Lajmet

Çfarë duhet të bëni kur ju merren mendtë?

Kjo mund të trajtohet nëpërmjet medikamenteve të ndryshme dhe trajtime natyrale.

Published

on

Marramendja, ndjesia e humbjes së kontrollit dhe orientimit ka efekt ngurtësues për lëvizshmërinë e njeriut.

Marramendja mund të trajtohet nëpërmjet medikamenteve të ndryshme, por në disa raste, trajtimet natyrale funksionojnë më mirë dhe nuk shoqërohen me efekte anësore.

Marramendja shkaktohet kur truri percepton që trupi nuk është në ekuilibër. Në këto raste, njeriu duhet të ulet menjëherë që të shmangë rrezime ose lëndime të rrezikshme.

Marramendja është shpesh tregues i një problemi të fshehur mjekësor ose disa prej tyre. Ndonjëherë, marramendja ndodh rrallë ose vetëm një herë, por ka raste kur kjo simptomë përsëritet deri në diagnostikimin e një sëmundjeje.

Simptomat e marramendjes mund të zgjasin disa minuta apo disa herë.

Çfarë përfshijnë simptomat?

Të përzierat

Të vjellat

Lëvizje jo normale të syve

Dhimbje koke

Djersitje

Zhurmë në vesh

Humbje të dëgjimit

Probleme me orientimin

Dobësi të gjymtyrëve.

Çfarë e shkakton atë?

Disa prej shkaktarëve të tjerë të marramendjes janë:

Virozat që shkaktojnë inflamacion të veshit

Lëndimet në qafë ose në kokë

Ishemia

Inflamacion të nervave të trurit

Trajtimet

Në shumicën e kohës, marramendja shërohet pa patur nevojë për trajtim, sepse truri është i aftë të kompensojë në ndryshimet që shkaktohen tek veshi i mesit për të rikthyer ekuilibrat.

Steroidet mund të zbusin inflamacionin e veshit të mesit

Kurat natyrale kundër marramendjes

Një nga mënyrat më të mira natyrale për të trajtuar marramendjen është metoda e Eplit. Kjo metodë përmban disa hapa që duhen kryer çdo natë deri sa simptomat të largohen.

Nëse marramendja e ka zanafillën në anën e majtë dhe në veshin e majtë atëherë duhet të ndiqni me përpikmëri hapat e mëposhtme:

Uluni në cep të krevatit dhe kthejeni kokën 45 gradë majtas.

Shtrihuni shpejt në krevat dhe mbajeni kokën lart në një kënd prej 45 gradë.

Qëndroni në këtë pozicion për 30 minuta.

Më pas kthejeni kokën 90 gradë në të djathtë por mos e ngrini.

Qëndroni ashtu për 30 sekonda.

Më pas kthejeni plotësisht kokën dhe trupin djathtas me shikimin poshtë për 30 sekonda.

Ngrihuni ngadalë por qëndroni ulur për disa minuta.

Nëse marramendja e ka zanafillën në anën e djathtë të kokës, atëherë këto hapa duhen ndjekur nga ana e kundërt.

Çaji me xhenxhefil

Studimet shkencore kanë treguar se xhenxhefili mund të përmirësojë efektet e marramendjes shumë më mirë se çdo metodë tjetër.

Ziejeni xhenxhefilin për 5 minuta. Shtoni mjaltë dhe pijeni dy herë në ditë kundër marramendjes.

Bajamet

Bajamet janë një burim i pasur i vitaminës A, B, dhe E. Nëse hani një grusht me bajame çdo ditë do të prekeni më pak nga marramendja.

Hidratimi

Dehidratimi është një nga shkaktar i fortë i marramendjes.

Trupi ka nevojë 8-12 gota me lëngje në ditë. Uji është alternativa më e mirë sepse nuk përmban kalori dhe kafeinë.

Uthulla me mjaltë 

Të dyja kanë ndikim kurues për qarkullimin e gjakut në tru.

Kombinoni dy racione me mjaltë me një racion me uthull dhe konsumojeni për të parandaluar simptomat.

Vajrat esencialë

Vajrat esencialë të nenexhikut, xhenxhefilit, lavandës dhe limonit janë të rekomandueshëm për menaxhimin e simptomave të marramendjes. Ato mund t’i nuhasni ose t’i aplikoni në lëkurë.

Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

Nëse marramendja përsëritet rregullisht, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek.

Për shumë njerëz, marramendja është e padëmshme, por shkaktarët e saj duhen identifikuar patjetër./AgroWeb.org

Vendi

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve

Published

on

By

Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.

I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria

Published

on

By

Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.

Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.

Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.

Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.

Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.

Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.

Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.

Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.

Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.

Continue Reading

Të kërkuara