Sport

Çeku e Ademi takohen edhe me Infantinon

Infantino shprehu mirënjohjen e tij për progresin që ka bërë futbolli i Kosovës pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku me bashkëpunëtorë, janë pritur sot në Shtëpinë e Futbollit në Cyrih, nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe drejtori i FIFA-s për federatat anëtare të Evropës, Elkhan Mammadov.

I pari i FIFA-s fillimisht e ka falënderuar presidentin Ademi dhe institucionet e Kosovës për pritjen e përzemërt në fillim të vjeshtës së kaluar. Ai shprehu mirënjohjen e tij për progresin që ka bërë futbolli i Kosovës pas anëtarësimit në UEFA e FIFA, teksa u shpreh i bindur se rrugëtimi i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ashtu sikurse në takimin e djeshëm me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, edhe në takimin me të parin e futbollit botëror, u shpalos plani 5-vjeçar i investimeve të ekzekutivit kosovar në infrastrukturën e futbollit në Kosovë. Ky plan investiv, i cili bëhet në bashkëpunim me MKRS-në, FFK-në dhe Komunat, parasheh përmbylljen e projekteve aktuale të renovimit të stadiumeve, si dhe ndërtimin e stadiumeve të reja me standardet e UEFA-s e FIFA-s.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e përkrahjes financiare nga FIFA si dhe periudha kohore e përmbylljes së punimeve në stadiumet që janë prioritet nga plani i ministrisë, ka bërë të ditur FFK.

Presidenti Infantino u shpreh i lumtur me shpalosjen e këtij plani dhe lavdëroi seriozitetin e këtij projekti, teksa theksoi se ndjehet i lumtur që Qeveria dhe Komunat janë afër FFK-së, pasi sipas tij kjo ndihmon që projektet e tilla madhore të realizohen më lehtë. Infantino lavdëroi shtetin e Kosovës që e ka vendosur si prioritet përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në vend, teksa tha se Kosova ka talente të shumta në futboll, prandaj edhe e meritojnë që t’u krijohen kushtet sa më të mira për ta zhvilluar talentin e tyre.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara