Lajmet

Çfarë fshihet pas malit që po digjet prej të paktën 6000 vjetësh?

Ky zjarr është më i vjetri i njohur në planetin tonë.

Published

on

Në një park kombëtar, 4 orë me makinë në veri të qytetit të Sidneit në Australi, një zjarr vazhdon të digjet jashtë kontrollit të njeriut. Por aspekti më i çuditshëm, është se po e bën këtë prej të paktën 6000 vjetësh.

I njohur edhe si “Mali që digjet” (Burning Mountain), zjarri misterioz nëntokësor është më i vjetri i njohur në planetin tonë. Disa shkencëtarë vlerësojnë se ai mund të jetë shumë më e lashtë nga sa mendojmë aktualisht.

I vendosur nën malin Uingen në shtetin e Uellsit të Ri Jugor, kjo vatër përbëhet nga njështresë qymyri, dhe anembanë botës ka mijëra të tillë. Pasi ndizen, këto zjarre nëntokësore janë thuajse të pamundura që të shuhen.

Dalëngadalë ato rrugëtojnë nëpër shtresën e qymyrit, dhe dihet se një shtresë qymyri ndodhet natyrshëm nën sipërfaqen e Tokës. “Askush nuk e di madhësinë e zjarrit nën ‘Burning Mountain’, por mund të bëhet një vlerësim i përafërt”- thotë Guilermo Rein, profesor i shkencës së zjarrit në Kolegjin Mbretëror të Londrës.

“Ka të ngjarë që ai të jetë një top i zjarrtë me diametër rreth 5–10 metra, dhe ku temperaturat arrijnë në 1.000 gradë Celsius” thekson Rein. Ai e vizitoi “Malin që Digjet” në vitin 2014. Por në dallim nga një zjarr tipik, një zjarr i shtresës së qymyrit që digjet nën tokë; nuk ka flakë dhe është më shumë si prush në një barbeky.

Zjarri nën malin Uingen po digjet në thellësinë 30 metra nën tokë, dhe po zhvendoset drejt jugut me një shpejtësi prej rreth 1 metër në vit. Nëse vizitoni parkun kombëtar ku ndodhet ky mal, dëshmia e vetme e ekzistencës së tij është pak tym dhe hi i bardhë, një tokë e ngrohtë kur e prek, shkëmbinj të zbardhur në të verdhë dhe të kuq, dhe era e squfurit që lëshohet kur zjarri poshtë djeg mineralet që përmban mali.

Por edhe pse është kryesisht i padukshëm, trajektorja që po ndjek zjarri është e dukshme. Njëvëzhgim më i afërt, zbulon disa zona të djegura kohët e fundit, të mbuluara me hi dhe pa jetë bimore.

”Përpara zjarrit, këtu kishte një pyll të bukur me dru eukalipti. Aty ku është zjarri, tani nuk ka absolutisht asgjë të gjallë, madje as bar. Dhe aty ku ishte zjarri 20 deri në 30 vjet më parë, është rikthyer pylli, që megjithatë është i një lloji tjetër, pasi zjarri e ka ndryshuar peizazhin”- shprehet Rein.

Shumë zjarre në shtresat e qymyrit nëntokë, sidomos ato në Indi, Kinë dhe SHBA, shkaktohen nga ndërhyrja njerëzore në miniera. Për shembull kujtoni rastin e zjarrit poshtë Centralias në Pensilvani, qyteti tashmë i shkretë që frymëzoi filmin “Silent Hill”, dhe që është djegur për gati 60 vjet.

Por kush e ka ndezur këtë zjarrin? Askush nuk është i sigurt për këtë. Hera e parë e dokumentuar e këtij zjarri nga evropianët daton në vitin 1828, kur një fermer i zonës deklaroi se kishte zbuluar një vullkan në rajonin e malit Uingen.

Vetëm një vit më vonë, në vitin 1829, gjeologu C.Uillton arriti në përfundimin se vullkani i supozuar, ishte në fakt një zjarr i shtresës së qymyrit. Që atëherë, matjet kanë treguar se gjurma e këtij zjarri mbulon një sipërfaqe prej rreth 6.5 kilometrash, duke sugjeruar se ai  ka qenë i ndezur prej të paktën 6.000 vjetësh.

Por përveç kësaj, në këtë zonë nuk është bëtë thuajse asnjë kërkim zyrtar. Ky vend konsiderohet i shenjtë nga banorët e zonës, populli aborigjen Uanaruah, që e ka përdorur këtëzjarr për gatim dhe për të prodhuar armë. Sipas Rein, shkaqet natyrore janë burimi më i mundshëm.

“Zjarre të tillë mund të digjet për mijëra vjet pa ndërhyrjen e njeriut. Ndërsa zjarri përparon, ai e ngroh malin duke shkaktuar zgjerimin dhe plasaritjen e tij, duke lejuar depërtimin e oksigjenit, në mënyrë që zjarri të mund të ecë përpara”– shton eksperti.

Edhe me ndërhyrjen njerëzore, zjarret në shtresat e nëndheshme të qymyrit janë shumë të vështira për t’u shuar. Ato kërkojnë tonelata ujë dhe azot të lëngshëm. Në vitin 2004, Kina pretendoi se kishte shuar një zjarr që digjej prej 50 vitesh, por vizitorët panë shenjat e djegies së tij vetëm disa vite më vonë./bota.al

lajme

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi ratifikon me 81 vota marrëveshjen me Suedinë për transferimin e të dënuarve

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar.
Gjatë prezantimit të projektligjit para deputetëve, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se marrëveshje të tilla përbëjnë një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin evropian dhe forcimin e kapaciteteve shtetërore për zbatimin efektiv të ligjit.
Ajo sqaroi se, meqë marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ratifikimi i saj nga Kuvendi është i domosdoshëm në bazë të nenit 18 të Kushtetutës.
Përkrahje për këtë marrëveshje ndërkombëtare kanë dhënë edhe grupet parlamentare opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, duke mundësuar kalimin e saj me konsensus të plotë në seancën plenare. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shtyhet sërish seanca ndaj Xhevat Krasniqit, mungojnë prokurori dhe e dëmtuara

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin e ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. Seanca e radhës është caktuar për datën 24 dhjetor, në orën 09:30.

Gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti, ka bërë të ditur se shkak për shtyrjen ka qenë mungesa e prokurorit të Shtetit, e cila nuk ishte e arsyetuar, si dhe mungesa e njërës prej të dëmtuarave, Donika Veseli. Sipas tij, në mungesë të palëve kryesore, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin e seancës.

Kjo shënon vonesën e radhës në këtë proces gjyqësor, pasi më parë janë shtyrë edhe nëntë seanca të tjera të planifikuara gjatë muajve shtator dhe tetor, për shkak të kërkesave të ndryshme të palëve në procedurë.

Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet e pretenduara kanë ndodhur përgjatë periudhës janar 2022 – dhjetor 2023, brenda hapësirave të Fakultetit të Mjekësisë.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joverbale joetike të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim cenimin e dinjitetit të studenteve, duke shfrytëzuar pozitën e tij si profesor universitar. Në aktakuzë janë listuar katër të dëmtuara.

Krasniqi aktualisht ndodhet nën masën e pezullimit nga puna në Universitetin e Prishtinës, me vendim të rektorit Arben Hajrullahu, deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara