Shëndet

Çfarë duhet të dini rreth helmimit me safilokok nga ushqimi?

Si mund të parandaloni infektimin nëpërmjet ushqimit?

Published

on

Stafilokuku është një bakter i zakonshëm që gjendet në hundë dhe në lëkurë tek rreth 25% e njerëzve dhe kafshëve të shëndetshme. Ky bakter është i aftë të prodhojë shtatë toksina të ndryshme dhe shpesh është edhe shkaku i helmimit nga ushqimi. Më së shpeshti transferohet tek produktet ushqimore si qumështi dhe djathi përmes kontaktit nga punonjjësit e infektuar.

Helmimi nga ushqimi me Stafilokok, zakonisht nuk është kërcënues për jetën. Shumica e rasteve me këtë infeksion nuk kërkojnë trajtim sepse gjendja përmirësohet vetvetiu. Se cilat janë shkaqet dhe se si mund ta parandaloni ose trajtoni infektimin nga ky bakter, ju ftojmë ta zbuloni më poshtë.

Shkaqet e helmimit me stafilokok nga ushqimi dhe trajtimi
Helmimi me Stafilokok me anë të ushqimit shkaktohet nga produktet ushqimore që janë të kontaminuara. Stafilokoku ka një tolerancë të lartë ndaj kripës, dhe mund të rritet në lloje të ndryshme mishi, e gjithashtu edhe tek produktet e qumështit. Shkaku më i zakonshëm i kontaminimit të ushqimit është përmes punonjësve të cilët që mbartin këtë bakter. Toksinat që prodhojnë bakteret janë rezistente ndaj nxehtësisë dhe nuk mund të shkatërrohen gjatë gatimit.

Pasi ushqimi është kontaminuar, bakteret fillojnë të shumohen.Ushqimet që kërkojnë shumë trajtim dhe ruhen në temperaturën e dhomës kontaminohen më shpesh me stafilokok. Ato mund të jenë sanduiçet, ëmbëlsirat, sallatat që përmbajnë ton, pulë ose proshutë, mishi i prerë në feta etj. Në shumicën e rasteve infektimi me stafilokok nuk kërkon kujdes mjekësor dhe shpesh trajtohet me pushim dhe lëngje. Por nëse sëmundja zgjat më shumë se tre ditë, ose nëse nuk jeni në gjendje të pini lëngje të mjaftueshme për të parandaluar dehidratimin, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

Stafilokoku mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët e vegjël, foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit që kanë HIV. Për shkak se ndërlikimi më i zakonshëm është dehidratimi, mund të kërkohet trajtim që përfshin lëngje intravenoze. Në raste të rënda, ju mund të shtroheni në spital, në mënyrë që të parandalohen komplikimet e mundshme.

Simptomat e helmimit
Simptomat nga helmimi mund të shfaqen me shpejtësi, ndonjëherë në vetëm 30 minuta pasi keni ngrënë ushqimin e kontaminuar. Por zakonisht duhen deri në gjashtë orë që simptomat të zhvillohen. Ato përfshijnë:
diarre
të vjella
ngërçe në zonën e barkut

Si mund të parandaloni infektimin nëpërmjet ushqimit?
Për të parandaluar helmimin nga ushqimi dhe përhapjen e baktereve, këshillohet të merrni masat e më poshtme:
shmangni qumështin e pasterizuar
lani duart dhe thonjtë tërësisht para gatimit, ngrënies ose servirjes së ushqimit
pastroni rregullisht sipërfaqet ku gatuani
ruajini ushqimet e nxehta në temperatura mbi 60˚C dhe ushqimet e ftohta nën 4˚C
mos përgatisni ushqim për të tjerët nëse keni plagë në duar ose kyçe./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Kafeina kundër migrenës, sa funksionon dhe çfarë duhet të dini?

Published

on

Kafeina, e cila gjendet natyrshëm në kafe, çaj dhe disa medikamente, njihet gjerësisht për efektin e saj stimulues.

Megjithatë, pak njerëz e dinë se ajo mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Studimet tregojnë se kafeina zvogëlon dhimbjen e kokës duke ngushtuar enët e gjakut në tru duke rritur efektin e analgjezikëve si paracetamoli dhe aspirina. Konsumimi i një sasie të moderuar, 100–150 mg, që i korrespondon një filxhani kafe mund të jetë i dobishëm veçanërisht në dhimbjet e tensionit ose në fazat e para të migrenës.

Kafeina duhet përdorur me kujdes. Marrja e tepërt shkakton dhimbje koke, sidomos si pasojë e varësisë ose e ndërprerjes së papritur.

Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë personat që vuajnë nga migrena të vëzhgojnë reagimin e trupit të tyre ndaj kafeinës dhe ta përdorin atë në mënyrë të kontrolluar. Efekti i saj është më i fortë kur kombinohet me qetësues, por gjithmonë nën këshillimin e mjekut ose farmacistit.

Për të parandaluar dhimbjet e kokës, krahas konsumit të kujdesshëm të kafeinës, është e rëndësishme të ruani gjumin, hidratimin dhe një dietë të shëndetshme. Nëse dhimbjet janë të shpeshta, kërkoni patjetër ndihmë mjekësore për trajtim të duhur. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Çfarë e bën lëngun e shegës kaq të shëndetshëm?

Published

on

Lëngu i freskët nuk ka pse të kufizohet vetëm te variantet jeshile apo të pasura me spinaq.

Shega është përdorur si ilaç natyral që nga lashtësia dhe edhe sot po studiohet për përfitimet e saj të shumta shëndetësore.

Ky frut mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit dhe në forcimin e sistemit imunitar.

Më poshtë janë disa nga përfitimet kryesore të shegës:

Antioksidant i fuqishëm

Kokrrat e shegës marrin ngjyrën karakteristike të kuqe nga polifenolët, kimikale që veprojnë si antioksidantë shumë potentë. Lëngu i shegës përmban një sasi më të lartë antioksidantësh se shumica e lëngjeve të tjera të frutave, madje tre herë më shumë se vera e kuqe dhe çaji i gjelbër. Këta antioksidantë mbrojnë qelizat nga dëmtimet dhe reduktojnë inflamacionin.

I pasur me vitaminë C

Një gotë lëng shege siguron mbi 40% të sasisë ditore të rekomanduar të vitaminës C, duke e bërë atë një burim të shkëlqyer të kësaj vitamine të rëndësishme.

Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit

Lëngu mori vëmendje të madhe pasi një studim tregoi se ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit të prostatës. Megjithatë, kërkimet shkencore për këtë përfitim vazhdojnë.

I dobishëm për shëndetin e zemrës

Shega konsiderohet si një nga lëngjet më të mira për zemrën, ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe arterieve, duke kontribuar në qarkullim më të shëndetshëm të gjakut.

Përfitime të tjera

Lëngu përmirëson memorien, i pasur me vitamina të ndryshme dhe ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Arsyet për të ngrënë vezë çdo mëngjes

Published

on

Shumë njerëz mendojnë se tërshëra dhe produkte të ngjashme janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Vezët janë një alternativë fantastike, jo vetëm të shijshme, por edhe shumë të dobishme për shëndetin. Ato përmbajnë proteina të larta që ndihmojnë në kontrollin e peshës dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Përfitimet kryesore të vezëve:

1. Ju mbajnë të ngopur më gjatë

Proteina e yndyra që gjenden tek vezët ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe frenimin e urisë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë orë.

2. Ndihmojnë në humbjen e peshës

Ata që konsumojnë vezë për mëngjes kanë më shumë gjasa të humbin peshë krahasuar me ata që hanë bukë ose ushqime të tjera.

3. Burim i shkëlqyer proteinash

Vezët përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore, duke i bërë një nga burimet më të mira të proteinave në dietë. Rekomandohet të konsumoni të paktën një vezë në ditë për një regjimi ushqimor të ekuilibruar.

4. Çmimi i tyre i përballueshëm

Krahasuar me burime të tjera proteinash si mishi i kuq, vezët janë më të lira dhe lehtësisht të disponueshme.

5. Nuk dëmtojnë kolesterolin

Edhe pse përmbajnë kolesterol, studimet e fundit tregojnë se konsumi i vezëve nuk e rrit nivelin e kolesterolit në mënyrë të dëmshme.

6. Përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën

Vezët përmbajnë kolinë, lëndë ushqyese që mbështet zhvillimin dhe funksionin e trurit, duke përmirësuar kujtesën dhe vigjilencën.

7. Mbrojnë shikimin

Antioksidantët luteinë dhe zeaxanthin që gjenden tek vezët ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UV dhe mund të ulin rrezikun e kataraktit në pleqëri. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Nga tërshëra te avokado, super-ushqimet që pastrojnë arteriet

Published

on

Tërshëra është e njohur për aftësinë e saj për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit.

Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.

Ruajtja e niveleve të shëndetshme të kolesterolit është çelësi për një zemër të fortë. Nëse kolesteroli është më i lartë se normalja, mos u shqetësoni, është e rëndësishme të dini se mund të bëni ndryshime në dietë për ta kontrolluar atë.

Më poshtë kemi listuar 7 ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të ulni kolesterolin dhe të përmirësoni shëndetin e zemrës.

Tërshërë

E njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, veçanërisht beta-glukanit. Këto fibra reduktojnë përthithjen e kolesterolit nga trupi.

Peshk i yndyror

Peshqit yndyrorë si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasur me acide yndyrore omega-3, ato ulin trigliceridet dhe të ndihmojnë në rritjen e kolesterolit “të mirë” HDL.

Arra

Bajamet, arrat dhe kikirikët përmbajnë yndyrna të pangopura, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL, të pasura me fibra e antioksidantë.

Vaj ulliri

Veçanërisht vaji i ullirit ekstra i virgjër, është i njohur për aftësinë për të ulur kolesterolin LDL duke ruajtur ose rritur kolesterolin HDL. Gjithashtu përmban antioksidantë që mbrojnë zemrën.

Bishtajoret

Thjerrëzat, qiqrat dhe bishtajoret e tjera janë të pasura me fibra të tretshme që ulin kolesterolin LDL. Ato përmbajnë proteina dhe janë të ulëta në yndyrna të ngopura.

Ushqimet me soje

Të tilla si tou, qumështi i sojës, të pasura me proteina e të ulëta në yndyrna të ngopura. Proteina e sojës është treguar se ul kolesterolin LDL.

Avokado

Me yndyra të pangopura e fibra që ul kolesterolin LDL, përmban beta-sitosterol, që redukton përthithjen e kolesterolit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara