Shëndet

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor

Published

on

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një sëmundjeje serioze, thonë ekspertët.

Mjekët shpjegojnë se dhimbja e kokës mund të jetë simptomë e një çrregullimi organik por edhe shenjë e një problemi më të komplikuar.

Dy Llojet E Dhimbjeve Të Kokës
Ekspertët shpjegojnë se njerëzit mund të vuajnë nga një ose dy lloje të dhimvjeve të kokës. Bëhet fjalë për dhimbjet si pasojë e tensionit të gjakut në të dyja rastet, i ulët apo i lartë, ose ato si pasojë e enjtjes së enëve të gjakut përreth kokës. Ndonjëherë, këto dhimbje tregojnë se një aspekt i përditshmërisë suaj po shkakton stres ose lëndim të organizmit. Ushqyerja e pamjaftueshme, dehidratimi, pozicionimi i keq i trupit dhe lodhja e syve janë disa prej shkaktarëve të dhimbjeve të kokës. Ekspertët thonë se nëse njeriu përballet me dhimbje të shpeshta të kokës duhet të frenohet nga dëshira për të marrë ilaç dhe të hetojë arsyet e dhimbjeve. Studentët për shembull përballen shpesh me dhimbje të vazhdueshme të kokës sepse nuk janë të rregullt me ushqimin.

Migrena Është Një Dhimbje E Ndryshme
Dhimbjet e migrenës ndryshojnë nga dhimbjet e zakonshme të kokës. Njerëzit që vuajnë nga migrena shprehen se ndihen sikur kanë një çekan në kokë që godet në mënyrë të përsëritur. Dhimbjet e migrenës zakonisht janë në një anë të kokës dhe shoqërohen me të përziera.

Si Të Dalloni Nëse Vuani Nga Migrena
Shenjat paralajmëruese të migrenës janë të shumëta dhe zakonisht përfshijnë:
Turbullim të shikimit,
Vështirësi në artikulim,
Aromë të paqenë portokallesh,
Konfuzion,
Të përziera,
Mungesë oreksi,
Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës së fortë dhe zhurmave.

Nxitësit e dhimbjeve të migrenës nga ana tjetër ndryshojnë në varësi të individit, por më të përhapurat janë:
Ushqime të caktuara,
Aroma të forta,
Depresioni, ankthi dhe probleme me humorin,
Shmangia e marrjes së ilaçeve në kohë,
Niveli i ulët i sheqerit në gjak,
Ndryshimet e papritura të motit,
Dritat e forta,
Ndryshimet hormonale.
Nëse përjetoni 3 ose 4 dhimbje koke në javë dhe merrni doza të larta ilaçesh kundër dhimbjes, duhet të shkoni tek mjeku sa më parë./AgroWeb

Shëndet

Pse dhimbja e shpinës po bëhet sëmundja moderne e epokës së telefonit?

Published

on

Kushdo që përjeton dhimbje në shpinë duhet të ulë përdorimin e tepërt të telefonit.

Qëndrimi për dy deri në katër orë në ditë të përkulur mbi celular i ngarkon vertebrat e para të shtyllës kurrizore me presion deri në 27 kilogramë – thuajse sa pesha e një fëmije 7–8 vjeç.

Dhimbjet e shpinës, të cilat prekin një pjesë të madhe të popullsisë moderne, mund të lidhen me një evolucion jo plotësisht të përsosur.

Me kalimin nga ecja me katër gjymtyrë në ecjen drejt, shtylla kurrizore ka pësuar ndryshime që nuk janë bërë në mënyrë ideale; madje disa tipare të vertebrave të “kushërinjve” tanë primatë mund të jenë trashëguar deri te ne.

Sipas ekspertëve, personat që vuajnë nga probleme të shpinës mund të kenë një strukturë të shtyllës kurrizore më të ngjashme me atë të shimpanzeve, e cila është më pak e përshtatshme për të përballuar ngarkesën që krijon ecja në këmbë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pa karbohidrate, pa stres! Ushqimet që ju ndihmojnë të bini në peshë

Published

on

Eliminimi i karbohidrateve nga dieta është një strategji efektive për të humbur peshë. Më poshtë gjeni disa ushqime që përmbajnë pak ose aspak karbohidrate:

Kërpudhat – Të varfra në karbohidrate, të pasura me lëndë ushqyese hekur, kalcium, dhe magnez. Ofrojnë sasi të mirë antioksidantësh.

Midhet – Të gjitha llojet janë të pasura me proteina, vitamina të grupit B, minerale si fosfori dhe hekuri, dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Vezët – Një zgjedhje e zakonshme në dietat pa karbohidrate falë vlerave të larta ushqyese.

Karkalecat dhe gaforret – Janë burim i shkëlqyer proteinash dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Mishi i kuq – Nuk ka karbohidrate, ndaj mund të konsumohet lirshëm, por gjithmonë me masë për një dietë të balancuar.

Farat e kungullit – Të përsosura për ata që janë në dietë, ofrojnë shije të këndshme pa karbohidrate të larta. Përmirësojnë shëndetin e zemrës, ulin stresin dhe forcojnë sistemin imunitar.

Mishi i bardhë – Konsiderohet më i shëndetshëm se mishi i kuq. Mund të konsumohet nga pula, lepuri apo peshku.

Djathi – Sidomos Grana Padano, djathë tradicional italian i pasur me minerale dhe pa karbohidrate.

Gjalpi – Përdoret në gatime dhe nuk përmban karbohidrate, por duhet konsumuar në sasi të moderuara. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Gripi nuk ka shanse! Këshilla praktike për të qëndruar të shëndetshëm

Published

on

Stina e vjeshtës dhe dimrit shpesh shoqërohet me rritje të rasteve të gripit dhe infeksioneve të frymëmarrjes, për shkak të motit të ftohtë dhe ndryshimeve të papritura të temperaturës.

Megjithëse ilaçet mund të jenë opsion, ekzistojnë disa mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat/parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.

Uji dhe lëngjet: Konsumimi i lëngjeve ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lehtëson rrjedhjen e hundëve. Pini ujë, lëngje frutash, supë me lëng pule ose ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon. Shmangni pijet me kafeinë, që mund të shkaktojnë etje.

Ujë me kripë: Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë ndihmon për të qetësuar fytin e irrituar dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes.

Supë me lëng pule: Studimet kanë treguar se supa e pulës ka efekt antiinflamator dhe ndihmon në rrjedhjen e hundëve, duke kufizuar aktivitetin e viruseve në pjesën e brendshme të hundës.

Antihistamina: Përdorimi i saj mund të lehtësojë rrjedhjen e hundëve, teshtimat, lotimin e syve dhe kollitjen.

Lagështira: Ajri i thatë favorizon përhapjen e viruseve. Përdorni aparate për lagështi, por kujdesuni t’i pastroni rregullisht sipas udhëzimeve të prodhuesit, për të shmangur mykun dhe bakteret.

Këto masa të thjeshta e ndihmojnë trupin të përballojë gripin më lehtë dhe të ruani shëndetin gjatë muajve më të ftohtë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Këto janë përfitimet e xhenxhefilit për shëndetin

Published

on

Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme dhe konsumimi i tij i rregullt sjell shumë përfitime për organizmin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Xhenxhefili përmban minerale të rëndësishme si magnezi, kromi dhe zinku, që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ai është i dobishëm kur jeni të sëmurë dhe keni ethe apo temperaturë të lartë.

Ndihmon në luftimin e inflamacioneve

Dhimbjet e vazhdueshme dhe inflamacionet shkojnë dorë për dore. Xhenxhefili njihet si anti-inflamator natyral, i cili lehtëson dhimbjet dhe përmirëson  gjendjen e përgjithshme të trupit.

Si ta përdorni xhenxhefilin?

Mund të përdoret në shumë forma, i freskët, në pluhur a i ëmbëlsuar. Për efekt shërues kur jeni ftohur, zien xhenxhefil në ujë të vluar, shtoni limon e një lugë mjaltë. Ky kombinim është i shkëlqyer për të lehtësuar simptomat e përshpejtuar shërimin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara