Lajmet

Çfarë do të thotë për ne dhe planetin një popullsi prej 8 miliardë banorësh?

Në vitin 2019, OKB-ja parashikoi se popullsia do të vazhdojë të rritet deri në 11 miliardë në vitin 2100.

Published

on

Nga Michael Le Page

Më 15 nëntor, bota do të përjetojë një moment historik madhor, pasi popullata njerëzore do të arrijë për herë të parë shifrën 8 miliardë. Sigurisht, është e pamundur të dihet me saktësi se kur do ta arrijmë këtë prag, por Kombet e Bashkuara kanë zgjedhur këtë datë për ta festuar këtë rast, bazuar në modelimin e saj demografik.

Duke ardhur vetëm 11 vite pasi popullsia njerëzore arriti në 7 miliardë, mund të duket sikur numri i njerëzve në botë po rritet më një shpejtësi më të madhe se kurrë më parë. Në fakt, shkalla e rritjes së popullsisë globale po bie. Normat e lindshmërisë janë tani nën nivelet e zëvendësimit – numri i nevojshëm për të ruajtjen rritjen – në pjesën më të madhe të botës.

Në vitin 2019, OKB-ja parashikoi se popullsia do të vazhdojë të rritet deri në 11 miliardë në vitin 2100. Skenari mesatar në parashikimin e saj të fundit, është se ajo do të mbërrijë kulmin në vitet 2080. Por dy parashikime nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Bashkimit Evropian dhe Instituti për Metrikë dhe Vlerësim Shëndetësor (IHME) në Uashington, parashikojnë se kulmi do të ndodhë më herët, në vitin 2070.

Ky do të jetë një lajm i mirë për përpjekjet për të kufizuar ndryshimet klimatike dhe përshpejtimin e zhdukjes masive të specieve. Por rënia e popullsisë në shumë rajone, do të sjellë probleme të reja, dhe çdo përfitim në aspektin mjedisor, do të varet shumë nga pasuria e njerëzve dhe mënyra se si do t’i shpenzojnë paratë e tyre

Ndërsa lidhja midis numrit të njerëzve të gjallë në planet dhe ndikimit të tyre në të është komplekse, nuk ka asnjë dyshim se popullsia njerëzore në rritje, po lë gjithnjë e më pak hapësirë ​​për pjesën tjetër të jetës në Tokë. Tashmë treçereku i Tokës dhe 2/3 e oqeaneve janë ndryshuar ndjeshëm si pasojë e aktivitetit të njeriut.

Tani njerëzit përbëjnë 1/3 e biomasës së të gjithë gjitarëve tokësorë, të matur në termat e përmbajtjes së karbonit. Blegtoria jonë e mbarështuar përbën pothuajse të gjithë pjesën tjetër, ndërsa gjitarët e tokës së egër vetëm 2 për qind. Po ashtu, biomasa e shpendëve të kultivuar,është 30 herë më e madhe se ajo e shpendëve të egër.

Po sa njerëz mund të jetojnë në mënyrë të qëndrueshme në këtë planet? Vlerësimet ndryshojnë shumë. Por një studim i vitit 2020, arriti në përfundimin se sistemi ynë aktual ushqimor mund të ushqejë vetëm 3 miliardë njerëz më shumë pa i shkelur kufijtë kryesorë planetarë.

Por vetëm ndryshimi i asaj që kultivojmë dhe vendi ku e bëjmë këtë, mund ta rrisë në gati 8 miliardë këtë shifër. Ndërkohë reduktimi i konsumit të mishit dhe i ushqimeve të shpërdorura mund ta rrisë atë në 10 miliardë. A do ta kalojmë këtë kufi të sipërm?

Nuk ka dyshim se popullsia do të rritet në afro 10 miliardë deri në vitin 2050. 

“Bazat për këtë rritje janë krijuar tashmë. Nënat e ardhshme kanë lindur”- thotë demografja XheniferSkiuba e “Wilson Center”, një institut kërkimor me seli në Uashington.

Pasiguria shtohetndjeshëm pas vitit 2050.

Studiuesit bien dakord se normat e lindshmërisë do të vazhdojnë të bien në të gjithë botën. Por OKB-ja parashikon që ato të do të bien më ngadalë se të tjerat, thotë Shtein Emil Vollset, që drejtoi parashikimin e IHME. 2/3 e popullsisë globale jetojnë në vende ku shkalla e lindshmërisë ka rënë sipas OKB-së nën nivelin e zëvendësimit.

Popullsia është tashmë në rënie në një sërë vendesh me lindshmëri të ulët, përfshirë Japoninë, Italinë, Greqinë dhe Portugalinë. Në vendet me një përqindje të lartë të të rinjve, si India, lindshmëria që po bie nën normën e zëvendësimit, nuk do të çojë menjëherë në një rënie të popullsisë.

Aty do të ketë një vonesë që mund të zgjasë shumë dekada. Por gjatë rrjedhës së këtij shekulli, do të zvogëlohen shumë popullata. Për shembull sipas parashikimit të Vollset, popullsia e Indisë do të arrijë kulmin në 1.6 miliardë në vitin 2049, dhe më pas do të bjerë në 1.1 miliardë deri në vitin 2100.

Në disa pjesë të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, normat e lindshmërisë mbeten shumë mbi nivelet e zëvendësimit. Rritja më e madhe e popullsisë deri në vitin 2050 do të ndodhë në vetëm 8 vende:Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania.

Qasja tek kontraceptivët, është arsyeja themelore e rënies së niveleve të lindshmërisë. Themelore janë edhe arsimi dhe të drejtat e grave, përfshirë ndalimin e martesës së fëmijëve. Dhe nivelet e lindshmërisë janë më të larta pikërisht në vendet ku mungojnë arsimi dhe të drejtat për gratë dhe vajzat.

Aty ku gratë mund të zgjedhin sa fëmijë të kenë, hyjnë në lojë shumë faktorë të tjerë. 

“Kostoja është e madhe”, thotë Skiuba. 

Për shembull në Britani, kostoja e rritjes së një fëmije deri në moshën 18 vjeç është rreth 160.000 paund sipas Grupit të Veprimit kundër Varfërisë së Fëmijëve.

Shumë njerëz synojnë të kenë gjëra si një punë e mirë, një marrëdhënie të qëndrueshme dhe një shtëpi të përshtatshme, përpara se të kenë fëmijë. Por mund ta kenë të vështirë ta arrijnë këtë, ose të jenë të paaftë për të pasur aq fëmijë sa dëshirojnë deri në momentin që vendosin ta bëjnë këtë.

Të tjerët nuk duan të kenë fëmijë, dhe nuk ndihen më të detyruar nga presioni shoqëror për ta bërë këtë. Por disa janë të nxitur nga pesimizmi për të ardhmen, thotë Skiuba. Për vende të veçanta një faktor tjetër madhor është migrimi. Migrimi drejt vende të pasura e ka parandaluar rënien e popullsisë në shumë vende.

Por Skiuba nuk mendon se do të lejohet të rritet mjaftueshëm për të parandaluar rënien e këtyre popullsive në të ardhmen. Më pak se 4 për qind e njerëzve në mbarë botën, lëvizin në vende të tjera, thotë ajo, dhe kjo shifër nuk ka ndryshuar ndër dekada. Ndërsa rënia e popullsisë mund të jetë e mirë nga perspektiva mjedisore, disa ekonomistë dhe qeveri eshohin atë si një katastrofë.

Në shumicën e vendeve perëndimore, njerëzit në moshë pune paguajnë për skemën epensionet dhe kujdesen për pensionistët. Ndaj një përqindje në rritje e të moshuarve,shkakton probleme serioze me këtë skemë. Në vende të tjera ku të afërmit kujdesen për të moshuarit, presioni do të ndihet në nivelin familjar, thotë Skiuba.

Por popullsia në plakje nuk nënkupton domosdoshmërisht një katastrofë ekonomike. Për shembull Japonia është vendi më i moshuar vjetër në planet, me një moshë mesatare 48 vjeç, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë në gjithë historinë njerëzore, e megjithatë ajo ka ende ka një ekonomi shumë të fortë.

Niveli i moshës së popullsisë, matet përgjithësisht në termat e raportit të njerëzve mbi 65 vjeç ndaj atyre të moshës 20– 64 vjeç, i njohur si raporti i varësisë. Japonia ka raportin më të lartë të varësisë në botë. Por fokusimi vetëm mbi këtë metrikë është mashtrues, thotë VegardSkirbek nga Universiteti i Kolumbias në Nju Jork.

Ndikimi i plakjes varet edhe nga shëndeti i popullatës, thotë ai. Në raportet e varësisë, të përshtatura me gjendjen shëndetësor të popullatës, Japonia renditet diku në mes, dhe janë kryesisht vendet e Evropës Lindore, ato që dalin më keq. “Zgjidhja nuk është të shtoni lindjen e fëmijëve, por të investoni në shëndetin e popullatës në tërësi”– thotë Skirbek.

Marrë me shkurtime nga “New Scientist” – Bota.al

Lajmet

IKShPK: Vaksinat kundër gripit sezonal arrijnë më 21 tetor, vonesa shkaktohet nga ndryshimet globale

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar qytetarët se kontingjenti i vaksinave kundër gripit sezonal për sezonin 2026/2027 pritet të mbërrijë në Kosovë më 21 tetor 2026.

Sipas IKShPK-së, procesi ndërkombëtar i prodhimit të vaksinave për hemisferën veriore ka pësuar vonesa globale për shkak të ndryshimeve në përbërjen e shtameve të rekomanduara. Këto ndryshime ushtruan ndikim të drejtpërdrejtë në afatet e furnizimit si në nivel global ashtu edhe në vendet e rajonit, duke bërë që mbërritja e tyre në Kosovë të shtyhet për 21 ditë nga afati i parashikuar.

Instituti bëri me dije se po përcjell nga afër këtë proces dhe se me të pranuar kontingjentin do të njoftojë publikun për nisjen zyrtare të procesit të imunizimit.

“IKShPK po përcjell nga afër procesin e furnizimit dhe, pas pranimit të vaksinave, do të njoftojë qytetarët dhe institucionet shëndetësore për fillimin e vaksinimit kundër gripit sezonal. Qytetarët do të informohen në kohë për vendet dhe oraret e vaksinimit, pas përfundimit të procedurave të pranimit dhe shpërndarjes së vaksinave në institucionet shëndetësore”.

Me këtë rast, IKShPK u ka shprehur falënderim qytetarëve për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj periudhe.

 

Continue Reading

Lajmet

Rusia kërcënon NATO-n me armë bërthamore për rajonin e Kaliningradit

Published

on

By

Rusia i ka dërguar një paralajmërim të ashpër NATO-s, duke bërë të ditur se është e gatshme të përdorë të gjithë arsenalin e saj ushtarak, përfshirë armët bërthamore, nëse aleanca perëndimore ndërmerr hapa për të izoluar apo shkëputur enklavën ruse të Kaliningradit.

Në një dokument konfidencial (“non-paper”) të dërguar NATO-s, të siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, Moska akuzon aleancën për një “kurs të rrezikshëm dhe të pamatur” që rrit rrezikun e një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak.

Në dokumentin diplomatik joformal, Moska bën të qartë se përgjigja ushtarake mund të përfshijë goditje të drejtpërdrejta brenda territorit të vendeve anëtare të NATO-s që nga fillimi i çdo përshkallëzimi:

“Rusia do të jetë gati të përdorë të gjithë arsenalin e forcave dhe kapaciteteve në dispozicion të saj, duke përfshirë armët bërthamore, për të mbrojtur territorin e saj nëse vendet e NATO-s ndërmarrin ndonjë përpjekje që synon izolimin e Rajonit të Kaliningradit nga pjesa tjetër e vendit.”

Dokumenti nëvizon gjithashtu mundësinë e “sulmeve ruse kundër qendrave të vendimmarrjes në shtetet anëtare të aleancës që nga fillimi i konfliktit.”

Përveç paralajmërimit konfidencial, ambasadat ruse në të paktën tre shtete evropiane kanë lëshuar deklarata publike gjatë tre ditëve të fundit. Ato akuzojnë NATO-n për nxitje të tensioneve përmes stërvitjeve ushtarake dhe skenarëve operativë që përfshijnë Kaliningradin — territorin e militarizuar rus që ndodhet gjeografikisht midis Polonisë dhe Lituanisë.

Nga ana tjetër, diplomatët rusë hodhën poshtë pretendimet e vendeve perëndimore se Moska përbën kërcënim apo se po përgatit sulm ndaj ndonjë anëtari të NATO-s, si dhe mohuan akuzat për udhëheqjen e një “lufte hibride” përmes sabotimeve në Evropë. Sidoqoftë, pala ruse nënjëzogoi se çdo cenim ndaj Kaliningradit do të përballet me “përgjigjen më të fortë të mundshme”.

 

Continue Reading

Lajmet

15 profesorë të UBT-së renditen të parët në Kosovë në Scholarly Index 2026

Published

on

By

UBT ka shënuar rezultate të rëndësishme në Scholarly Index Top1000 Scholar 2026, ku 15 profesorë të universitetit janë renditur në vendin e parë në Kosovë në të paktën një temë kërkimore.

Në mesin e tyre janë:

Alban Kuriqi, Hyrije Koraqi, Ridvan Peshkopia, Visar Krelani, Gazmend Temaj, Pajtim Bytyçi, Burhan Reshat Rexhepi, Milaim Berisha, Kujtim Lepaja, Demokrat Nuha, Xhevahire Millaku, Liridon Kryeziu, Alfred Marleku, Nuredin Lutfiu dhe Kristina Perkola.

Këto renditje mbulojnë fusha të ndryshme të kërkimit, përfshirë inxhinierinë, ujërat dhe mjedisin, biznesin, shkencat sociale, shkencat ushqimore, arsimin, gjuhësinë dhe fusha të tjera.

Në nivel ndërkombëtar, profesorët e UBT-së kanë arritur gjithashtu pozita të larta. Prof. Dr. Alban Kuriqi ka shënuar pozitën më të lartë globale në mesin e profesorëve të UBT-së të paraqitur në këto renditje, duke u renditur i 8-ti në botë në temën “Hydrology and Sediment Transport Processes” për periudhën 2021–2025.

Po ashtu, Kristina Perkola është renditur #71 në botë, ndërsa Burhan Reshat Rexhepi #81, në temat e tyre përkatëse.

Këto rezultate tregojnë një prani të fortë të profesorëve të UBT-së si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar, dhe përforcojnë dukshmërinë e universitetit në kërkimin shkencor.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT zhvillon sesion informues për Kualifikimin Profesional Zhvillues i Aplikacioneve me Integrimin e AI-së

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së është mbajtur dje një sesion informues për Kualifikimin Profesional Zhvillues i Aplikacioneve me Integrimin e Inteligjencës Artificiale, ku studentë dhe të interesuar të tjerë u njohën nga afër me programin, mundësitë profesionale dhe infrastrukturën moderne që ofron UBT.

Studentët u mirëpritën nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si dhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, Prof. Dr. Besnik Skenderi, dhe Drejtori i Infrastrukturës, Murat Retkoceri, ku prezantuan programin dhe mundësitë që ai ofron, ndërsa pjesëmarrësit vizituan ambientet e laboratorëve dhe u njohën nga afër me pajisjet dhe teknologjitë moderne që do të përdoren gjatë ligjëratave, ushtrimeve dhe punës praktike.

Programi i mbështetur nga Regional Challenge Fund, synon zhvillimin e aftësive profesionale në fushën e zhvillimit të aplikacioneve, duke e integruar Inteligjencën Artificiale në procesin e të nxënit dhe praktikës profesionale. Kualifikimi Profesional Zhvillues i Aplikacioneve është e orientuar drejt përgatitjes së profesionistëve për role në industrinë e teknologjisë së informacionit dhe zhvillohet në katër semestra.

Përmes këtij programi, studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësi praktike në teknologji, programim dhe Inteligjencë Artificiale, krahas studimeve të tyre, në një mjedis të pajisur me infrastrukturë moderne dhe teknologji bashkëkohore.

Continue Reading

Të kërkuara