Magazinë

Çfarë është “psikoza” të cilën Lady Gaga tha se e ka vuajtur më parë?

Published

on

Lady Gaga foli për disa nga sfidat e saj personale të fundit, veçanërisht rreth shëndetit të saj mendor, ajo zbuloi se kishte kaluar në psikozë pesë vjet më parë. 

Gjendja e psikozës ndodh kur një sërë simptomash prekin mendjen dhe bëjnë që një person të ketë vështirësi në ndarjen e asaj që është e vërtetë nga ajo që nuk është.

Gaga tha:

“Nuk isha në kontakt të thellë me realitetin për një kohë. U largova shumë nga jeta, por arrita të kthehesha te vetja”.

Ajo përmendi “luajtjen e personazheve më herët në karrierën e saj” si arsyen që u zhgënjye me realitetin.

Arsyet që çojnë në gjendje psikotike janë: çrregullime të shëndetit mendor, abuzimi me substancat, trauma dhe stresi i madh, raste ekstreme të pagjumësisë dhe është një temë e vështirë për Gaga-n për të folur, ajo e kupton rëndësinë e ndarjes, duke theksuar diçka të rëndësishme:

Është diçka për të cilën e kam pasur gjithnjë e më të vështirë të flas. E urrej të ndihem e përcaktuar prej saj. Më dukej si diçka për të cilën u turpërova. Por nuk mendoj se duhet të ndihemi të turpëruar nëse kalojmë kohë të tilla gjëra.”

Psikoza trajtohet kryesisht me medikamente antipsikotike për të kontrolluar simptomat dhe terapi psikologjike, si terapia kognitivo-biheviorale. Mbështetje sociale dhe trajtimi i kushteve themelore gjithashtu janë të rëndësishme për rikuperimin e kësaj gjendjeje.

Lajmet

Djali i princeshës së Norvegjisë dënohet me 4 vjet burg për përdhunim

Published

on

Marius Borg Høiby, djali 29-vjeçar i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, është shpallur fajtor për dy akuza për përdhunim dhe është dënuar me katër vjet burg.

Gjykata e ka liruar atë nga dy akuza të tjera për përdhunim, por e ka shpallur fajtor për një sërë veprash të tjera penale për të cilat ishte akuzuar.

Høiby nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së vendimit, por ka marrë pjesë përmes lidhjes video.

Prokurorët kishin kërkuar dënim prej shtatë vjetësh e shtatë muaj burg, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar një dënim më të lehtë prej 18 muajsh dhe pritet të apelojë vendimin.

/A,K.

Continue Reading

Lajmet

Oliver Tree raportohet se ka humbur jetën në aksident me helikopter në Brazil

Published

on

Oliver Tree, i njohur për hitet “Life Goes On” dhe “Miss You”, raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare pas një aksidenti me helikopter në Rio de Janeiro të Brazilit.

Sipas raportimeve, ai ishte një nga gjashtë viktimat e një përplasjeje në ajër mes dy helikopterëve në zonën Recreio dos Bandeirantes.

Në aksident kanë humbur jetën edhe disa persona të tjerë, përfshirë pasagjerë dhe pilotë, ndërsa autoritetet braziliane kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Më herët, artisti kishte qenë në Amerikën e Jugut në kuadër të turneut të tij botëror dhe kishte performuar në Sao Paulo më 6 qershor.

Oliver Tree ishte i njohur për stilin e tij të veçantë muzikor dhe projektet si “Ugly Is Beautiful”, “Cowboy Tears” dhe “Alone in a Crowd”, duke fituar famë ndërkombëtare në skenën muzikore.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Harry Styles rikthen kujtimet e “The X Factor” në Wembley

Published

on

Harry Styles ka hapur natën e parë të rezidencës së tij në Wembley Stadium duke kujtuar audicionin e tij në “The X Factor” 16 vite më parë.

Ai tha se motra e tij e kishte sjellë për herë të parë në Londër dhe se pikërisht në Wembley Arena ishte vendosur në grupin që u bë One Direction.

“Unë nuk do të isha këtu pa nënën time që më regjistroi fshehurazi në The X Factor,” tha ai para 80 mijë fansave.

Styles gjithashtu përmendi se audicioni i tij në vitin 2010 përfshinte këngët “Hey Soul Sister” dhe “Isn’t She Lovely”, që i hapën rrugën në grupin e famshëm.

Koncerti në Wembley u shoqërua me atmosferë të madhe, me fansa që këndonin, mbanin pankarta dhe krijonin një shfaqje të gjallë gjatë gjithë mbrëmjes.

/A.K/

Burimi:BBC

Continue Reading

Lajmet

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri rreth 1 trilion dollarë

Published

on

Elon Musk ka hyrë në histori si personi i parë në botë, pasuria e të cilit ka arritur rreth një trilion dollarë , një rekord i paprecedentë në botën e financave globale.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, rritja e jashtëzakonshme e pasurisë së tij lidhet kryesisht me performancën e kompanive kryesore që ai udhëheq, veçanërisht Tesla dhe SpaceX.

Vlera e aksioneve të Tesla-s ka shënuar luhatje, por në periudha të caktuara ka pasur rritje të ndjeshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në pasurinë e tij personale. Po ashtu, edhe vlerësimi i SpaceX, e cila konsiderohet ndër kompanitë private më të vlefshme në botë, ka kontribuar ndjeshëm në këtë shifër historike.

Ekspertët financiarë theksojnë se një pjesë e madhe e kësaj pasurie është e lidhur me tregun, që do të thotë se vlera e saj varet nga aksionet dhe investimet, të cilat mund të ndryshojnë shpejt varësisht nga kushtet ekonomike globale. Për këtë arsye, pasuria e tij reale në para të gatshme konsiderohet dukshëm më e vogël se vlera e përgjithshme e vlerësuar.

Elon Musk prej vitesh renditet si personi më i pasur në botë dhe një nga figurat më me ndikim në industrinë e teknologjisë, hapësirës dhe inovacionit, përmes kompanive si SpaceX, Tesla, Neuralink dhe platforma X (ish-Twitter).

Kjo arritje, nëse konfirmohet zyrtarisht nga burimet financiare, përfaqëson një moment historik në ekonominë globale, duke shënuar një nivel pasurie të paparë më parë për një individ.

Continue Reading

Të kërkuara