Lajmet

Çfarë e bëri aq të suksesshëm Napoleon Bonapartin?

Ai ishte shumë i aftë në kryerjen e shumë detyrave.

Published

on

Historia e Napoleon Bonapartit është tejet interesante. I lindur në një familje modeste fisnikësh në ishullin e Korsikës, ai i ngjiti shpejt shkallët e karrierës për t’u bërë perandori i Francës. Në kulmin e mbretërimit të tij, Napoleoni kishte nën kontroll një pjesë të madhe të Evropës.

Por ai ka pasur një ndikim thelbësor në Francë dhe në të gjithë Evropën, si për shembull përmes Kodit Napoleonik dhe taktikave të tij ushtarake revolucionare. Napoleoni konsiderohet nga shumë studiues si një nga komandantët më të mëdhenj ushtarakë në histori,dhe në përgjithësi, një nga udhëheqësit më të mëdhenj gjithashtu.

Por suksesi i Napoleonit nuk erdhi vetëm nga gjenialiteti i tij ushtarak. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, ai kishte një sërë aftësish dhe tiparesh drejtuese mbresëlënëse, të cilat e ndihmuan të arrinte qëllimet, të mposhte armiqtë, dhe ta shndërronte Francën në një fuqi të vërtetë botërore. Ja cilat janë disa nga ato aftësi dhe tipare:

Zgjuarsia e madhe

Napoleoni ishte shumë i zgjuar. Por përveç kësaj, ai kishte edhe aftësi të tjera mbresëlënëse njohëse. Për shembull, kishte një kujtesë shumë të fortë. Edhe në mesin e betejës, ishte në gjendje të kujtonte çdo detaj dhe statistikë rreth ushtrisë së tij.

Gjatë fushatës ushtarake të vitit 1805, një nga komandantët e tij e harroi vendndodhjen e divizionit të tij. Ndaj me disa të tjerë filloi të shihte hartën për të gjetur se ku ishin. Ndërkohë Napoleoni i hodhi një sy të shpejtë hartës dhe u tha atyre vendndodhjen, ku do të ishin për 3 ditët e ardhshme, si dhe logjistikën e secilës prej njësive brenda divizionit.

Ai ishte shumë i aftë në kryerjen e shumë detyrave. Napoleoni u diktonte njëra pas tjetrës letra sekretarëve të tij, shpesh mbi një sërë temash të ndryshme, pa pasur nevojë të ndalej për ndonjë moment dhe të mendonte. Kështu vetëm gjatë 3 muajve të parë të vitit 1807, Napoleoni dërgoi 1715 letra, apo mesatarisht 19 letra në ditë.

Ato kishin të bënin me qëllimet ushtarake, personale, financiare, diplomatike dhe administrative. Edhe gjatë fushatave ushtarake, Napoleoni ishte në gjendje t`i linte mënjanëstreset e tij dhe të diskutonte (me një përqendrim ekstrem) çështje të tjera që do të lindnin aty për aty.

“Dija është pushtet”

Napoleoni nuk ishte asnjëherë dembel. Pavarësisht inteligjencës së tij të jashtëzakonshme, ai kërkonte gjithmonë të përmirësonte veten, dhe të fitonte më shumë njohuri në përgatitje për veprimin e ardhshëm. Për shembull, përpara një fushate ushtarake, Napoleoni do të studionte me imtësi zonën që do të pushtonte apo vepronte.

Ai do të gjente gjithnjë kohë të mësonte rreth kulturës, gjeografisë dhe historisë së rajonit, madje edhe duke studiuar fushatat e kaluara ushtarake në të njëjtën zonë, një mënyrë për të shmangur gabimet që kishin bërë udhëheqësit e mëparshëm. Prandaj, Napoleoni ka qenë gjithmonë një lexues i thekur.

Që nga rinia e tij, ai do të studionte shumë lëndë si shkenca, filozofia dhe sigurisht historia. Atij i pëlqente veçanërisht të lexonte klasikët, të studionte dhe lexonte mbi komandantët ushtarakë të famshëm të botës antike, si Aleksandri i Madh apo Jul Cezari. Po ashtu Napoleoni ishte një intervistues i aftë. Ai do t’i intervistonte personalisht ushtarët armiq të kapur rob, dhe nuk druhej asnjëherë të bënte pyetje të thella në mendime për të kuptuar më mirë situatat.

Çelësi është të qenit i përgatitur në çdo rast

Në rast se një ushtri nuk është e ushqyer apo e pajisur mirë, atëherë si mund t’i fitojë ajo betejat? Napoleoni e kuptonte shumë mirë këtë, dhe sigurohej gjithmonë që ushtria e tij të ishte e përgatitur për çdo konflikt të ardhshëm. Në fakt, në një rast ai dërgoi 63 letra për këpucë dhe çizme për trupat e tij.

Mjeshtër i propagandës

Napoleoni ishte shumë i aftë në artin e propagandës. Ai dinte të përdorte opinionin popullor të asaj kohe për të fituar një mbështetje të gjerë për veten. Napoleoni e paraqiste veten si bërthama e Revolucionit Francez, duke deklaruar në mënyrë të famshme:“Unë jam Revolucioni!”.

Ai e përdori atë si një justifikim për pushtimet që kreu si përpara publikut francez po ashtu edhe para trupave të tij. Ashtu si përpara pushtimit të Italisë, Napoleoni mbajti një fjalim para trupave të tij, duke i paraqitur ata si “çlirimtarë” që “përhapnin” idealet e ndritura të Revolucionit Francez. Këto shprehje ndihmuan në motivimin e ushtarëve të tij duke i bashkuar ata nën një kauzë apo besim të përbashkët të krijuar nga Revolucioni.

Sharmi i tij personal

Karizma e Napoleonit ishte mbresëlënëse. Ai ishte në gjendje të ngjallte besimin dhe besnikërinë e trupave të tij, ndaj shumica e ushtrisë ishte tërësisht e përkushtuar ndaj tij. Napoleoni e arriti këtë duke treguar të njëjtën besnikëri ndaj tyre, duke i motivuar dhe duke u kujdesur për trupat e tij.

Përveç motivimit të tyre përmes fjalimeve, prania e vetë Napoleonit në fushën e betejës sillte një atmosferë fitoreje për ushtrinë franceze. Ushtarët e dinin se po luftonin për njeriun që e shndërroi vendin e tyre në një fuqi botërore. Po ashtu Napoleoni hante bashkë me ushtarët e tij, bisedonte me ta në kamp, ​​vishej me veshjet tradicionale të gardës së tij perandorake, dhe ndonjëherë përfshihej edhe vetë në beteja.

Si për shembull duke ngarkuar topa në Lodi kundër Austrisë. Për më tepër, Napoleoni dinte se si të kujdesej për njerëzit e tij. Siç u përmend më lart në lidhje me furnizimet dhe këpucët, Napoleoni gjithmonë sigurohej që ushtria e tij të ishte e pajisur siç duhej, duke u kujdesur për mirëqenien e trupave.

Madje ai mësonte përmendësh emrat e ushtarëve, duke i thirrur ata në kamp. Gjithashtu, ai i shpërblente njerëzit e tij, duke krijuar çmimin e famshëm Legjioni i Nderit në vitin 1802. Napoleoni shkonte shpesh tek një komandant, e pyeste se kush ishte ushtari më i guximshëm në divizionin e tij, i hiqte një distinktiv apo fjongo nga palltoja e tij dhe ia jepte ushtarit në fjalë. Ky akt kishte një efekt shumë domethënës në pjesën tjetër të ushtrisë. / History of Yesterday – Bota.al

lajme

“Nga Forma te Eksperimenti”: Prizreni mirëpret ekspozitën e artistëve të rinj të UBT-së

Published

on

By

Në qytetin e bukur dhe historik të Prizrenit, në ambientet e Kampusit të UBT-së, u hap ekspozita e studentëve të vitit të parë të programit të Dizajnit, në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT.

Ekspozita “Nga Forma te Eksperimenti” solli para vizitorëve një koleksion punimesh që pasqyrojnë kreativitetin, përkushtimin dhe zhvillimin artistik të studentëve gjatë vitit të tyre të parë të studimeve.

Përmes vizatimit, pikturës dhe eksplorimeve konceptuale, studentët prezantuan procesin e tyre krijues, duke kaluar nga studimi i formës dhe kompozimit drejt qasjeve më eksperimentale dhe interpretimeve personale. Punimet dëshmojnë jo vetëm për aftësitë teknike të fituara, por edhe për hapat e parë në ndërtimin e identitetit të tyre artistik.

Ekspozita u realizua në kuadër të lëndëve Artet e Bukura I dhe Artet e Bukura II, nën mentorimin e profesorëve Laura Ymeri dhe Vehbi Murati, të cilët kanë udhëhequr studentët në rrugëtimin e tyre drejt shprehjes artistike dhe mendimit krijues.

Continue Reading

Vendi

Mijëra maturantë nga e gjithë Kosova fillojnë përgatitjet për Testin e Maturës në UBT

Published

on

By

UBT ka nisur edhe këtë vit Programin Përgatitor të Maturës 2026, duke mirëpritur mijëra maturantë nga të gjitha komunat e Kosovës, të cilët do të përfitojnë trajnim falas dhe mbështetje profesionale për përgatitjen sa më të suksesshme për Testin e Maturës Shtetërore.

I organizuar nga Qendra e Karrierës, ky program tashmë është shndërruar në një nga iniciativat më të mëdha arsimore në vend, u ofron nxënësve mundësinë të përgatiten me profesionistët dhe ekspertët më të mirë të UBT-së, përmes ligjëratave, ushtrimeve praktike dhe sesioneve interaktive të fokusuara në lëndët kryesore të testit.

Përmes këtij programi, maturantët kanë mundësinë të përforcojnë njohuritë e tyre, të qartësojnë temat më sfiduese dhe të familjarizohen me formatin e testit, duke rritur kështu besimin dhe gatishmërinë e tyre për provimin që shënon një nga hapat më të rëndësishëm në rrugëtimin akademik.

Programi Përgatitor i Maturës 2026 zhvillohet në qendrat e UBT-së në mbarë Kosovën, duke mundësuar qasje të barabartë për të gjithë maturantët që synojnë rezultate sa më të larta dhe vazhdimin e studimeve universitare.

Me përkushtimin për të mbështetur të rinjtë në rrugën e tyre drejt suksesit, UBT vazhdon të jetë partner i besueshëm i maturantëve, duke investuar në përgatitjen, zhvillimin dhe orientimin e tyre akademik e profesional.

Continue Reading

Vendi

“United Hospital”, avancon diagnostikimin në Kosovë me MRI të pajisur me Inteligjencë Artificiale, shëndeti i pacientit mbetet prioritet absolut

Published

on

By

Në një kohë kur diagnostikimi i hershëm dhe i saktë po konsiderohet çelësi kryesor për trajtimin e suksesshëm të shumë sëmundjeve, United Hospital po vazhdon të investojë në teknologjitë më të avancuara mjekësore, duke e vendosur shëndetin dhe sigurinë e pacientëve në qendër të çdo shërbimi. United Hospital është shndërruar në një nga adresat më të besueshme për qytetarët që kërkojnë diagnostikim të saktë, trajtim bashkëkohor dhe kujdes të avancuar shëndetësor.

I pajisur me sistemin modern të rezonancës magnetike (MRI) të gjeneratës së fundit, të integruar me Inteligjencë Artificiale, spitali po sjell standarde të reja në fushën e radiologjisë dhe diagnostikimit në Kosovë. Kjo teknologji mundëson imazhe me rezolucion të lartë, analiza më të detajuara dhe identifikim më të hershëm të ndryshimeve patologjike, duke ndihmuar mjekët në marrjen e vendimeve klinike më të sakta.

United Hospital është shndërruar në një nga adresat më të besueshme për qytetarët që kërkojnë diagnostikim të saktë, trajtim bashkëkohor dhe kujdes të avancuar shëndetësor.

I pajisur me teknologjinë më moderne diagnostike dhe me një ekip mjekësh specialistë me përvojë të gjerë profesionale, spitali po vendos standarde të reja në ofrimin e shërbimeve mjekësore në Kosovë.

Diagnostikimi i hershëm dhe i saktë i sëmundjeve mbetet një nga shtyllat kryesore të suksesit në mjekësinë moderne, ndërsa pikërisht për këtë kujdeset çdo ditë stafi profesional i United Hospital, duke kombinuar ekspertizën mjekësore me teknologjinë më të avancuar.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe gatishmëria për t’u ofruar pacientëve zgjidhjet më të mira terapeutike e kanë bërë United Hospital një qendër referuese ku shëndeti i pacientit trajtohet si prioritet absolut dhe ku çdo rast merr vëmendjen e merituar nga mjekë të zotë, të përgatitur dhe të përkushtuar ndaj misionit të tyre për të shpëtuar dhe përmirësuar jetë.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, përdorimi i Inteligjencës Artificiale në rezonancën magnetike jo vetëm që rrit saktësinë diagnostike, por edhe shkurton kohën e ekzaminimit, përmirëson cilësinë e imazheve dhe e bën përvojën e pacientit më të rehatshme dhe më efikase.

Në kuadër të shërbimeve diagnostike, United Hospital ofron ekzaminime MRI për regjione të ndryshme të trupit, rezonancë të plotë të shtyllës kurrizore (All Spine MRI) si dhe rezonancë të të gjithë trupit (All Body MRI), duke u mundësuar pacientëve një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së tyre shëndetësore nëpërmjet teknologjisë më bashkëkohore.

Përfaqësuesit e spitalit theksojnë se investimet në pajisje moderne dhe në zhvillimin profesional të stafit kanë një qëllim të vetëm: ofrimin e kujdesit më cilësor dhe më të sigurt për pacientët. Sipas tyre, çdo ekzaminim realizohet sipas standardeve ndërkombëtare, duke garantuar saktësi, profesionalizëm dhe përkushtim maksimal ndaj çdo pacienti.

Përveç diagnostikimit të avancuar, United Hospital vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve specialistike, duke bashkuar teknologjinë moderne me ekspertizën e mjekëve të profileve të ndryshme. Kjo qasje ka bërë që spitali të fitojë besimin e një numri në rritje pacientësh, të cilët vlerësojnë cilësinë e shërbimeve dhe kujdesin e vazhdueshëm që u ofrohet.

Mesazhi i institucionit mbetet i qartë: kontrolli i rregullt dhe diagnostikimi i hershëm janë investimi më i rëndësishëm për shëndetin. Për këtë arsye, United Hospital po vazhdon të qëndrojë pranë qytetarëve me teknologji të avancuar, staf të specializuar dhe një përkushtim të palëkundur për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të secilit pacient.

Besimi i pacientëve, vlerësimi më i madh për profesionalizmin dhe përkushtimin në kujdesin kardiologjik

Çdo fjalë mirënjohjeje nga pacientët përbën motivimin më të madh për të vazhduar misionin tonë me përkushtim dhe përgjegjësi. Kur profesionalizmi, ekspertiza mjekësore dhe kujdesi i vazhdueshëm ndaj shëndetit të zemrës vlerësohen nga ata që kanë përfituar nga shërbimet tona, ky është treguesi më i qartë i besimit të ndërtuar ndër vite.

Vlerësimi i pacientes S.K. Dogani për Dr. Edis Demirin, kardiolog invaziv në United Hospital, dëshmon rëndësinë e një qasjeje profesionale dhe njerëzore në trajtimin e pacientëve. Ky besim na obligon të vazhdojmë të ofrojmë kujdes të nivelit më të lartë, duke qëndruar pranë çdo pacienti për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin kardiovaskular, sepse çdo rrahje e zemrës ka rëndësi./Rajonipress/

 

Continue Reading

Lajmet

UBT hap regjistrimet për Global UBT Fest 2026, festivalin më të madh akademik të dijes në Evropë

Published

on

By

UBT ka hapur zyrtarisht regjistrimet për Global UBT Fest 2026, festivalin ndërkombëtar që konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha akademike dhe shkencore në Evropë.

I planifikuar të mbahet gjatë muajit korrik, festivali do të mbledhë studentë, profesorë, hulumtues dhe profesionistë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës, duke krijuar një platformë të gjerë për shkëmbim njohurish, bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim profesional.

Në kuadër të Global UBT Fest 2026 do të organizohen mbi 40 shkolla verore ndërkombëtare, konferenca shkencore, forume, samite, gara profesionale, si dhe aktivitete kulturore e artistike.

Ky festivali synon të krijojë një hapësirë unike për mësim, inovacion dhe rrjetëzim profesional, duke bashkuar ekspertë dhe pjesëmarrës nga fusha të ndryshme akademike dhe profesionale.

Global UBT Fest tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në rajon, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave mes pjesëmarrësve nga e gjithë bota.

Regjistrimet për pjesëmarrje janë të hapura për të gjithë të interesuarit.

Continue Reading

Të kërkuara