Shëndet
Çfarë i ndodh organizmit nëse konsumohet qepa në darkë?
Arsyeja e parë është se ajo përmban fruktozë dhe prodhon gazra.
Published
4 years agoon
By
UBT newsQepa është një perime shumë e shëndetshme.
Konsumi i rregullt i qepës ndihmon në mbajtjen nën kontroll të diabetit, azmës dhe tensionit të lartë të gjakut.
Për më tepër, qepa është një aleat i organizmit në parandalimin e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat.
Qepa përdoret gjithnjë e më shumë në kura popullore që janë alternativë e mjekësisë tradicionale.
Në mesin e dashamirësve të kurave popullore, qepa konsiderohet si një ushqim mrekullibërës.
Megjithatë, përpara se ta mbushni pjatën plot e për plot me qepë, AgroWeb.org ju rekomandon të mësoni për efektet anësore të konsumit të qepëve, sidomos nëse i hani ato në mbrëmje.
Përse nuk duhet ngrënë qepa në mbrëmje?
Aroma e qepës nuk i pëlqen askujt, por kjo nuk është një arsye e fortë për të mos ngrënë qepë.
Arsyeja e parë përse nuk duhet të hani qepë në mbrëmje është se ajo përmban fruktozë dhe prodhon gazra.
Në këtë mënyrë ajo ju prish gjumin, ndërkohë që ky i fundit është shumë i rëndësishëm për rimëkëmbien e organizmit.
Arsyeja e dytë, sipas të dhënave të AgroWeb.org, është se qepa shkakton urth, dhe ky efekt anësor është më i dukshëm në mbrëmje.
Ky efekt i qepës shkakton lëvizjen e mbetjeve ushqimore dhe aciditetit në ezofag dhe ndjenja e urthit është shumë më e fuqishme dhe zgjat për shumë kohë në mbrëmje.
Si qepa, ashtu edhe hudhra janë të vështira për t’u tretur në mbrëmje, sidomos përpara se të bini në gjumë.
Kur është koha më e mirë për të ngrënë qepë?
Qepa është një perime speciale por përfitimet më të mëdha merren duke e ngrënë në drekë kur metabolizmi është vënë në punë.
Nëse shqetësoheni për aromën, kafja është shumë e mirë për heqjen e aromës së qepës.
Qepët janë acidike dhe dobësojnë enamelin e dhëmbëve. Prisni së paku gjysëm ore pas ngrënies së qepës për të larë dhëmbët.
Nëse ju lani dhëmbët menjëherë sapo keni ngrënë qepë do të dëmtoni më tej dhëmbët tuaj./AgroWeb.org
Shëndet
Si të lehtësoni dhimbjet e kockave në mënyrë natyrale?
Published
8 hours agoon
December 2, 2025By
UBT News
Dhimbjet e kockave po bëhen një problem i zakonshëm, sidomos te njerëzit që nuk bëjnë shumë aktivitet fizik.
Shumë kërkojnë ilaçe qetësuese, që dëmtojnë stomakun e mëlçinë nëse përdoren me tepri. Natyrisht, ekzistojnë alternativa të shëndetshme.
Vlerat e vajit të ullirit:
I pasur me polifenolë, që ngadalësojnë plakjen e qelizave.
Parandalon inflamacionin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Vlerat e kripës së detit:
Përmban magnez dhe minerale që forcojnë kockat dhe muskujt.
Ndihmon sistemin imunitar, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul tensionin.
Kura me vaj ulliri dhe kripë:
Përbërësit: 1 gotë ujë, 20 lugë gjelle vaj ulliri, 10 lugë gjelle kripë deti.
Përziejini dhe masazhoni zonën e dhimbshme 3–20 minuta çdo ditë për 10 ditë.
Rezultatet: Lëvizshmëri më e mirë, dhimbje e reduktuar dhe qarkullim i përmirësuar.
Në disa raste, lëkura mund të skuqet, por një peshqir i ngrohtë dhe pak pudër mund të ndihmojnë. Kjo kurë është natyrale dhe e sigurt. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Sekreti i shijes, pse nuk duhet të shkrini mishin para gatimit?
Published
9 hours agoon
December 2, 2025By
UBT News
Shkrirja e mishit të pulës dhe i mishrave të tjerë mund të jetë rrezik për shëndetin!
Ja përse nuk është mirë të veproni kështu!
Kur mishi qëndron gjatë në temperaturë dhome, krijimi i baktereve është i pashmangshëm, madje barten edhe në duart tuaja, në lecka të kuzhinës, në enë dhe mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme.
Edhe më keq është shkrirja e mishit në furrë me mikrovalë, pos që temperatura e lartë i përshtatet zhvillimit të baktereve, dëmtohet edhe tekstura e mishit. Ajo që është më së miri duhet që një natë para se ta gatuani gjellën, mishin duhet ta zhvendosni nga frizi në frigorifer.
Ekziston edhe një metodë e shpejtë – mishin futeni në qese plastike, lidheni qesen mirë dhe vendoseni në një enë me ujë të ftohtë. Është shumë me rëndësi që uji të mos ketë kontakt të drejtpërdrejtë me mishin. Assesi mos e përdorni ujin e ngrohtë, por vetëm të ftohtë.
Mbase nuk e keni ditur, mirëpo nëse nuk keni kohë, fare nuk ka nevojë ta shkrini mishin e pulës!
Bëjeni me erëza dhe futeni në furrë apo zieni si zakonisht dhe çdo gjë do të jetë sikur ta kishit shkrirë, vetëm që përpunimi termik patjetër duhet të zgjatë dyfish më shumë.
Kjo mënyrë nuk rekomandohet vetëm kur e fërgoni mishin, vazhdimisht do të lëshojë ujë e do spërkatë në të gjitha anët. /A.Z/UBT News/
Shëndet
A ndikojnë tatuazhet në rrezikun për kancer të lëkurës?
Published
13 hours agoon
December 2, 2025By
UBT News
Një studim nga Universiteti Lund në Suedi tregon se njerëzit me tatuazhe kanë 29% rrezik më të lartë për zhvillimin e melanomës, formës më të rrezikshme të kancerit të lëkurës, që shpesh lidhet me ekspozimin ndaj rrezeve UV.
Megjithatë, tatuazhet nuk duket të ndikojnë tek karcinoma planocelulare, një lloj tjetër i kancerit të lëkurës.
Studimi përdori qasjen “rast-kontroll”, duke krahasuar personat me melanomë ose karcinomë planocelulare me individë pa kancer, dhe analizoi faktorë si madhësia dhe vendndodhja e tatuazhit, ekspozimi ndaj diellit, përdorimi i solarit, tipi i lëkurës dhe stilin e jetës.
Rezultatet treguan se rritja e rrezikut për melanomë ishte më e dukshme tek personat me tatuazhe të bëra mbi dhjetë vjet më parë.
Arsyeja mund të lidhet me faktin që boja e tatuazheve mund të stimulojë inflamacion kronik, i cili teoretikisht rrit rrezikun për kancer.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se ende nuk ka prova të qarta për një lidhje shkak-pasojë, dhe nevojiten hulumtime të mëtejshme për të kuptuar mekanizmat biologjikë dhe ndikimin e pigmentëve të ndryshëm ndaj rrezeve UV.
Në përfundim, tatuazhet nuk mbrojnë lëkurën nga dielli dhe mund të jenë të lidhura me rritjen e rrezikut për melanomë, por rezultatet duhet interpretuar me kujdes dhe nuk nënkuptojnë se tatuazhet shkaktojnë direkt kancer. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Mavijosjet në lëkurë pa arsye, pse ndodhin dhe kur duhet të shqetësoheni?
