Shëndeti

Çfarë e shkakton intolerancën ndaj qumështit?

Ekzistojnë dy lloje të intolerancës ndaj qumështit.

Published

on

Trupi bëhet intolerant ndaj qumështit të lopës kur nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm një enzimë të quajtur laktazë. Laktaza i nevojitet trupit për të zbërthyer sheqerin që gjendet në qumësht, të quajtur laktozë. Kur dikush me intolerancë ndaj laktozës pi qumësht që përmban laktozë, trupi i tyre mund të reagojë duke shkaktuar gazra, fryrje dhe simptoma të tjera. Disa individë mund të jenë në gjendje të tolerojnë ushqime me sasi të vogla laktoze, siç është kosi, ndërsa të tjerët mund të mos jenë në gjendje të tresin fare laktozën.

Ekzistojnë dy lloje të intolerancës ndaj qumështit, intoleranca ndaj proteinave të qumështit (CMPI) dhe intoleranca ndaj laktozës . CMPI është një përgjigje jonormale e sistemit imunitar të trupit ndaj një proteine që gjendet në qumështin e lopës, e cila shkakton dëmtim të stomakut dhe zorrëve.

Qumështi i lopës përmban karbohidrate në formën e laktozës, e cila është një sheqer i thjeshtë i përbërë nga 2 njësi, secila është një monosakarid. Pasi të keni konsumuar qumështin, trupi juaj duhet të tresë laktozën duke e ndarë atë në njësi më të vogla. Laktaza është enzima përgjegjëse për tretjen e laktozës dhe te njerëzit që tolerojnë qumështin e lopës kjo enzimë funksionon mirë. Tek personat me intolerancë ndaj laktozës, enzima e laktazës nuk prodhohet në sasi të mjaftueshme për ta bërë të mundur dhe të plotë tretjen e laktozës, prandaj, laktoza mbetet pa tretje dhe bakteret e mira në zorrën tuaj fermentohen në laktozë që shkakton simptoma si fryrje, parehati.

Shëndeti

Kosi, ushqim deal për ta luftuar ftohjen

Published

on

Përballja me të ftohurën është e vështirë në çdo stinë. Disa nga aleatët më të mirë të sistemit imunitar janë vitaminat, mineralet dhe probiotikët.

Një nga ushqimet më të pasura me probiotikë është kosi, i cili sipas ekspertëve është ideal për të luftuar të ftohurën.

Studimet thonë se probiotikët ofrojnë përfitime të forta në zbutjen e simptomave dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së të ftohurës.

A mjafton kosi për të luftuar të ftohurën?

Te kosi gjenden dy nga llojet më mirëbërëse të baktereve që janë të shëndetshm organizmin, gjë që e bën kosin një aleat të njeriut jo vetëm gjatë të ftohurës. Kosi është padyshim i mirë kundër të ftohurë sepse përmban edhe zink.

Ky mineral jo vetëm që forcon imunitetin por shkurton kohëzgjatjen e simptomave të të ftohurës, sasia e nevojshme e zinkut për të mundur sëmundjen është të paktën 75 miligramë.

Studimet tjera kanë treguar se kur gratë konsumojnë kos çdo ditë për 9 javë, kanë më pak inflamacion në organizëm. E ftohura është një reagim inflamator ndaj bakterit. Kosi është ushqim fantastik për t’u konsumuar gjatë të ftohurës dhe jo vetëm.

Ai përmban vitaminë D dhe kalcium që së bashku me zinkun dhe probiotikët ofrojnë ushqyes të rëndësishëm, e ftohura nuk largohet vetëm duke e ngrënë. Kosi funksionon në kombinim me një regjim të shëndetshëm ushqimor. Kosi është i butë dhe i lëngshëm ndaj mund të konsumohet lehtë në rastet e acarimit të fytit apo bllokimit të hundëve.

Ekspertët nënvizojnë që njerëzit e prekur nga e ftohura s’duhet t’i mbajnë shpresat tek kosi si terapia kryesore kundër sëmundjes. Konsulta me mjekun është kryesorja, bashkë me ushqimin e shëndetshëm. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Problemet me zemrën, çfarë të keni kujdes kur është ftohtë?

Published

on

I ftohti përbën një sfidë të madhe për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Në rastin e sëmundjeve koronare, temperaturat e ftohta mund të nxisin ishemi kardiake, gjë që mund të shkaktojë edhe atak në zemër.

Ndikimi i temperaturave të ulëta te shëndeti i zemrës – Kur trupi gjendet në ambient të ftohtë duhet të përshtatet, të ruajë temperaturën e brendshme. Mënyra si përshtatet ka të bëjë me ndryshime fiziologjike që janë sfiduese për njerëzit. Temperaturat e ftohta shkaktojnë probleme si rritje e rrahjeve të zemrës, rritje të tensionit, sforcim të zemrës, prirje më e lartë ndaj trombozës.

Ekspozim minimal ndaj të ftohti – Kufizoni kohën e kaluar në ambiente të ftohta dhe nëse u duhet të dilni patjetër, vishuni ngrohtë nga koka tek këmbët.

Mos u stërmundoni – Stërmundimi fizik në hapësira të jashtme e në ambient të ftohtë mund të jetë dëmtues për zemrën.

Mos e teproni me nxehtësinë – Nëse visheni trashë dhe kryeni aktivitet fizik do ta stërmundoni zemrën. Enët e gjakut zgjerohen papritur dhe tensioni i gjakut do të ulet. Nëse jeni në ambient të jashtëm dhe vëreni që po djersisni, atëherë kjo është një shenjë rreziku.

Kujdes me gripinI rrezikshëm për njerëzit që vuajnë nga zemra. Para se të merrni medikament, konsultohuni më parë me mjekun.

Mos pini alkool – Ajo zgjeron enët e gjakut në lëkurë, ju bën të ndiheni ngrohtë. Por nga ana tjetër, nxehtësia e nevojshme përthithet nga organet jetësore duke ju vënë në rrezik. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Frutat që forcojnë imunitetin në dimër

Published

on

Dimri është sezoni kur sistemi imunitar ka nevojë për mbështetje të shtuar për t’u mbrojtur nga infeksionet e ftohta dhe gripi. Një mënyrë e shkëlqyer për ta forcuar imunitetin është përmes ushqimit të shëndetshëm, veçanërisht duke konsumuar fruta që janë të pasura me vitamina.

Ja disa fruta që mund t’ju ndihmojnë të mbani imunitetin të fortë gjatë dimrit:

Citruset (portokalli, mandarina, limoni, grejpfruti) – Këto fruta janë burime të pasura me vitaminën C, e cila është e njohur për rolin në forcimin e sistemit imunitar. Vitamina C ndihmon në luftimin e infeksioneve dhe redukton kohën e rikuperimit nga ftohjet.

Kivi – Tjetër burim i shkëlqyer i vitaminës C, dhe përmban fibra dhe antioksidantë që ndihmojnë trupin të luftojë bakteret dhe viruset.

Molla – E pasur me vitamina dhe minerale, sidomos me A dhe C, që janë të rëndësishme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Ajo përmban fibra që ndihmojnë tretjen.

Pjeshka –Burim i shkëlqyer i vitaminës A, që është esenciale për mbrojtjen e mukozave të trupit e forcimin e mbrojtjes natyrore të trupit.

Mjedra dhe boronica – Këto fruta të kuqe janë të pasura me antioksidantë, veçanërisht me flavonoide, të cilat ndihmojnë në rritjen e përgjigjes imunitare dhe zvogëlojnë inflamacionin.

Konsumimi i këtyre frutave, me dietë të balancuar, rrit aftësinë e trupit për t’u mbrojtur nga sëmundjet dhe do t’ju ndihmojë të kaloni dimrin më të shëndetshëm. Në këtë sezon të ftohtë, kujdesuni për trupin e sigurohuni t’i jepni lëndët ushqyese të nevojshme për të mbajtur imunitetin në nivele të larta! /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Mos e bëni! Këto ushqime nuk duhet të hani kur pini ilaçe

Published

on

Zakonisht thuhet që shumë ilaçe duhet të merren dhe me ushqime, për të mbrojtur stomakun. Por a e dini se disa ushqime dhe pije duhen shmangur me çdo kusht?

Kjo ndodh se mund të ndryshojnë mënyrën si përthith disa ilaçe trupi e në disa raste i bëjnë joefektive.

Disa janë krijuar të përthithen ngadalë, e disa ushqime e përshpejtojnë këtë proces. Ose e kundërta, disa ushqime japin mundësinë të përthithen më shumë se çfarë duhet nga ilaçet, që mund të kenë efekte anësore të rrezikshme.

Kur merr ilaçe është më mirë të konsultoheni me doktorin për atë çfarë mund të bëni e çfarë jo.

Djathë dhe mish me antibiotik – Nëse jeni duke marrë monoamine oxidase për depresionin duhet të shmangni përdorimin e djathit dhe mishit, po kështu edhe linezoidi, antibiotik që kuron pneumoninë.

Qumësht, antibiotik dhe ibuprofen – Kalciumi i qumështit ndikon në disa antibiotikë si tetraciklina që kuron aknet, malarien apo kolerën. Duhet të jeni të kujdesshëm nëse ilaçet përmbajnë ciprofloxacin dhe doxycycline, që përdoren për të trajtuar infeksionet bakteriale.

Alkool dhe antihistamina – Reagimet ndërmjet alkoolit e këtyre medikamenteve,

Zakonisht thuhet që shumë ilaçe duhet të merren dhe me ushqime, për të mbrojtur stomakun tuaj. Por a e dini se disa ushqime dhe pije duhen shmangur me çdo kusht?

Kjo ndodh pasi ato mund të ndryshojnë mënyrën se si përthith disa ilaçe trupi juaj, në disa raste i bëjnë joefektive.

Disa ilaçe janë krijuar të përthithen ngadalë, dhe disa ushqime e përshpejtojnë këtë proces. Ose dhe e kundërta, disa ushqime japin mundësinë që të përthithen më shumë se çfarë duhet nga ilaçet, që mund të kenë efekte anësore të rrezikshme.

Kur merr ilaçe është gjithmonë më mirë të konsultoheni me doktorin për atë se çfarë mund të bëni dhe çfarë jo. Në fotogaleri keni dhe shpjegimet përkatëse.

Djathë dhe mish me antibiotik – Nëse jeni duke marrë monoamine oxidase për depresionin duhet të shmangni përdorimin e djathit dhe mishit, po kështu edhe linezoidi, antibiotik që kuron pneumoninë.

Qumësht, antibiotik dhe ibuprofen – Kalciumi i qumështit mund të ndikojë në disa antibiotikë si tetraciklina që kuron aknet, malarien apo kolerën. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe nëse ilaçet përmbajnë ciprofloxacin dhe doxycycline, që përdoren për të trajtuar infeksionet bakteriale.

Alkool dhe antihistamina – Reagimet ndërmjet alkoolit dhe këtyre medikamenteve, është toksik, por mund të ndryshojë efektin e ilaçit dhe të rrisë efektet anësore.

Pije të gazuara dhe ibuprofen – Pijet e gazuara janë me dioksid karboni, dhe dëmtojnë mjaft me ilaçe që janë me veshje, siç është ibuprofeni. Acidet dëmtojnë veshjet e disa ilaçeve, që do të thotë që shpërbëhen para se të arrijnë objektivin.

toksik, ndryshon efektin e ilaçit dhe të rrisë efektet anësore.

Pije të gazuara dhe ibuprofen – Pijet e gazuara janë me dioksid karboni, e dëmtojnë mjaft me ilaçe që janë me veshje, siç është ibuprofeni. Acidet dëmtojnë veshjet e disa ilaçeve, pra shpërbëhen para se të arrijnë objektivin. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara