Teknologji

Çdo gjë që duhet të dini në lidhje me heqjen e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor

Minutat, mesazhet dhe MB e konsumuara do tu zbriten nga paketa e tyre ekzistuese. Për të shmangur abuzimet me këtë sistem të ri tarifimit, operatorët celularë aplikojnë disa rregulla të përdorimit të drejtë të shërbimit dhe në raste të evidentimit të abuzimeve do tu ndërpritet shërbimi.

Published

on

Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të udhëtojnë në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ku përfshihen Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi dhe të përdorin paketën e tyre ekzistuese ose planin tarifor sikur të ishin në vendet e tyre pa pagesë ekstra.

Një marrëveshje e nënshkruar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në Korrik të 2019-ës, tashmë nga data 1 Korrik 2021 qytetarët nuk paguajnë ekstra.

Minutat, mesazhet dhe MB e konsumuara do tu zbriten nga paketa e tyre ekzistuese. Për të shmangur abuzimet me këtë sistem të ri tarifimit, operatorët celularë aplikojnë disa rregulla të përdorimit të drejtë të shërbimit dhe në raste të evidentimit të abuzimeve do tu ndërpritet shërbimi.

Informacione të detajuara rreth përdorimit të drejtë do të publikohen në faqet respektive të operatorëve celularë.

Heqja e tarifave roaming me pakicë (RLAH) nga 1.7.2021 u bë i mundur nga zbatimi i “Marrëveshje mbi Reduktimin e Çmimeve të Shërbimeve Roaming në Rrjetet Publike të Komunikimit Celular në Rajonin e Ballkanit Perëndimor”, të nënshkruar më datë 4 Prill në Beograd nga ministritë përgjegjëse për komunikimet elektronike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia).

Pyetje të Shpeshta për shërbimin Roaming në Ballkanin Perëndimor

A do të hiqen me të vërtetë tarfat roaming nga data 1 Korrik me vendet e Ballkanit Perëndimor?

Po. Komunikimet që do të kryeni me aparatin/kartën SIM si pajtimtar i operatorit të RSH (telefonata, SMS, të dhëna/internet) kur jeni në roaming në një vend tjetër të BP do të tarifohen sikundër ju të jeni duke i përdorur këto shërbime në Shqipëri sipas paketës tarifore përkatëse, pra minutat, SMS dhe gigabajt të të dhënave që ju konsumoni në roaming në vendet e BP do të tarifohen ose zbriten nga sasitë/vëllimet përkatëse të planit tuaj tarifor përkatës në Shqipëri.

Në cilat vende mund të udhëtoj me tarifa zero (RLAH) për roaming-un?

Duke filluar nga data 1.7.2021, të gjithë pajtimtarët e rrjeteve celulare të RSH mund të gëzojnë automatikisht përfitimin e modelit RLAH apo me tarifa zero roaming  të gjitha shërbimeve celulare në roaming kur udhëtojnë në vendet e tjera të BP: Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi, objekt i FUP.

Nëse jam në roaming në një vend të BP, tarifa roaming do të jetë zero vetëm për thirrjet drejt Shqipërisë, apo edhe për thirrjet e tjera drejt vendeve të tjera të BP? 

Tarifat roaming në këtë rast do të jenë zero (aplikohen tarifat sipas planit tarifor përkatës për thirrjet kombëtare) si kur kryeni një thirrje drejt në numri celular në Shqipëri dhe drejt një numri celular në një vend tjetër të BP.

Për cilat shërbime celulare aplikohet modeli RLAH/tarifa zero roaming: thirrje, SMS apo të dhëna (internet)?

Në përputhje me modelin RLAH, të gjithë pajtimtarët celularë nuk do të kenë tarifa raoming të aplikuara për thirrje, SMS apo data, dhe do të tarifohen për të gjitha shërbimet celulare të konsumuara në roaming në BP sipas tarifave/mekanizmit të tarifimit përkatës (PAYG/Paketa me para dhe paspagim etj.) të aplikuar në Shqipëri për shërbimet celulare, si: thirrje dalëse, thirrje hyrëse (0 lekë), SMS dalëse (SMS hyrëse 0 lekë), dhe Internet (sipas FUP).

