Sport

​“Caku, medalja Olimpike”, Kuka publikon listën e ekipit të xhudos për LO Paris 2024

Published

on

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka postuar në “Facebook” listën zyrtare të ekipit tonë të xhudos, që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Akil Gjakova, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka janë kualifikuar direkt në LO Paris 2024.

Driton Kuka tha se caku do të jetë medalja Olimpike.

Sot zyrtarisht konfirmohet mbyllja e kualifikimit për Lojëra Olimpike! Lista e ekipit tonë, punë e madhe e përkushtim tash shkojmë tutje! Caku, medalja Olimpike. Do Zoti shpaguhet mundi dhe puna e këtij ekipi dhe mbarë federatës tonë me medalje Olimpike të radhës”, shkroi Kuka në “Facebook”./UBTnews/

Sport

Nis faza vendimtare e Kupës së Kosovës: Ballkani-Dukagjini dhe Llapi-Ferizaj

Published

on

Sot, 8 prill, starton faza më vendimtare e Kupës së Kosovës, çdo minutë peshon sa një sezon i tërë. Në program janë dy gjysmëfinalet e para, me përballje që premtojnë rivalitet të fortë dhe emocione deri në fund.

Në duelin e parë në Suharekë, Ballkani përballet me Dukagjinin.Ballkani vjen me përvojë dhe cilësi, por Dukagjini ka treguar se di të godasë në momentet e duhura duke dashur ta shfrytëzoj këtë mundësi për një vend në garat evropiane.

Në anën tjetër, Llapi pret Ferizajn në “Zahir Pajaziti”.Llapi synon të shfrytëzojë terrenin vendas, ndërsa Ferizaj vjen pa presion, por me uri për të bërë histori në Kupën e Kosovës.

Ndeshjet kthyese gjysmëfinale janë paraparë të zhvillohen pas dy javësh, më 22 prill.

Continue Reading

Sport

Dy superndeshje sonte në Champions: Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool

Published

on

Mbrëmja e së mërkurës sjell dy superpërballje në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, që pritet të kenë ndikim të madh në fatin e sezonit evropian.

Pas fitoreve të Bayern Munichut ndaj Real Madridit (2-1) dhe Arsenalit ndaj Sportingut (0-1), sonte vëmendja zhvendoset te dy duele të zjarrta.

Barcelona përballet me Atletico Madridin në “Camp Nou”, në një ndeshje ku tensioni dhe intensiteti janë të garantuara.

Ndërkohë, në Paris, PSG pret Liverpoolin në “Parc des Princes”, në një duel të mbushur me cilësi, ritëm dhe emra të mëdhenj.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00, ndërsa ndeshjet kthyese do të luhen gjatë javës së ardhshme.

Continue Reading

Sport

Kosova në kamp ndërkombëtar në Brazil para sfidës së “World Boxing Cup 2026”

Published

on

Ekipi i Kosovës në boks ka udhëtuar sot drejt kampit ndërkombëtar në Foz do Iguaçu, Brazil.

Pjesë e këtij kampi janë boksierja në kategorinë 60 kilogramë, Donjeta Sadiku, dhe boksieri në kategorinë 65 kilogramë, Shpëtim Bajoku, të shoqëruar nga selektori Faton Xhakli dhe Marjola Sallauka.

Gjatë periudhës 8-18 prill, ekipi do të zhvillojë përgatitje intensive në këtë kamp ndërkombëtar, të cilat konsiderohen tejet të rëndësishme në prag të një prej ngjarjeve më të mëdha të boksit ndërkombëtar.

Këto përgatitje vijnë para pjesëmarrjes në turneun prestigjioz “World Boxing Cup – Brazil 2026”, i cili do të mbahet nga 19 deri më 27 prill 2026.

Ky turne ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara do të vlejnë për kualifikimin në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Continue Reading

Sport

Sot përcaktohen finalistët e Kupës së Kosovës: Ballkani, Dukagjini, Llapi dhe Ferizaj në kërkim të trofeut

Published

on

By

Pasdite e sotme pritet të jetë “e zjarrtë” për futbollin kosovar, pasi vëmendja kryesore zhvendoset te ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Katër skuadra elitare do të zbresin në fushë nga ora 15:00 me një synim të vetëm: sigurimin e një bilete për finalen e madhe të këtij kompeticioni prestigjioz.

Në Suharekë, kampioni në fuqi, FC Ballkani, pret skuadrën e KF Dukagjinit. Ky ballafaqim shihet si një test i vërtetë force për “Xhebrailat”, të cilët synojnë ta mbajnë trofeun në shtëpi, përballë një Dukagjini që njihet për lojën e tij luftarake dhe befasitë që mund të shkaktojë në ndeshjet me eliminim direkt.

Paralelisht, në Podujevë do të zhvillohet sfida tjetër dramatike mes KF Llapit dhe KF Ferizajt. Skuadra e Tahir Batatinës, e cila ka pasur një histori suksesi në Kupë vitet e fundit, do të kërkojë të shfrytëzojë epërsinë e terrenit vendas. Megjithatë, Ferizaj udhëton me ambicie të qarta, duke premtuar një rivalitet të madh në fushën e blertë.

Ky trofe mbetet rruga më e shkurtër për daljen në garat evropiane, çka e rrit edhe më shumë peshën e këtyre dy përballjeve. Tifozët presin një spektakël të vërtetë futbolli, ku përgatitja fizike dhe strategjitë e trajnerëve do të jenë vendimtare për të përcaktuar dy emrat që do të luftojnë për titullin e kampionit të Kupës në finalen e madhe.

Continue Reading

Të kërkuara