Sport

Çfarë e bëri Pelén kaq madhështor?

Braziliani solli gëzim dhe kreativitet në një sport shpesh të mbërthyer në ngurtësi.

Published

on

I lindur në varfëri – Pelé e përfundoi karrierën si lojtari më i madh i futbollit ndonjëherë. Ai ishte i rrallë; sikurse Muhamed Ali, Pelé ishte një yll sporti, i cili e kapërceu sportin e tij.

Braziliani solli gëzim dhe kreativitet në një sport shpesh të mbërthyer në ngurtësi.

“Pele ndryshoi gjithçka”, shkroi braziliani aktual Neymar Jr. pas lajmit për vdekjen e Pelés.

“Ai e ktheu futbollin në art, në argëtim. Ai u dha zë veçanërisht të varfërve dhe njerëzve me ngjyrë. Ai i solli shikueshmëri Brazilit”, shkroi ai mes tjerash.

Që nga shkëlqimi si 17-vjeçar në vitin 1958 në rrugën e tij drejt suksesit të tij të parë në Kupën e Botës, deri në marrjen e çmimit të Topit të Artë si lojtar i Kupës së Botës në vitin 1970, pasi ai fitoi një titull të tretë botëror, “O Rei” (“Mbreti”) arriti pothuajse gjithçka të mundshme në fanellën verdheblu të famshme të Brazilit.

Dhe kishte edhe gola – madje shumë. Pelé shënoi 757 gola në 812 ndeshje zyrtare për klubin dhe vendin. Megjithatë, ka mosmarrëveshje se sa gola ka shënuar në karrierën e tij. Sipas Reuters, shoqata e futbollit të Brazilit dhe Santos thonë se Pelé ka shënuar 1 mijë e 283 gola në 1 mijë e 367 ndeshje, megjithëse FIFA thotë se ai shënoi 1 mijë e 281 gola në 1 mijë e 366 ndeshje.

Por nuk është vetëm numri fenomenal i golave që ai shënoi. Ai ishte edhe artist në fushë.

Bota e pa për herë të parë Pelén në Kupën e Botës në vitin 1958.

“Kur mbërritëm në Suedi, askush nuk e dinte se çfarë ishte Brazili. Ata dinin për Argjentinën… Uruguain. Ishte një surprizë për ne”, tha Pelé për CNN në vitin 2016.

Në moshën 17-vjeçare, Pelé u bë personi më i ri që luajti në Kupën e Botës, një rekord që braziliani e mbajti derisa Norman Whiteside i Irlandës së Veriut arriti atë pikë referimi në vitin 1982.

Pothuajse 15 vjet pasi u largua nga bota në Kupën e Botës në vitin 1958, Pelé vari këpucët e tij për Seleção, duke i lënë trashëgim kombit të tij si më i suksesshmi në historinë e Kupës së Botës dhe ekipi më i frikshëm në futbollin ndërkombëtar.

Moment kurorëzimi i Peles për Brazilin erdhi në Kupën e Botës së vitit 1970 në Meksikë, një turne i romantizuar më tej duke qenë i pari transmetim me ngjyra i Kupës së Botës. Gjatë gjithë atij turneu, Pelé krijoi gjurmë të shkëlqimit teknik, duke mashtruar dhe magjepsur ekipet kundërshtare.

Me katër golat e tij, ai fitoi titullin si lojtari i turneut, me një asistim në golin befasues të Carlos Albertos në finale kundër Italisë.

“Ne fituam Kupën e Botës dhe mendoj se në jetën time në sport (ky ishte kulmi), pa dyshim”, tha Pelé për CNN.

I tillë ishte ndikimi i tij si futbollist, Pelé u bë gjithashtu simboli i një vendi të ri, sipas një dokumentari të fundit të Neflix.

Përveç barrës së aspiratave të një vendi në skenën botërore, ngritja e ushtrisë braziliane në vitin 1964 që tregoi interes për futbollin si një strategji taktike dhe politike – në veçanti, duke synuar Kupën e Botës 1970 si një “çështje qeveritare” – paraqiti një problem për Pelé-n apolitik, sipas dokumentarit të Netflix.

“Ka një linjë me të vërtetë rrëfimtare në fund të filmit”, tha regjisori tjetër i dokumentarit, David Tryhorn, “ku po prisni që Pele të na japë ndoshta një “Pelé-ism”, ku ai do të fliste për gëzimin dhe lumturinë, por ai në fakt flet për ‘lehtësim’”.

Ndërsa debati se kush është më madhështori në futboll do të zgjasë deri në fund të kohës – a është Pelé? Apo është Diego Maradona? Apo Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?

Por, dashuria dhe adhurimi i pastër i Brazilit për Pelen nuk mund të krahasohet./UBTNews/

Sport

Mourinho largohet nga konferenca për shtyp pas pyetjes për Cristiano Ronaldon

Published

on

By

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka lënë konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Celta Vigos, pasi u pyet për Cristiano Ronaldon dhe të ardhmen e Përfaqësueses së Portugalisë pa yllin portugez.

Gazetarët e pyetën Mourinhon se si e sheh kombëtaren portugeze në periudhën pas Ronaldos, por trajneri portugez nuk deshi të komentonte më shumë për këtë temë.

“Jo, jo, jo, jo, jo. Si portugez, e vetmja gjë që them është se Portugalia duhet të fitojë gjithmonë. Për të tjerat nuk flas dhe nuk them asgjë. Faleminderit”, u shpreh Mourinho.

Pas kësaj përgjigjeje, ai u ngrit nga karrigia dhe u largua nga salla, duke mos lënë hapësirë për pyetje të tjera rreth kësaj çështjeje.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e konferencës ishte përqendruar te Vinicius Junior. Sulmuesi brazilian është rikthyer në skuadër pas një pezullimi prej katër ndeshjesh, ndërsa vjen pas një paraqitjeje mbresëlënëse me Përfaqësuesen e Brazilit, ku realizoi pesë gola në dy ndeshje miqësore ndaj Singaporit dhe Japonisë.

D.L

Continue Reading

Sport

Trepça – Bashkimi, derbi i madh i xhiros së dhjetë në Superligën e basketbollit

Published

on

By

Pas angazhimeve në garat evropiane, Trepça dhe Bashkimi rikthehen në parketin e Superligës së Kosovës në basketboll, ku këtë fundjavë i pret një përballje e drejtpërdrejtë për kreun e tabelës.

Kampioni dhe nënkampioni i Kosovës do të përballen të dielën, nga ora 17:00, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, në kuadër të xhiros së dhjetë të elitës së basketbollit kosovar.

Trepça vjen në këtë përballje pas fitores ndaj Splitit të Kroacisë në FIBA Europe Cup, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në Mitrovicë.

Në anën tjetër, Bashkimi pësoi humbje në shtëpi nga Manchesteri i Anglisë, duke e mbyllur rrugëtimin në garën evropiane.

Megjithatë, prizrenasit kanë aktualisht pozitën e parë në kampionat me 16 pikë, aq sa kanë edhe Trepça në vendin e dytë dhe Bora në të tretin. Bashkimi kryeson falë koshdallimit më të mirë.

Në përballjen e parë të këtij edicioni, të zhvilluar në Prizren në kuadër të xhiros së tretë, Bashkimi kishte triumfuar me rezultat 84:76.

Xhiroja e dhjetë nis të shtunën me dy ndeshje. Nga ora 17:00, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, Golden Eagle Ylli e pret Sigal Prishtinën. Ylli renditet i katërti me 14 pikë, ndërsa Prishtina zë vendin e pestë me 12 pikë.

Nga ora 19:30, Rahoveci 029 përballet me Borën e Prishtinës. Rahovecianët ndodhen në fund të tabelës me 11 pikë, aq sa kanë edhe Peja në pozitën e gjashtë dhe Vëllaznimi në të shtatën.

Xhiroja përmbyllet të dielën me duelin Vëllaznimi – Peja, që zhvillohet nga ora 19:30 në Gjakovë.

Peja synon t’i japë fund serisë prej shtatë humbjesh radhazi në kampionat, ndërsa Vëllaznimi kërkon të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas.

Ndërkohë, te skuadra pejane ka pasur edhe zhvillime në përbërjen e ekipit. Klubi ka suspenduar basketbollistin Daquan Bracey, ndërsa ka zyrtarizuar transferimin e Kyan Andersonit.

D.L

Continue Reading

Sport

Duka kërkon ndryshime në projektligjin për sponsorizimet: Fondi për sportin të arrijë në 10 miliardë lekë

Published

on

By

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka kërkuar ndryshime të rëndësishme në projektligjin për donacionet dhe sponsorizimet, duke vlerësuar se nisma e qeverisë është një hap pozitiv për sportin, por ka nevojë për plotësime konkrete për të garantuar financim të qëndrueshëm.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare të FSHF-së, Duka ka përshëndetur diskutimet institucionale për këtë çështje, duke rikujtuar se komuniteti i futbollit prej më shumë se një dekade kërkon lehtësira dhe mekanizma më të mirë për nxitjen e sponsorizimeve.

Sipas tij, vetëm FSHF-ja dhe anëtarët e saj kanë paguar 342 milionë e 400 mijë e 806 lekë në tatime dhe kontribute gjatë vitit 2025.

Duke iu referuar studimit të UEFA-s GROË SROI, Duka ka theksuar edhe ndikimin ekonomik, social dhe shëndetësor të futbollit. Sipas të dhënave të vitit 2020, përfitimet nga pjesëmarrja në këtë sport vlerësoheshin në rreth 46 milionë euro në vit, ndërsa me rritjen e numrit të futbollistëve të regjistruar nga 18.587 në 25 mijë, kjo vlerë tashmë llogaritet në rreth 70 milionë euro në vit.

Për këtë arsye, kreu i FSHF-së kërkon që një pjesë e këtij kontributi ekonomik të rikthehet në sport, përmes mbështetjes për fëmijët, akademitë, klubet dhe infrastrukturën sportive.

Ndër propozimet kryesore të Dukës është që sponsorizimi të njihet si pagesë alternative e tatimit mbi fitimin, brenda kufirit prej 30 për qind dhe kushteve të përcaktuara me ligj.

Ai kërkon gjithashtu që fondi i përgjithshëm vjetor për sponsorizimet të rritet në së paku 10 miliardë lekë, nga dy miliardë sa parashihet në projektligjin aktual për artin, kulturën dhe sportin. Sipas tij, ky fond duhet të rritet çdo vit në përputhje me zhvillimin ekonomik dhe të ardhurat tatimore.

Një tjetër kërkesë është përcaktimi i një kuote të garantuar për futbollin, me ndarje transparente të mjeteve për federatën, klubet e kategorive të ndryshme dhe akademitë, në mënyrë që përkrahja të mos përqendrohet vetëm te klubet e mëdha.

Duka ka kërkuar edhe heqjen e miratimeve paraprake për secilën kontratë sponsorizimi, duke propozuar që kriteret të përcaktohen qartë me ligj, ndërsa kontrolli të realizohet përmes dokumentimit dhe mbikëqyrjes financiare e ligjore.

Në fokus të propozimeve është edhe ndarja e një pjese të fondeve për ndërtimin dhe përmirësimin e fushave sportive dhe hapësirave stërvitore.

Sipas Dukës, vetëm përmes një fondi më të madh dhe rregullave të qarta mund të krijohen kushte më të mira për zhvillimin e sportit, rritjen e numrit të fëmijëve që merren me aktivitete sportive dhe qëndrueshmërinë financiare të klubeve në të gjithë Shqipërinë.

Në fund, FSHF-ja ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë, Kuvendin dhe institucionet e tjera, me synimin që projektligji të sjellë përfitime konkrete për sportin shqiptar.

D.L

Continue Reading

Sport

Real Madridi rinovon me Thibaut Courtois deri në vitin 2028

Published

on

By

Real Madridi ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me portierin belg Thibaut Courtois, i cili ka nënshkruar kontratë të re me klubin madrilen deri në vitin 2028.

Marrëveshja e mëparshme e 34-vjeçarit skadonte në fund të këtij sezoni, por palët kanë arritur dakordim për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vjet të tjera.

Courtois vazhdon të jetë një prej figurave kryesore të skuadrës së drejtuar nga Real Madridi, duke ruajtur statusin e portierit të parë dhe një rëndësi të veçantë në formacion.

Gardiani belg ka pasur paraqitje të mira edhe këtë sezon, duke qenë një prej lojtarëve kyç në serinë prej tetë fitoreve radhazi që madrilenët kanë regjistruar në të gjitha garat.

Që nga transferimi në “Santiago Bernabeu”, Courtois ka zhvilluar gjithsej 348 ndeshje me fanellën e Real Madridit dhe ka fituar 14 trofe.

Me këtë rinovim, gjiganti spanjoll siguron vazhdimësinë e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, ndërsa synon të rikthehet te trofetë dhe të jetë protagonist në garat vendore dhe evropiane.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara