Lajmet

Çfarë është matcha dhe përse duhet ta bëjmë pjesë të dietës sonë?

Matcha bën pjesë në familjen e çajit jeshil, por është një anëtar unik i saj.

Published

on

Në vitet e fundit çaji matcha është bërë shumë popullor si trend dhe me siguri keni dëgjuar për të, por për benefitet që përmban, ndoshta nuk jeni në dijeni. Një ndër produktet më trend si superushqim, matcha ka ruajtur një status vërtet të mirë, prandaj është koha të njihemi më mirë me cilësitë e çmuara të tij.

Matcha bën pjesë në familjen e çajit jeshil, por është një anëtar unik i saj. Ndryshe nga format tradicionale të çajit jeshil, çaji matcha është në formë pluhuri të përftuar nga thërrmimi i gjetheve të çajit jeshil. Për këtë arsye, kur konsumoni matcha, merrni një përqëndrim të lartë të nutrientëve të gjetheve. Këto janë disa nga benefitet e çajit matcha të cilat mund t’ju bindin të ‘gllabëroni’ një filxhan çaji matcha:

Është i pasur me antioksidantë

Çaji jeshil përmban njëlloj antioksidanti të quajtur katekinë si dhe disa lloj polifenolesh. Sipas nutricionistet Jenna Gorham, pluhuri matcha ofron antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në reduktimin e dëmtimit të qelizave dhe parandalimin e sëmundjeve kronike.

Jep më shumë energji se çajrat e tjerë

Çaji matcha është  përmban tre herë më shumë kafeinë se tipet alternative të çajrave me gjethe dhe jep po aq energji sa një filxhan kafe.

Nuk do të ndiheni më aq të mërzitur pas një filxhani çaji matcha

Pluhuri matcha përmban L-theanin, një aminoacid që ka vërtetuar se zvogëlon stresin. Një studim i vitit 2016 ka zbuluar se një pije e pasur në L-theaninë mund të jetë shumë efektive për personat që vuajnë nga ankthi. Gjithashtu njerëzit që pinë matcha, kanë vigjilencë të qëndrueshme dhe nuk përjetojnë simptomat e forta të kafeinës si dridhje trupi, etj.

Do të ndiheni më shumë produktivë

Një studim i publikuar në Food Research International në vitin 2017 ka zbuluar se personat që pijnë çaj matcha kanë përjetuar një rritje të vigjilencës falë L-theanine dhe kafeinës. Kështu që në ditët me ngarkesë të lartë, porosisini një filxhan çaj matcha në zyrë.

Ndihmon në parandalimin e kancerit

Ndërsa nuk ka ende kërkime specifike që provojnë benefitet antikancerogjene të pluhurit matcha, shkencëtarët i kanë studiuar prej vitesh këto veçori tek çaji jshil dhe kanë zbuluar se ka një lidhje të fuqishme mes antioksidantit EGCG në parandalimin e kancerit, sidomos të tipit kolorektal, por edhe gjirit, prostatës e mushkërive. Ky përbërës mesa duket paranalon rritjen e qelizave kancerogjene duke nxitur apoptozën, pra duke vrarë qelizat malinje.

Siguron nivele të shëndetshme të kolesterolit

EGCG godet sërish: Një studim i vitit 2016 ka zbuluar se falë EGCG të gjendur tek çaji jeshil, mund të reduktohet kolesteroli i keq i quajtur ‘LDL’. Ky kolesterol çon në rritjen e acideve yndyrore në arterie duke rritur riskun për sulme në zemër dhe goditje në tru.

Ndihmon për kocka të forta

Shumica e njerëzve zakonisht nuk marrin masa për të pasur kocka të  forta, por është diçka shumë e rëndësishme për mobilitetin dhe fintess-in, sidomos me kalimin e moshës. Çaji jeshil mund të rrisë nivelet e mineraleve në kocka duke zvogëluar rrezikun e zhvillimit të osteoporozës. Mos e lini pas dore këtë benefit.

Mund të jetë një alternativë më e mirë se një filxhan kafe ose çaj i zakonshëm

Çaji matcha ka shije të fortë toke dhe shpesh shërbehet i përzier me qumësht të zkonshëm ose qumësht bajame apo qumësht tërshëre, për këtë arsye kjo pije ka tendencë t’ju mbajë të ngopur krahasuar me një ekspres.

Funksionon shumë mirë si një ngjyrues natyral ushqimor

Sipas disa studimeve, ngjyruesit artificiale të ushqimit mund të jenë kancerogjene ose të shkaktojnë reaksione hipersensitiviteti. Pse të mos e përdorni çajin matcha në vend të burimeve artificiale të ngjyrosësve?/neps.al

Continue Reading

Vendi

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara