Lajmet
Çfarë dimë për origjinën e pandemisë?
Published
5 years agoon
By
Betim GashiA ka pasur një aksident në laborator? Çfarë e dallon SARS CoV-2 nga viruset e tjera të Coronës? Shërbimet sekrete amerikane po hetojnë mbi origjinën e pandemisë, Kina kritikon.
Në të gjithë botën janë vërtetuar si të infektuar me SARS CoV-2 rreth 170 milionë vetë dhe më shumë se 3,4 milionë kanë humbur jetën. Por nga vjen ky vírus kaq ngjitës që paralizoi me muaj ekonomitë në botë dhe shkatërroi ekzistencën e kushedi sa të tjerëve? Deri më tani ka pasur vetëm më shumë supozime se fakte, se ku e ka origjinën pandemia botërore.
Për një aksident të mundshëm në Institutin e Virologjisë në Vuhan, Kinë, raportoi së fundmi “Wall Street Journal” duke iu referuar një raporti të një shërbimi sekret amerikan, sipas të cilit në nëntor 2019 tre punonjës të institutit, të cilët u sëmurën rëndë me simptoma të njëjtja si ato të Covidit, kishin qenë në një klinikë. Shërbimet sekrete amerikane duan të mbledhin tani fakte të besueshme në vend të supozimeve për një aksident të mundshëm laboratori në Kinë dhe do të paraqesin një raport brenda 90 ditësh, këtë e ka urdhëruar presidenti Biden. “SHBA do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me partnerët me të njëjtat synime për të rritur presionin ndaj Kinës, që të marrë pjesë në një hetim ndërkombëtar të bazuar në fakte, të plotë, transparent dhe të lejojë qasjen në të gjitha të dhënat e provat e nevojshme”, tha presidenti Biden.
Kina akuzoi SHBA, se po politizon kërkimet dhe do t’ia japë Kinës fajin për pandeminë. Në të njëjtën kohë ky vend me gjasë vend origjine i virusit bllokon një hetim të hapur dhe hedh poshtë çdo lloj përgjegjësie.
Çfarë dihet për virusin?
Që në janar 2020, studiuesit kinezë gjetën shkakun për një shpeshtim të një sëmundjeje të mushkërive të panjohur më parë, nga e cila në qytetin Vuhan kishin humbur jetën shumë vetë. Në qelizat e tyre të rrugëve të frymëmarrjes ata gjetën gjenet e një virusi ARN nga familja e viruseve të Coronës, që u kategorizua në nëngrupin B (Betacoronavirus).
Ky vírus, që ishte definitivisht plotësisht i ri, kishte megjithatë ngjashmëri të madhe me virusin Corona, që solli shpërthimin e pandemisë SARS në vitet 2002-2004: SARS-CoV. Ky vírus i ri nga Kina jugore u përhap brenda pak javësh gati në të gjitha kontinentet. Në të gjithë botën u sëmurën 8096 persona – të testuar- dhe 774 vetë ndërruan jetë nga sindromi i një sëmundjeje të rëndë të rrugëve të frymëmarrjes. Edhe pse shifrat krahasuar me pandeminë e tanishme ishin shumë më të pakta, pandemia e atëhershme tregoi, se sa tmerrësisht shpejt përhapet një sëmundje ngjitëse në një botë të globalizuar.
Sars-CoV-2 – ilustrim
Ku u zbulua për herë të parë virusi?
Disa studime japin të dhëna, se virusi ishte përhapur disa javë, ndoshta edhe disa muaj më parë, pra para se të zbulohej në dhjetor në Vuhan. Në Kinë sipas të dhënave të gazetës “South China Morning Post” ka pasur që në mesin e nëntorit një infektim të parë të testuar me SARS CoV-2. Kjo nuk do të thotë patjetër që ky infeksion e ka edhe origjinën në Kinë. Studiues të Universitetit Cambridge kishin publikuar në prill 2020 një studim, në të bazë të të cilit pandemia me shumë gjasa filloi në mes të shtatorit dhe fillim dhjetorit 2019, ose në Kinë ose në një vend kufitar. ( https://www.pnas.org/content/117/17/9241 )
Nga ana tjetër gjurmë të virusit të ri u gjetën në prova të ruajtura të ujërave të bardha në Itali dhe Brazil, që ishin marrë që në dhjetor, ose në nëntor 2019. Në Itali u gjetën madje në provat e gjakut të një testimi me pjesëmarrës të skanerit për kancerin e mushkërive antitrupa kundër SARS-CoV-2,- provat e gjakut ishin marrë që në shtator 2019 dhe shkurt 2020.
Që virusi mund të jetë përhapur që në vjeshtën e vonë 2019 në Europë dhe prej mesit të nëntorit në Kinë nuk lejon përfundime të sakta për origjinën e pandemisë. Ai tregon vetëm se sa shpejt mund të përhapet një virus kaq agresiv në botë.
Nga cila kafshë vjen virusi?
Si skenari më i mundshëm konsiderohet një origjinë zoologjike përmes një kafshe ndërmjetës. Sipas skenarit, një kafshë e ka pasur virusin në fillim dhe e ka kaluar tek një kafshë tjetër. Por deri më tani as nuk është identifikuar saktë një kafshë potenciale si origjinë dhe as kafsha ndërmjetëse. Po ashtu të dyja viruset Corona SARS nuk janë identifikuar saktësisht në botën e kafshëve. Por se të dy këto viruse Corona janë të vërtet të ngjashëm me viruset Corona që gjenden tek lakuriqët e natës, që gjenden në Azinë Juglindore. Sekuenca gjenetike e SARS-CoV-2 aktual përputhet 96,2% me virusin Corona RaTG13 – që u gjet në një lloj lakuriq nate. Kjo tingëllon shumë, por është vetëm një pikë e parë, sepse përputhshmëria e viruseve me kafshë të tjera si pangolinët nuk është më e vogël.
Për shkak se shumica e njerëzve nuk kanë kontakt direkt me lakuriqët e natës apo pangolinët, ekspertët kërkojnë për kafshë ndërmjetësuese, që kanë kontakt më të ngushtë me njerëzit, si psh vizonët.
A vjen virusi nga një laborator?
Ajo që dihet është se në Institutin e Vuhanit për virologji është eksperimentuar me virusin Corona RaTG13 dhe me RmYN02, sekuencat gjenetike të të cilëve përputhen 93,3% me SARS-CoV-2.(Current Biology, 2020; DOI: 10.1016/j.cub.2020.05.023). Nga kjo rrodhën dy skenarë: SARS CoV-2 mund të jetë prodhuar artificialisht si një armë kimike dhe/ose ka dalë gabimisht për shkak të një aksidenti.
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë i quajnë të dy skenarët si “shumë pa gjasa”. Por ata nuk mundën të ishin plotësisht bindës, sepse me hetimet e tyre shumë të kufizuara ata nuk mund të bënin inspektime të pavarura apo të siguronin prova, sepse Kina nuk e lejoi këtë. Në vend të kësaj ata duhet të merrnin të dhëna të publikuara dhe të dhëna të partnerit kinez. Madje vetë kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus kërkoi më vonë që të paktën hipoteza e një aksidenti në laborator të hetohet më tej.
Çfarë flet për një „armë biologjike”?
Prodhimin artificial të SARS-CoV-2 në një laborator në Vuhan shumë vetë e quajnë si shumë pa gjasa. Kështu një ekip i profesores së mikrobiologjisë, Kristian Andersen nga “Scripps Research Institute” në La Jolla, Kaliforni hulumtoi proteinën Spike në sipërfaqen e virusit, Në segmentin e genomit u panë dy dallime të mëdha mes SARS-CoV-2 dhe viruseve të ngjashme Corona. Proteina ka një ndërtim ndryshe, e vërtet që virusi mund të depërtojë më shpejt qelizat e njeriut, por për të qenë një “armë biologjike” struktura e virusit, sipas këtyre ekspertëve në La Jolla nuk është e rafinuar sa duhet.
Ekspertë të OBSH në Vuhan, 31 janar 2021
Aksident laboratori?
Mbetet teoria se studiuesit kinezë kanë eksperimentuar me viruset e rrezikshme Corona si psh. RaTG13 apo RmYN02, dhe se SARS CoV-2 gabimisht për shkak të një aksidenti ka dalë nga laboratori. Udhëheqja kineze e hedh poshtë kategorikisht këtë teori.
Edhe ekspertët e OBSH e shohin si me shumë pak gjasa këtë në bazë të të dhënave që iu ofruan. Kundër kësaj flet evoluimi i virusit, dhe tjetra, Instituti i Vuhanit për Virologjinë ka laboratorë të sigurisë së lartë. Tek të dhënat e ofruara nuk ka asnjë shenjë për aksident në laborator apo sëmundje të punoënjësve.
Pikërisht kjo pikë nuk përkon me atë që ka publikuar “Wall Street Journal” duke iu refereruar shërbimeve sekrete, ku tre punonjës në nëntor 2019 treguan simptoma të afërta me Covid. Kina e hedh poshtë edhe këtë.
Deri tani ka supozime në vend të fakteve dhe refuzime në vend të transparencës – mbetet e hapur, nëse dikur ne do ta dimë se ku e pati origjinën kjo pandemi botërore. Dhe sidomos si të mos lejojmë që të përhapen pandemi të tjera.
