti në qëndronte në 10 gradë Celsius vetëm për gjysmë ore./BBC/SYRI.net

Vendi

Kryeministri Kurti pret ministrin e Jashtëm belg: Diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi evropian

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit belg në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.

Gjatë bashkëbisedimit, Kurti veçoi kontributin historik të Belgjikës në strehimin e refugjatëve gjatë luftës dhe angazhimin e tyre brenda forcave të KFOR-it.

Fokus i veçantë i takimit ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, me theks te bashkëpunimi ekonomik dhe krijimi i lehtësirave për investime, duke marrë parasysh edhe praninë e një mërgate të mirë-integruar në Belgjikë.

Kryeministri përmendi marrëveshjen e fundit për eliminimin e tatimit të dyfishtë, të nënshkruar në Washington DC, si një hap pozitiv që hap rrugën për marrëveshje të reja sektoriale në të ardhmen.

Sa i përket aspiratave ndërkombëtare, Kurti nënvizoi se Brukseli mbetet një qendër jetike për Kosovën, duke ritheksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet strategjik.

Ai kërkoi avancimin e procesit përmes marrjes së statusit të shtetit kandidat, ndërsa konfirmoi përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

Continue Reading

Aktualitet

Konjufca: Dialogu në krizë – Pa burgosjen e terroristëve të Banjskës dhe njohjen e integritetit s’ka mirëbesim

Published

on

By

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë ndodhet në një pikë kritike dhe se pa drejtësi për sulmet terroriste e pa respektim të shtetësisë, nuk mund të ketë përparim. Gjatë një konference për media, ai theksoi se Serbia ka treguar sjellje destruktive që synon rrënimin e çdo arritjeje të deritanishme.

Sipas Konjufcës, parakushti kryesor për kthimin e mirëbesimit është ndëshkimi i personave që organizuan sulmin në Banjskë.

“Qysh kthehet një farë lloj atmosfere minimale e mirëbesimit? Minimale e mirëbesimit është që kryesit e këtij akti terrorist në Banjskë, të cilët e vranë Afrim Bunjakun, duhet të përfundojnë në burg. Këta nuk mund të jenë njerëz kryesorë në Serbi edhe dora e djathtë e Vuçiqit qysh janë sot”, tha ai.

Ai gjithashtu u ndal te përfshirja e drejtpërdrejtë e shtetit serb në destabilizimin e Kosovës, duke përmendur dëshmitë e fundit nga proceset gjyqësore për sulmet në kanalin e Ibër-Lepencit:

“Ata e kanë pranuar që janë trajnuar prej Serbisë, në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes edhe të ushtrisë që mbahen atje… Unë nuk e di çka ka nevojë më shumë për me tregu rolin destruktiv të Serbisë”, shprehet Konjufca.

Për fund, Konjufca e cilësoi letrën e ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, si një goditje të rëndë për integritetin territorial të vendit, duke e krahasuar atë me një akt armiqësor.

“Letra e zonjës Bërnabiq ishte katastrofike për mirëbesimin. Ju shkroi 27 shteteve anëtare që nuk e njeh integritetin territorial të Kosovës. Mos me njoh integritetin territorial të një shteti, kjo kuptohet gati si një shpallje lufte.”

Continue Reading

Vendi

MINT gjobit KEDS-in edhe me 30 mijë euro për njehsorë me afat të skaduar

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka gjobitur KEDS-in me 30,000 euro, pasi u identifikuan gjashtë njehsorë elektrikë me afat të skaduar verifikimi.

Gjatë kontrolleve në terren, Agjencia e Metrologjisë ka konstatuar pasaktësi në regjistrimin e orës dhe datës në këta njehsorë.

Si rrjedhojë, MINT ka kërkuar zyrtarisht nga KESCO kompensimin e konsumatorëve të dëmtuar.

Për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria, ndërsa komisionet po vazhdojnë inspektimet në të gjithë Kosovën për të identifikuar parregullsi të tjera.

Continue Reading

Lajmet

Tre të vdekur në Malishevë, në mesin e tyre dy fëmijë

Published

on

By

Një burrë dhe dy fëmijë kanë vdekur në lagjen “Mirdita”, në Malishevë, pas një zjarri në një banesë.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera”, ka thënë ai.

Sipas Elezajt, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje./ Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara