Lajmet

Certifikohen 101 kandidatë qё kanё dhёnё provimin e Jurisprudencës

Haxhiu kërkoi nga kandidatët që ta kryejnë punën me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim.

Published

on

Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, të premten u certifikuan 101 kandidatë të cilët e kanë dhënë provimin e Jurisprudencës.

Shpërndarjen e këtyre certifikatave e ka bërë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi nga kandidatët që pavarësisht se ku do të jenë, ta kryejnë punën me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim.

“Kjo ju hap rrugët për të ecur tutje sepse ky është kushti i parë që dëshmon vlerat e juaja profesionale për tu bërë gjyqtar avokat e prokuror. Ju e keni të hapur rrugën drejt realizimit të ëndrrave e synimeve. Ju këtë e keni arritur me meritë sepse procesi i jurisprudencës ka qenë i drejtë transparent si kurrë më parë. Kam një kërkesë për juve, pavarësisht se ku do të orientoheni në sistemin prokurorial apo gjyqësor, apo ku do tjetër ju lutem shumë që ta bëni punën me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim”, tha Haxhiu.

Lajmet

​Ushtarët gjermanë dhe letonezë patrullojnë në veri

Published

on

By

Ushtarët gjermanë dhe letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të KFOR-it, zhvilluan një patrullim të përbashkët në veri të Kosovës.

“Patrullimi së bashku lejon që ushtritë e dy vendeve të punojnë së bashku për të rritur sigurinë dhe sigurinë në të gjithë Kosovën”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

Aty thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit ditor të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës.

“Ushtarët gjermanë dhe letonezë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO zhvilluan një patrullim të përbashkët në Veri të Kosovës. Patrullimi së bashku lejon që ushtritë e dy vendeve të punojnë së bashku për të rritur sigurinë dhe sigurinë në të gjithë Kosovën. Këto përpjekje janë pjesë e misionit ditor të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thuhet në njoftim

 

Continue Reading

Lajmet

Bislimi takon të ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar të ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftim thuhet se Bislimi dhe Prattipati bashkëbiseduan rreth partneritetit Kosovë-ShBA dhe për fuqizimin e thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona.

Temë e diskutimit ishin edhe zgjedhjet e ardhshme e fushata e cila sapo ka filluar dhe pritshmëritë e 9 shkurtit.

“Në takim u trajtua dhe bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet fqinjësore dhe procesi i dialogut e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në komunikatë.

Zëvendëskryeministri e falënderoi Prattipati për bisedën e sotme e bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku: Sa me të mëdha tubimet tona, aq më të larta bëhen britmat e piskamat

Published

on

By

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sa më të mëdha që janë tubimet e LDK-së aq më të larta bëhen “britmat e piskamat”.

Ai ka shkruar se Kosova nuk ka kohë për të humbur në ndarje e përçarje.

“Kosova, megjithatë, kohë për të humbur në ndarje e përçarje nuk ka. Kësaj marrëzie duhet t’i dalim në ballë të gjithë! Kjo nuk është Kosova jonë. Kjo nuk është sjellja jonë. Kjo nuk është ëndrra jonë. Prandaj sot unë nuk jam para qytetarëve as për të nxitur urrejtje për tjetrin e as për t’ju mbushur plot helm e vrer për tjetrin. Unë nuk ju ndaj në tradhtarë e patriotë, me mua apo me Serbinë. Sot qëndroj para jush t’ju them se nuk ka Kosovë të partive”, ka theksuar Abdixhiku.

Abdixhiku gjithashtu ka theksuar se nuk ka Kosovë të individëve.

“Nuk ka Kosovë të epokave. Ka një Kosovë dhe një Kosovë të vetme, ka një ëndërr dhe një ëndërr të vetme, ka një adresë dhe një adresë të vetme, ka një atdhe dhe një atdhe të vetëm. Republika jonë është vetë ëndrra jonë! Ndryshimi sot, është misioni jonë!”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

​Krasniqi komenton dy ditët e fushatës: S’kam ndjerë energji të tillë ndër vite

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka komentuar angazhimin dhe mbështetjen që kanë marrë gjatë dy ditëve të fushatës zgjedhore, duke thënë se entuziazmi që po e gjejnë në mbarë vendin është inkurajimi kryesor për fitoren e 9 shkurtiti.

PDK hapjen zyrtare të fushatës e bëri më 11 janar, ku mijëra simpatizues u mblodhën në Prishtinë (Salla 1 Tetori), e një ditë më vonë tubimi i dytë u mbajt në Ferizaj (Salla Sportive “Bill Clinton”).

Krasniqi tregon se kanë besim te qytetarët dhe me hapje të fushatës, Partia Demokratike nuk do ndalë aktivitetet e tyre.

“Jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga këto dy ditët e para të fushatës. Kishim një tubim të hapjes zyrtare të fushatës të jashtëzakonshme me një energji pozitive dhe me një vullnet të shtuar të cilin ka shumë vite që nuk e kam ndjerë në tubime të tilla. Vërtetë jam krenar për të gjithë aktivistët dhe anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës anë e mbanë vendit që janë çdo ditë në takime me qytetarët në tubime të ndryshme. Natyrisht kësaj gare kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza po i prin me një energji të hatashme që besoj po reflekton pozitivisht gjithandej. Kemi një garë të rëndësishme dhe besoj që entuziazmi të cilin po e gjejmë anë e mbanë vendit, në qytete të ndryshme, në fshatra e në lagje, është inkurajimi kryesor për fitoren të cilën e presim me datë 9 shkurt”, tha ai.

Partia Demokratike e Kosovës do vazhdojë me tubime të tilla nëpër komuna të Kosovës deri në mbyllje të fushatës.

Continue Reading

Të kërkuara