RLAH apo tarifa zero shtesë roaming do të zbatohet vetëm për rastet kur kryej thirrje (thirrje dalëse) apo dhe kur marr thirrje (thirrje hyrëse) në roaming në BP?

Kur jeni në roaming në BP, thirrjet dalëse/hyrëse drejt/nga të gjithë operatorët celularë të BP do të tarifohen sikundër të ishit në Shqipëri: thirrjet dalëse si thirrjet kombëtare, ndërsa thirrjet hyrëse me 0 lekë si në Shqipëri. Përjashtim bëjnë rastet e veçanta të abuzimit apo përdorimit anormal të shërbimeve roaming, në shkelje të politikave të përdorimit të drejtë të shërbimeve roaming në BP, sipas rregullave dhe udhëzimeve të miratuara nga AKEP.

RLAH apo pa tarifa shtesë roaming zero nga 1.7.2021 aplikohen për përdorues të planeve tarifore me parapagim dhe paspagim?

Po, Modeli RLAH do të jetë i aplikueshëm prej datës 1.7.2021 për të gjithë pajtimtarët celularë, me parapagesë dhe paspagesë, që përdorin oferta apo jo (pra dhe PAYG), pajtimtarët me paketa aktive ose jo, pra që kanë njësi të mbetura të shërbimeve ose jo.

RLAH aplikohet në mënyrë automatike apo unë duhet të bëjë zgjedhje/aktivizim tek operatori celuar përkatës ku jam pajtimtar?

Bazuar në vendimet e AKEP të vitit 2019, Rregulloren e FUP dhe Udhëzimin për RLAH/FUP të AKEP të datës 9.6.2021, RLAH aplikohet automatikisht tek të gjithë pajtimtarët aktualë dhe të rinj celularë, përfshirë pajtimtarët aktualë që përdorin tarifa/pale tarifore apo oferta roaming të operatorëve celularë. Ju mund të zgjidhni një paketë/ofertë alternative roaming në BP, të ndryshme nga RLAH, vetëm duke dhënë pëlqimin e shprehur tek operatori juaj celular.

A përfshin modeli RLAH dhe thirrjet që mund të kryej nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të BP?

Jo. Pasi në këtë rast nuk jeni duke përdorur shërbime roaming, por thirrje ndërkombëtare nga Shqipëria, dhe tarifoheni sipas tarifave përkatëse të operatorit tuaj për këto thirrje.

Nëse jam në roaming në BP ka ndonjë ndryshim nëse marr apo marrin në telefon nga një numër celular apo fiks në BP?

Po. Modeli RLAH përfshin tarifim zero ekstra roaming vetëm për thirrjet celular-celular në roaming brenda BP, dhe jo thirrjet drejt/nga rrjetet fikse të BP, përfshirë Shqipërisë. Këto thirrje tarifohen si thirrje normale në roaming sipas tarifave të operatorit tuaj.

A zbatohet modeli RLAH nëse përdor WiFi kur udhëtoj në rajonin e BP?

Jo. Kur përdorni WiFi, nuk jeni duke përdorur shërbime roaming në rrjetin celular të vizituar.

A ka ndonjë kufizim të volumit/sasisë për thirrjet, SMS dhe të dhënat celulare të përfshira në planin tarifor që kam në Shqipëri dhe që mund të konsumoj në roaming në BP pa tarifa shtesë roaming (RLAH)?

Për sa i përket thirrjeve dhe SMS të përfshira në planin tarifor në Shqipëri, nuk ka asnjë kufizim se sa mund të konsumoni në roaming në BP. Pra, ju mund të konsumoni një pjesë apo dhe të gjitha këto njësi në roaming në BP, dhe ato zbriten nga sasia e përfshirë në pagesën fikse të planit tarifor në Shqipëri, me paspagim apo parapagim. Megjithatë, operatori ka të drejtë të monitorojë përdorimin e këtyre shërbimeve (përgjatë një periudhe 4 mujore) dhe të dërgojë njoftime përkatëse në rast se ka dyshime të arsyeshme për abuzim apo përdorim anormal të shërbimeve roaming në BP me RLAH, dhe të aplikojë tarifa shtesë roaming për këto shërbime.

Gjithashtu, për të dhënat apo internetin në roaming në BP, operatori ka të drejtë të aplikojë një politikë përdorimi të drejtë për paketat e hapura të të dhënave, sipas përcaktimeve të Rregullores së AKEP për FUP dhe Udhëzimeve përkatëse të miratuar më 9.6.2021. Në rast se jeni duke përdorur paketa celulare me internet pa limit apo me tarifa mesatare për GB më të lira se rreth 1167 lekë/GB me TVSH, operatori ka të drejtë të përcaktojë në limit për internetin në roaming në BP pa tarifë shtesë roaming, sipas përcaktimeve të Rregullores së AKEP për FUP (shiko më poshtë). Në këto raste operatori ka detyrim t’ju informojë paraprakisht si dhe kur arrini 80% dhe 100% të këtij limit.

Çfarë ndodh nëse unë shpenzoj/konsumoj në roaming në BP të gjitha minutat/SMS/të dhënat celulare që kam të përfshira në paketën në Shqipëri si një pajtimtar me parapagim/paspagim?

Në rast se shpenzoni të gjithë njësitë e shërbimeve celulare të përfshira në paketën në Shqipëri (me paspagim apo parapagim apo plane hibrid etj.), për çdo thirrje dalëse/SMS dalëse/të dhëna celulare do të tarifoheni sipas tarifave përkatëse të aplikueshme në Shqipëri për konsum jashtë pakete (out of bundle). Përjashtim bëjnë vetëm rastet e shkeljeve/abuzimeve të RLAH dhe tejkalimit të FUP për internetin, kur operatori ka të drejtë të aplikojë dhe tarifa shtesë roaming-u.

A mund të marr thirrje hyrëse në roaming në BP nëse jam përdorues celular me parapagim dhe kam shpenzuar të gjitha kreditet e vlefshme në llogarinë time?

Po, pasi aplikohet i njëjti mekanizëm sikundër në Shqipëri, që thirrjet hyrëse janë pa pagesë dhe nuk keni nevojë për kredite për sa kohë karta SIM është aktive, apo dhe e kufizuar vetëm për thirrje hyrëse.

A ka ndonjë afat/limit kohor për përdorimin e telefonit tim celular ne roaming në BP për të përfituar RLAH?

Nëse keni prani më të madhe (mbi 50%) në Shqipëri (i lidhur me rrjetin celular në Shqipëri) sesa në BP, ose përdorni celularin tuaj më shumë (mbi 50%) në Shqipëri sesa në BP, ju keni të drejtë të përdorni/përfitoni RLAH në BP. Sidoqoftë, nëse operatori juaj celular ka prova dhe përcakton që në 4 muajt e fundit keni kaluar pjesën më të madhe të kohës tuaj (mbi 50%) në BP dhe keni konsumuar më shumë (mbi 50%) trafik të shërbimeve celulare në BP, operatori ka të drejtë t’ju dërgojë një SMS dhe do t’ju kërkojë të përshtatni konsumin e trafikut me politikën e përdorimit të drejtë. Nëse kjo nuk ndodh në 2 javët e ardhshme, operatori ka të drejtë t’ju tarifojë tarifa shtesë roaming-u si më poshtë:

  • 94 lekë/minutë për thirrje dalëse;
  • 97 lekë/minutë thirrje hyrëse;
  • 23 lekë/SMS dalëse;
  • 95 lekë/MB për internetin.

Tarifat e mësipërme janë pa TVSH dhe janë të aplikueshme sipas rasteve përkatëse, për periudhën 1.7.2021 – 31.12.2021. Për periudhën pas 1.1.2022, tarifa ekstra për internetin do të ulet gradualisht dhe ju lutemi referojuni Rregullores së AKEP për FUP dhe Udhëzimeve përkatëse të miratuara më 9.6.2021.

A është akoma një ide e mirë të blesh një kartë SIM të një operatori celular të vendit përkatës kur udhëton në BP?

Nëse udhëtoni në mënyrë periodike dhe qëndroni për një periudhë të shkurtër kohe në një vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, përgjigjja është Jo.

Por, nëse planifikoni të qëndroni në një vend të Ballkanit Perëndimor për një periudhë më të gjatë kohore, duhet të kontrolloni politikën e përdorimit të drejtë të aplikuar nga operatori juaj celular për të vendosur se çfarë është më e mira në rastin tuaj të veçantë.

Ku mund të ankohem/marrë informacion nëse udhëtoj në një vend të Ballkanit Perëndimor dhe operatori celular i Shqipërisë më tarifon tarifa roaming ekstra mbi planin tarifor që kam në Shqipëri, pra jo me RLAH?

Ju duhet të kontaktoni menjëherë operatorin tuaj celular. Në rast se nuk jeni i kënaqur me përgjigjen, mund të kontaktoni AKEP.

A përfshin RLAH me BP dhe tarifa më të lira roaming-u me BE?

Jo, por diskutimet mbi uljen e tarifave të roaming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE janë në rrugë e sipër.

/PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

Published

on

Bill Gates është zotuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij, që tani vlen 200 miliardë dollarë, do të shpenzohet gjatë 20 vjetëve të ardhshëm për përmirësimin e shëndetit dhe arsimit në Afrikë.

Themeluesi i Microsoft tha se “duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, çdo vend në Afrikë duhet të jetë në rrugën e prosperitetit”.

Duke folur nga kryeqyteti etiopian, Addis Ababa, u bëri thirrje inovatorëve të rinj afrikanë të mendojnë se si mund ta shfrytëzojnë inteligjencën artificiale për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në kontinent.

Në fillim të majit, Gates njoftoi se do të dhuronte 99 për qind të pasurisë së tij të madhe deri në vitin 2045, kur fondacioni i tij do të ndërpresë veprimtarinë.

“Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua kur të vdes, por jam i bindur që “vdiq i pasur” nuk do të jetë një prej tyre“, shkroi ai në blogun e tij.

Edhe nëse dhuron 99 për qind të pasurisë së tij, ai do të jetë ende miliarder.

“Afrika është lënë prapa në sistemin tradicional bankar dhe keni një mundësi, ndërsa ndërtoni gjeneratën e ardhshme të sistemeve të kujdesit shëndetësor, të mendoni se si inteligjenca artificiale integrohet në to”, tha ai.

Gates përmendi Ruandën si shembull, duke thënë se ajo tashmë po përmirëson shërbimet e saj.

Fondacioni Gates, tha se ka tre përparësi: t’i japë fund vdekjeve të parandalueshme të nënave dhe foshnjave, të sigurojë që brezi i ardhshëm të rritet i lirë nga sëmundjet infektive vdekjeprurëse dhe të nxjerrë miliona njerëz nga varfëria.

 

Continue Reading

Teknologji

YouTube prezanton renditjen: më aktivët në ‘chat’ marrin logo speciale

Published

on

YouTube po teston një mënyrë të re për të përmirësuar transmetimet e drejtpërdrejta me një renditje që njeh shikuesit më aktivë.

Për adhuruesit e transmetimeve të drejtpërdrejta, renditja e re e YouTube është mënyrë e shkëlqyer për të fituar pikë vetëm duke qëndruar aktivë në bisedë.

Ajo do të nxjerrë në pah 50 shikuesit më të angazhuar në një kanal, duke u dhënë shikuesve të rregullt vëmendjen që meritojnë.

Shikuesit mund të fitojnë pikë duke biseduar, dërguar super chat dhe më shumë. Tre individët kryesorë do të marrin edhe logo speciale pranë emrit të tyre, duke i bërë ata të dallohen nga turma dhe duke rritur shanset e tyre për të tërhequr vëmendjen e transmetuesve.

Mund ta shikoni renditjen duke prekur ikonën e vogël të kurorës në krye të bisedës së drejtpërdrejtë. Ajo që është një mister është saktësisht se si YouTube numëron pikët “prapa skenave”.  Vetëm pse jeni aktiv në një transmetim të drejtpërdrejtë, nuk do të thotë që dëshironi që emri të jetë në renditjen publike.

YouTube nuk ka thënë nëse kjo veçori është aktive si parazgjedhje, por mund ta çaktivizoni në çdo kohë duke shkuar te cilësimet, si celular dhe në desktop.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

McLareni paralajmëron “bishën”, arrin 100 km/h për 2.8 sekonda

Published

on

Gara e famshme “Le Mans 24 Hour” po afrohet dhe, për të festuar 30-vjetorin e fitores së fundit (1995) në këtë garë, McLareni ka prezantuar version të ri special: 750S Le Mans.

Në vitin 2020, McLaren e shënoi përvjetorin e 25-të të kësaj fitoreje me prezantimin e 720S Le Mans, një tjetër model i kufizuar.

Përveç përmirësimeve të performancës që solli modeli 750S i prezantuar në vitin 2023, versioni i ri vjen edhe me një paketë të re të quajtur “High Downforce Kit” nga divizioni McLaren Special Operations (MSO), që ofron performancë shtesë në pistë.

Modeli standard pati sukses kur u lansua tri vite më parë, me listat e porosive të mbushura 18 muaj para. 750S Le Mans pritet të jetë edhe më i kërkuar, sidomos kur dihet se do të prodhohen vetëm 50 njësi – njëjtë sikurse me 720S Le Mans.

750S Le Mans vjen në ngjyrat ikonike të veturës fituese të Le Mans 1995, McLaren F1 GTR me numrin 59, me ngjyrë gri si standard – por është e mundur edhe ngjyra karakteristike portokalli e McLaren.

Sa i përket motorit, 750S Le Mans mbetet i pandryshuar – vjen me motor V8 4.0 litra twin-turbo, që prodhon 740 kuajfuqi, duke arritur nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.8 sekonda. Fuqia transmetohet në rrotat e pasme përmes një transmisioni automatik 7-shpejtësi, i përmirësuar krahasuar me atë të 720S.

McLaren do të marrë pjesë në Le Mans në klasën LMGT3 me 750S GT3 EVO, ndërsa më 2027 planifikon të hyjë në klasën Hypercar, për të luftuar për titullin më të lartë të garës. Data dhe çmimi i saktë ende nuk dihet. Por çmimi pritet të jetë mbi 300 mijë euro.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Ford Motor po tërheq gati 1.1 milionë automjete, shkak problemi me kamerën e pasme

Published

on

Ford Motor po tërheq gati 1.1 milionë automjete në Shtetet e Bashkuara sepse kamerat e pasme mund të mos shfaqin imazhe për shkak të një problemi me softuerin, duke rritur rrezikun për aksident.

Siç ka bërë të ditur prodhuesi amerikan, tërheqja mbulon disa automjete të modeleve Bronco, F-150, Edge të viteve 2021 deri në 2024 dhe Escape, Corsair, F-250, F-350, F-450, F-550 dhe F-600 të viteve 2023-2024.

Problemi i softuerit mund të shkaktojë vonesë, ngrirje ose mosshfaqje të imazhit të kamerës së pasme.

Në prill, Ford lëshoi dy tërheqje të tjera në Shtetet e Bashkuara për probleme me kamerat e pasme, duke përfshirë rreth 289,000 automjete në total.  Për të dyja tërheqjet, prodhuesi i automjeteve do të zëvendësojë kamerat e pasme.

Në nëntor, Fordi pati rënë dakord për një gjobë prej 165 milionë dollarësh pasi një hetim zbuloi se prodhuesi i automjeteve nuk arriti të tërheqë automjetet me kamera të pasme me defekt në kohën e duhur.

Continue Reading

Të kërkuara