Published
13 hours agoon
December 2, 2025By
UBT News
Nëse keni mavijosje të shpeshta pa ndonjë shkak të dukshëm, kjo zakonisht lidhet me dobësimin e kapilarëve.
Por, çfarë e shkakton këtë dhe cilat janë shkaqet e mundshme sipas mjekëve? Ja disa arsye kryesore:
Diabeti
Mund të ndikojë negativisht në qarkullimin e gjakut, duke e bërë më të lehtë shfaqjen e mavijosjeve. Simptoma tjera përfshijnë etje të shpeshta, plagë që shërohen ngadalë, lodhje, shikim të turbullt dhe njolla të bardha në lëkurë.
Ndryshimet me moshën
Me moshën, sistemi i enëve të gjakut dobësohet dhe indet humbasin elasticitetin, duke bërë mavijosjet më të shpeshta, sidomos në këmbë.
Mosbalancimi hormonal
Mungesa e estrogjenit, e zakonshme gjatë menopauzës, shtatzënisë ose marrjes së ilaçeve hormonale, dobëson kapilarët dhe muret e tyre, duke e bërë më të lehtë shfaqjen e mavijosjeve.
Mungesa e vitaminave dhe elementëve ushqyes
Mungesa e vitaminave B12, C, K dhe P, ose bilanci i hekurit, mund të dobësojë enët e gjakut dhe të çojë në mavijosje. Burime të këtyre vitaminave janë: çaji jeshil, molla, kungulli, hudhra, banane, vezë, djathë dhe peshk yndyror.
Sëmundjet e gjakut dhe të enëve të gjakut
Sëmundje si varikoza, Willebrand, trombocitopenia apo leuçemia mund të shkaktojnë mavijosje. Konsultohuni me mjek nëse keni edhe dhimbje, këmbë të fryra, gjakderdhje nga hundët ose mishrat e dhëmbëve.
Përdorimi i ilaçeve
Disa ilaçe, si aspirina, analgjezikët, medikamentet anti-inflamatore, anti-astmatikët, shkaktojnë mavijosje. Nëse vini re lidhje ndërmjet ilaçeve dhe mavijosjeve, konsultohuni me mjekun tuaj.
Ushtrimi i tepërt fizik
Peshat ose aktiviteti fizik dobëson kapilarët e shkakton mavijosje. Edhe fëmijët mund të kenë mavijosje për shkak të çantave shkollore.
Si të dalloni mavijosjet e zakonshme nga ato të rrezikshme?
Pas një dëmtimi, mavijosjet janë të kuqe e bëhen blu, të purpurta ose të zeza. Brenda 5-10 ditëve bëhen jeshile ose të verdha, dhe brenda 10-14 ditëve marrin ngjyrë kafe dhe pastaj zbehen. Nëse nuk zhduket pas dy javëve ose ka ngjyrë të pazakontë, duhet të vizitoni mjekun.
Kushtoni vëmendje shpeshtësisë dhe intensitetit të mavijosjeve, konsultohuni me një hematolog për të identifikuar shkaqet e mundshme.
Kontrolloni dietën tuaj dhe suplementoni vitaminat e nevojshme vetëm pas konsultimit mjekësor. /A.Z/UBT News/
Si të lehtësoni dhimbjet e kockave në mënyrë natyrale?
Prada përforcon dominimin në modë, blen zyrtarisht Versace
Lauren Sánchez dhe Jeff Bezos dhurojnë mbi 100 milionë dollarë për të pastrehët
Gazetari italian mbi “Sarajeva Safari”: Fëmija i vrarë ishte trofeu më i kërkuar
Rama: Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare prej 25 milionë euro
Rutte: Presim nga Serbia të mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Banjskë
Sekreti i shijes, pse nuk duhet të shkrini mishin para gatimit?
50 histori që frymëzojnë – festivali “Art Without Limit” ndriçon shpresën
Ish-miku i Will Smith padit Jada-n, pretendon se ajo e ka kërcënuar me eliminim fizik
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