Lajmet
Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim
Published
12 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Një person i kërkuar nga autoritetet e rendit në Kosovë është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Zvicra drejt Kosovës, pas një operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me autoritetet zvicerane.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare nga Policia e Kosovës, ku specifikohet se i ekstraduari është shtetasi me inicialet B.Z., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes letërrreshtimit të lëshuar nga Interpoli.
I dyshuari ishte arrestuar kohë më parë nga autoritetet zvicerane, pasi institucionet e drejtësisë në Kosovë kishin lëshuar urdhërarrest ndaj tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.
Sipas Policisë, B.Z. i ishte shmangur drejtësisë për një kohë të gjatë, por koordinimi i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me njësitet relevante dhe institucionet zvicerane bëri të mundur lokalizimin dhe sjelljen e tij para organeve të rendit në vendlindje.
Ekstradimi i realizuar këtë të mërkurë, më 1 prill 2026, u mbështet plotësisht në ligjet në fuqi dhe në marrëdhëniet e ngushta diplomatike e policore mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.
Policia e Kosovës ka deklaruar se ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin dhe për të parandaluar aktivitetet ilegale, duke theksuar se shkëmbimi i informacioneve me organizatat ndërkombëtare do të intensifikohet për të gjurmuar dhe kapur çdo person apo grup kriminal që tenton t’i shpëtojë përgjegjësisë penale, pavarësisht nëse veprojnë brenda apo jashtë kufijve të vendit.
Lajmet
ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës
Published
12 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), përmes një njoftimi për media, bën të ditur se është angazhuar maksimalisht në monitorimin e situatës lidhur me shqetësimet e konsumatorëve për devijimin e mundshëm të orëve tarifore.
ZRRE po grumbullon në vazhdimësi informata për të garantuar një matje të drejtë dhe të saktë, duke siguruar që faturimi të reflektojë vetëm konsumin real të energjisë elektrike.
Në këtë kuadër, ZRRE ka bërë të qartë se çdo rast i raportuar do të trajtohet me prioritet.
“ZRRE siguron konsumatorët se të gjitha rastet e raportuara për mos-përputhje të kohës tarifore do të analizohen dhe shqyrtohen me kujdes. Në rast se konstatohet se ekzistojnë gabime në funksionimin e njehsorit elektrik, do të ndërmerren masat e nevojshme, në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi”, thuhet në njoftim.
Ky angazhim vjen si një garanci shtesë se asnjë gabim teknik nuk do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve, veçanërisht pasi kompanitë si KEDS dhe KESCO janë ndërmarrje të rregulluara dhe nuk mund të përfitojnë nga këto parregullsi.
Për të mbyllur çdo hapësirë dyshimi, rregullatori rikonfirmon se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe garantimin e një sistemi të drejtë dhe transparent dhe të besueshëm në sektorin e energjisë.
Lajmet
27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën
Published
13 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Në 27-vjetorin e njërës prej krimeve më makabre të forcave serbe në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e të vrarëve në fshatin Lybeniq të Pejës.
Ky përvjetor kujton mëngjesin e përgjakshëm të 1 prillit të vitit 1999, kur njësitë famëkeqe serbe “Çakejt” dhe “Mbrojtja Territoriale” rrethuan fshatin dhe shkatërruan jetët e dhjetëra familjeve.
Sipas dëshmive, forcat serbe kishin nxjerrë banorët me dhunë nga shtëpitë e tyre, duke i mbledhur në qendër të fshatit, pranë xhamisë. Pasi ndanë gratë, fëmijët dhe të moshuarit për t’i dëbuar me forcë drejt Shqipërisë, ata ekzekutuan me breshëri armësh automatike 59 burra të pafajshëm nga familjet e shumta të këtij fshati.
Kryeministri Kurti theksoi se, edhe pse kjo masakër u dokumentua që në vitin 1999 nga organizatat ndërkombëtare si Human Rights Watch, drejtësia po mungon.
Ai akuzoi drejtpërdrejt shtetin serb për zvarritje dhe mjegullim të proceseve gjyqësore, duke e quajtur Serbinë një “shtet gjenocidal” që refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.
Në fund të mesazhit të tij, Kurti nënvizoi se Serbia vazhdon të mbetet një tokë e varrezave masive dhe një strehë e sigurt për kriminelët e luftës, duke kërkuar llogaridhënie për krimet që lanë plagë të hapura në Lybeniq dhe mbarë Kosovën.
Lajmet
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Published
14 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.
Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.
Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.
Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.
Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/
Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim
ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës
27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë
Dua Lipa i bashkohet filmit “Peaked”, zgjeron karrierën në Hollywood
Starmer kërkon lidhje më të ngushta me BE-në pas përplasjeve me Trump për luftën në Iran
“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”
17 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
